24-vjeçaren e lindur në Shkup, të gjithë e njohin me pseudonimin (Volçica), që në shqip do të thotë “Ulkonja”. Ajo merret me kërcim dhe me këtë profesion ka filluar që nga mosha 19- vjeçare, kurse me striptizëm ka filluar të merret një vit më vonë. Shumë shpejt “Ulkonja” u bë një nga figurat më të njohura të skenës maqedonase prej paraqitjes së saj në programin “Lajmet nudo”, në një televizion shumë të njohur në Maqedoni, pasi ishte femra e parë dhe njëkohësisht shqiptare që zhvishej në ekran, duke dhënë lajmet.
Përveç këtyre paraqitjeve, Ulkonja ka marrë pjesë në shumë programe televizive me karakter zbavitës, ku është paraqitur në shumë vende në Maqedoni e është e njohur edhe në Kosovë, ndërsa në Shqipëri njihet shumë pak. Në shumë portale të internetit ajo është radhitur në top 10 femrat më të bukura të Maqedonisë, edhe pse vetëm 5 vite ka që është aktive në skenë dhe në profesionin e saj. Momentalisht, ajo është më e kërkuara edhe nga këngëtarët maqedonas, ndaj në suksesin e saj, pa dyshim që ka dorë e bukura dhe karizma që ka ajo, falë hireve dhe pamjes shumë seksi.
panorama
Redaktimi i fundit: