Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Ndodh që shpesh të ndodhemi përpara ndonjë situate të cilën nuk dim të dalim prej saj? Shqetësohemi, pikëllohemi, vuajmë brenda nesh qajme… E keqja e shumë prej nesh është që mbyllemi në vehte në atë burgun tonë shpirtëror dhe në atë situat nuk e duam askë pranë.
Kujtohuni:
Jeta është një dhuratë, është e mrekullueshme… jeto njeri se nuk mund ta jetosh dy herë Jetën, një herë të është dhënë...
Cdo herë shiko anën e ndritur të situatës se ku gjendesh...
Në moment mund të të duket e pamundur por vete do e kuptosh …
Ndonjëherë duhet të kalosh në shumë gjëra për të pasur atë që ti tashmë e ke, duhet të humbasësh një person që të okupoi kohën tënde dhe të gjesh një person tjetër që duhej të hynte në jetën tënde por e tillë është vetë jeta duhet te kapecesh dicka që të fitosh të duhurën...një lojë në vehte që personazhet jemi NE.
Kurrë mos e harro:
Me rëndësi je Ti..vetëm
TI..
Shpirti yt ka nevojë për ngrohtësi e dashuri lumturi,sic ka nevojë për këto gjëra shpirti yt ashtu edhe shpirtërat tjerë kanë nevojë …andaj Fal njeri Fal, ngrohtësi, dashuri, mbështetje zgjatë dorën ndaj atij që është lypsar i saj.
Nëse ti dikur ishe në situatë të rëndë të jetës në sferën emocionale, shikon dikë që gjendet në të njejtën mënyrë, mos u bëjë vetjak... për ty është pak të ofrosh dashuri, ngrohtësi apo mbeshtetje por për personin që ta kërkon është një sherim për shpirtin e tijë, diamant miqësor që mund tia ofrosh TI. Nëse dikur ti mbete pa mbështetje, mos u bëjë i tillë ngaqë ti nuk e pate të mos e ofrosh.
Andaj:
Duaj, Fal pa kursyer mbështetje, jepe ngrohtësine…
Jepi drite shpirtit tënd edhe shpirtërave të tjerë jepju dritë kurrë ata janë në errësire.
Shkruan: Gresa Pirana
(këshilla të dobishme psikologjike)