Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave

Tuana

Nada é por acaso!
05S-Kult_Zbulohet_varri_i_mbretereshes_se_Mayave.jpg


Arkeologët besojnë se kanë zbuluar varrin dhe mbetjet mortore të mbretëreshës së Majave në Guatemalë.

Ajo ishte varrosur me stoli të punuara nga gurët e çmuar dhe thika nga xhami vullkanik. David Freidel, një arkeolog amerikan, i cili zbuloi varrin në rajonin Peten, ka thënë se bëhet fjalë për një ndër zbulimet më të rëndësishme që lidhen me Mayat.

Në varr janë zbuluar edhe vazo qeramike nga shekullit VII dhe VIII, si dhe guaca, gurë të çmuar dhe thika prej gurit të zi.

Kufoma e gruas është dërguar në laboratorin për testimin e ADN-së në Guatemalë. Freidel ka thënë se 43 vjet punon në Guatemala, Meksikë dhe Belize dhe se ky është zbulimi i tij më i madh deri më tani për shkak se bëhet fjalë për një mbretëreshë emri i së cilës është i njohur si Kalomt'e K'abel.

“Ajo ka qenë gruaja e mbretit K'inich Bahlam II, por titulli i saj, Kalomt'e ose Luftëtare Supreme, tregon se ka pasur më shumë autoritet sesa burri i saj”, ka thënë Freidel.

اifti ka udhëhequr mbretërinë Vak së paku në dy dekadat e fundit të shekullit VII. K'abel është e paraqitur edhe në pjesë të një shkëmbi (El Peru-Waka) i cili momentalisht është i ekspozuar në Muzeun e Artit në Cleveland.
/knni/
 
Pe: Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave

Mire qe e gjeten se ishim shume ne merak...
 
Pe: Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave

Une kam kohe qe studjoj kulturen e amerikes jugore dhe qendrore p.sh maya

dhe jam i bindur qe misteret me te medha te njerzimit nuk fshihen as ne egjipt as ne rome dhe as ne londer

por

ne keto vende si maya-t qe mbartin misticizmin dhe ekzoterizmin, pergjigjen e shume pyejteve qe kemi ne pikerisht ne keto varre me shume se kerkund.....
 
Back
Top