Zemra e ngurtësuar!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Zemra e ngurtësuar!


Robi nuk mund goditet me ndonjë dënim më të madh se sa dënimi me ngurtësimin e zemrës dhe të qenit larg Allahut. Për këtë, zjarri është krijuar për t’i shkrurë zemrat e ngurtësuara. Zemra më e larguar prej Allahut është zemra e ngurtësuar. Nëse zemra bëhet e thekur, e fortë, sytë bëhen të thatë.


Nëse katër çështje tejkalohen në sasi, përtej kufirit, apo terpohen, zemra bëhet e ngurtë, dhe quhet zemër e vdekur. Ato janë: ushqimi, gjumi, të folurit dhe marrëdhëniet seksuale. Organi i goditur nga sëmundja nuk përfiton ngopje nga buka apo uji, ngjashëm edhe zemra e sëmurë nuk epshet nuk përfiton nga qortimi apo këshilla.


Kushdo që dëshiron ta pastrojë zemrën e tij, atëherë le t’ia parashtrojë Allahut dëshirat e tij. Zemra e cila është kapur pas dëshirave dëshirave dhe tekeve, është larguar nga Allahu, proporcionalisht me shkallën e lidhjes së saj me epshin. Zemrat janë enët e Allahut mbi tokën e Tij, kështu më të dashurat prej tyre tek Ai, janë ato më të mëshirshmet, më të pastërtat dhe më rezistentet ndaj devijimit.


Ata (mëkatarët) i kanë preokupuar zemrat e tyre me Dunjanë, sikur të preokupoheshin me Allahun dhe Ahiretin, atëherë me siguri ajo do të reflektonte tek ata gjatë përmendjes së fjalëve prekëse dhe ajeteve të Tij subhanehu ve teala.


Nëse zemra ushqehet me përmendje, etja e saj shuhet me meditim dhe pastrohet nga çoroditja, ajo do të dëshmojë për kaloj nëpër çështje mahnitëse dhe urtësi frymëzuese.


Jo çdo individ është i pajisur me dituri dhe urtësi, dhe shumica e tyre mendojnë se karakteri, veprat apo feja e prindit do t’i bëj dobi. Përkundrazi, njerëzit e Dijes dhe Urtësisë janë ata që e mbushin zemrën e tyre me besim dhe mposhtje të dëshirave dhe epsheve. Sa për atë të cilit i vdes zemra dhe i gjallërojnë dëshirat, atërherë dija dhe urtësia janë zhveshur nga gjuha e tij.


Shkatërrimi i zemrës ndodh atëherë kur njeriu sigurohet (në këtë Dunja) dhe bëhet neglizhent, ndërsa mbrojtja e saj vjen nga frika dhe meditimi. Nëse zemra heq dorë nga kënaqësitë e kësaj bote, ajo angazhohet në arritjen e kënaqësive të botës tjetër, dhe e gjen atë person në mesin e atyrë që ftojnë drejt Ahiretit. Si mundet zemra të bëhet e kënaqur me kënaqësitë e Dunjasë të cilat janë të përkohshme përdallim nga kënaqësitë e Botës tjetër të cilat janë të përjetshme. A ka kush që merr mësim?


Dëshira e zjarrtë për takimin me Allahun dhe mallëngjimi për Fytyrën e Tij është si fllad i ëmbël pranveror që pushton zemrën, duke e shuar flakën e Dunjasë.


Kushdo që në zemrën e tij e vendos Zoti e tij, do të jetë në gjendje të qetë dhe rehati, dhe kushdo që atë ia dorëzon njerëzve dhe epshit, do të jetë vazhdimisht i shqetësuar dhe i trazuar.


Sa për dashurinë e Allahut, të jeni të bindur se ajo nuk depërton në zemrën e cila është pushtuar nga dashuria e kësaj bote, deri sa të deprëtoj (të kaloj) devja në vrimën e gjilpërës. Prandaj, robi më i dashur i Allahut është ai të cilin Allahu e vendos nën robërinë e Tij, (atij të cilit i është mundësuar të jetë rob i Allahut, dhe jo rob i epshit) të tillët janë ata që Allahu i zgjedh, i don, të cilët janë të pastërt në adhurimin e Tij, ia parashtrojnë të gjitha çështjet Atij, Ai është piksynimi i tyre dhe Fytyra e Tij qëllimi i tyre, gjuha e tyre është përkujtim i Atij, dhe gjymtyrët e tyre në përkushtim ndaj Tij.


Zemra sëmuret, ashtu siç sëmuren organet tjera të trupit, dhe Teubja është ilaçi i saj dhe mbrojtja e saj (nga mëkatet). Ajo ndryshket, siç ndryshket pasqyra, dhe qartësia (pastrami, kthjelltësia) e saj arrihet me përkujtimin e Allahut. Ajo zhveshet (lakuriqsohet) ashtu siq zhveshet trupi nga rrobat, ndërsa petku i saj më i bukur është Takvaja (devotshmëria). Ajo ndjen uri dhe etje ashtu siç ndjehet edhe trupi i uritur dhe i etur, andaj ushqimi dhe pija e saj është dituria, dashuria, besimi, pendimi dhe nënshtrimi ndaj urdhëresave të Allahut.



Imam Ibn Kajjim el-Xheuzi

Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.NET

 
Back
Top