Zbulohet zanafilla e bakterit E.Coli

MasteR

I'm offline
f.0610195943970_m.jpg


Kreu i qendrës gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Reinhard Burger, njoftoi të premten gjetjen e shkakut të saktë të epidemisë së shkaktuar nga bakteri E.Coli.
Zoti Burger, pas mbledhjes së mëngjesit të sotëm në Berlin, tha se shkak i kësaj epidemie janë bërë filizat e sojës dhe bishtajoreve të tjera si bizelet dhe fasulja, të prodhuara nga kompania Gaertnerhof në veri të Gjermanisë. Rehabilitohen kështu prodhimet e kastravecave dhe domateve, që duket se nuk kishin të bënin aspak me këtë çështje.
Sipas zotit Burger, qeveria gjermane do të tërheqë vendimin për të ndaluar konsumimin e kastravecave, domateve dhe sallatës, por do të mbetet në fuqi ai për filizat e sojës. Ai konfirmoi se kush ka ngrënë filizat e sojës është i ekspozuar 9 herë më shumë se sa të tjerët ndaj epidemisë.
Bakteri E.Coli ka mbajtur 5 javë në panik të gjithë Europën duke shkaktuar 31 të vdekur.
Ndërkohë, janë 759 rastet e konfirmuara nga autoritetet gjermane, ndërsa numërohen 2988 persona të prekur nga epidemia, raportoi BW./gazetajone
 
Back
Top