Zbuloni se përse dritat në avion zbehen, nuk është ajo që keni menduar!
Syrit të njeriut i nevojiten 10 deri në 30 minuta për t’u përshtatur plotësisht me errësirënShumë udhëtarë besojnë se stjuardesat i zbehin dritat në avion në mënyrë që pasagjerët të flenë por nuk bëhet fjalë vetëm për këtë. Zbehja e dritave në avion është e nevojshme për një arsye të rëndësishme sigurie.
“Dritat janë të zbehura në mënyrë që shikimi juaj të mund të përshtatet sa më lehtë që të jetë e mundur për t’ju ndihmuar të evakuoheni nga avioni në rast aksidenti”-tha Sue Fogwell, një stjuardesë e një aviokompanie.
Syrit të njeriut i nevojiten 10 deri në 30 minuta për t’u përshtatur plotësisht me errësirën. Zbehja e dritave i lejon pasagjerët të shohin më mirë dritat e dyshemesë që çojnë në dalje në rast evakuimi. Stjuardesat do të ndezin dritat edhe nëse bëhet fjalë për fluturim gjatë ditës në mënyrë që pasagjerët të mos jenë të “verbuar” kur zbresin.
Rikujtojmë, se Skytrax publikoi një listë të aeroporteve më të mira në botë, pasi kreu rishikime dhe analizoi reagimet e klientëve në lidhje me fushat e ndryshme ajrore në të gjithë globin. Kurora për aeroportin më të mirë shkon për Aeroportin Ndërkombëtar Hamad të Katarit, edhe një herë pas vitit 2022. Sipas CNN, aeroporti është në krye të listës për dizajnin e tij ultra-modern, terminalet e lehtë për t’u kaluar dhe blerjet e nivelit të lartë.
Në 2023 dhe 2020, Aeroporti Changi i Singaporit ishte në krye, ndërsa Hamad qëndroi i pari në vitet 2022 dhe 2021. Aeroporti ofron turne falas në qytet për pasagjerët që kanë qëndrime të gjata. Është gjithashtu një vend që ofron shërbime Spa dhe një pishinë në hotelin e tij Oryx Airport.
Skytrax vlerësoi gjithsej 570 aeroporte në mbarë botën dhe në Amerikën e Veriut, Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit ishte më i miri. Aeroporti i Melburnit qëndronte i pari në rajonin Australi-Paqësor, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi i Delhit u emërua në Indi.
g.shqip