Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 39,062
-
- Reagimet e mara
- 35,620
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms
Ky parim do ta ndryshojë jetën tuaj.

Autor: Stephen Covey
Zbuloni parimin 90/10. Ky parim do ta ndryshojë jetën tuaj.
اfarë është parimi 90/10?
10% e jetës është e përbërë nga ajo çka ju ndodh juve. 90% e jetës vendoset nga mënyra se si reagoni.
اfarë do të thotë kjo?
Ne, në të vërtetë, nuk kemi kontroll mbi 10%-shin e asaj që ndodh mbi ne.
Ne nuk mund ta parandalojmë prishjen e automjetit. Arritja e vonuar e aeroplanit do ta shkatërroj tërë planifikim tonë.
Shoferi mund të jetë shkak për vonesën tonë në komunikacion.
Ne nuk kemi kontroll mbi këtë 10%. 90%-shi tjetër është i ndryshëm. Ti vendos për 90%-shin tjetër. Si? Nga reagimet tua. Ti nuk mund ta kontrollosh dritën e kuqe, por mund të kontrollosh reagimin tënd. Mos i lë njerëzit të të bëjnë budalla; ti mund të kontrollosh se si reagon.
Le të marrim një shembull:
Je duke ngrënë mëngjes me familjen tënde. Vajza juaj me pa qëllim e derdh një filxhan kafeje mbi këmishën tënde të punës. Nuk ke kontroll mbi atë që sapo ndodhi. اka do të ndodhë në vazhdim do të jetë pasojë e reagimit tuaj. Ti bërtet. Në mënyrë të vrazhdë e qortoni vajzën tuaj për shkak të derdhjes së filxhanit me kafe. Ajo fillon të qajë. Pas qortimit të saj, i kthehesh gruas tënde duke e kritikuar pse e ka lënë kafenë shumë afër skajit të tavolinës. Një diskutim i shkurtër vazhdon. I mësyn lart shkallëve dhe e ndërron këmishën. Duke u kthyer poshtë shkallëve, e gjen vajzën të zënë duke qarë pa e përfunduar ende mëngjesin dhe të bëhet gati për shkollë. Ajo e humb autobusin. Bashkëshortja juaj duhet të shkojë menjëherë në punë. Me nxitim shkon drejt automjetit dhe e dërgon vajzën në shkollë. Ngase jeni vonë, e ngisni automjetin me shpejtësi të madhe dhe jo të lejuar.
Pas 15-minutave vonesë dhe gjuajtjes së 60 dollarëve nga gjoba në trafik, mbërrin në shkollë. Vajza juaj vrapon për tek ndërtesa pa ju thënë lamtumirë. Pas arritjes në zyre 20 minuta me vonesë, e gjen veten teksa keni harruar të merrni me vete çantën e punës. Dita juaj filloi në mënyrë të tmerrshme. Tek sa po vazhdonte, bëhej keq e më keq. E e shihni veten për t'u kthyer në shtëpi.
Kur ktheheni në shtëpi, e gjeni se është bërë një çarje në marrëdhënien me bashkëshorten dhe vajzën tuaj. Pse? Për shkak të reagimit tuaj në mëngjes.
Përse patët një ditë të vështirë?
A) A ishte kafeja shkak për këtë?
B) A e shkaktoi vajza juaj?
C) A e shkaktoi polici?
D) A e shkaktuat ju?
Përgjigja është "D"!
Ju nuk kishit kontroll mbi atë çfarë ndodhi me kafenë. Mënyra se si reaguat për ato 5 sekonda është arsyeja e ndodhisë së kësaj dite të vështirë. Këtu do të shihni se çka ka mundur dhe duhej të ndodhte.
Kafeja derdhej mbi ju. Vajza juaj gati sa nuk qan. Ju me dashamirësi i thoni, "ثshtë në rregull shpirt, vetëm se duhet të jesh më e kujdesshme herën tjetër!".
E merrni një peshqir dhe ngjiteni lart shkallëve. Pas marrjes së çantës dhe këmishës së re, ktheheni poshtë në kohë duke shikuar përtej dritares fëmijën tuaj tek sa po ngjitet në autobus. Ajo kthehet dhe ju përshëndet. Mbërrin 5 minuta më herët në punë dhe me kujdes e përshëndet stafin e punës. Shefi juaj komenton mbi atë se sa të mirë e kishe ditën e sotit.
E vëreni diferencën? Dy skenarë të ndryshme. Të dy filluan në të njëjtën kohë. Të dy përfunduan ndryshe. Pse? Për shkak të mënyrës suaj të REAGIMIT.
Ju me të vërtetë nuk keni kontroll mbi 10%-shin e ndodhive. 90%-shi tjetër ishte caktuar nga mënyra se si keni reaguar.
Këtu do të gjeni disa mënyra se si të aplikoni parimin 90/10. Nëse dikush thotë diçka negative për ju, mos u irritoni. Le të vërtitet ky sulm sikurse uji në gotë. Nuk duhet të lejoni që ky koment negativ të ketë efekt tek ju!
Reagoni në mënyrë të duhur dhe jeni të bindur se nuk do t'ju shkatërrohet dita. Reagimi i gabuar mund të rezultojë me humbjen e ndonjë miku, largim nga puna, stres të tepruar etj.
Si reagoni kur dikush në trafik ju pengon? A e humbni durimin? Goditni në timonin tuaj ngasës? Mallkoni? A ndieni shtypje të gjakut tek sa po ju rritet? A provoni që t'i goditni? KUJT IA NDIEN nëse mbërrin 10 sekonda më vonë në punë? Pse të lejoni që automjetet të shkatërrojnë vozitjen tuaj?
Kujto parimin 90/10 dhe mos u brengos.
Jeni të njoftuar se u përjashtuat nga puna.
Pse të humbisni gjumin dhe të irritoheni? Do të zgjidhet kjo punë. Përdore kohën dhe energjinë brengosëse për të gjetur një punë tjetër.
Aeroplani vonohet; me këtë do ta çrregullojë programin tuaj ditor.
Pse të zbrazeni shqetësimin tuaj mbi infermieren e fluturimit? Ajo nuk ka kontroll dhe ndikim për atë çfarë po ndodh. Përdore kohën tënde për të studiuar apo përpiqu të njihesh me udhëtarët tjerë. Pse të stresoheni pa nevojë? Vetëm se gjërat do bëhen edhe më keq.
Tani e dini parimin 90/10. Aplikoje dhe do të mahniteni me rezultatet që do të shihni. Asgjë nuk do të humbi po qe se provoni ta aplikoni. Parimi 90/10 është i mrekullueshëm. Shumë pak kanë njohuri dhe e aplikojnë këtë parim.
Rezultati? Miliona njerëz vuajnë nga stresi i pamerituar, inati, probleme e pikëllim. Të gjithë ne, pra, duhet të kuptojmë dhe aplikojmë parimin 90/10.
Mund ta ndryshojë jetën tuaj!!!
Shijoje...!!!
Përktheu nga anglishtja: Visar KORENICA