Zbulohet “Super Toka”, planeti i përbërë nga uji

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
super-toka.jpg
Astronomët konfirmuan zbulimin e një klase të re planetësh. Bëhet fjalë për planetin e quajtur GJ 1214b, të cilin shkencëtarët e pagëzuan me emrin “Super Toka”.

Planeti u pikas nga teleskopi Hubble. Pamjet konfirmojnë praninë e ujit në të në sasi shumë të mëdha. Uji ndodhet kudo, madje edhe në atmosferën e trashë dhe të lagësht të planetit.

“Gj 1214b nuk ka krahasim me asnjë planet tjetër që në njohim deri më tani”, thotë Zachory Berta, shkencëtari udhëheqës i studimit nga “Harvard Smithsonian Center for Astrophysics”.

Super Toka u zbulua për herë të parë në vitin 2010. Në atë kohë u dyshua se atmosfera e tij përbëhej nga uji ose nga një mjegull e dendur, e ngjashme me atë që mbulon Titanin, satelitin natyral të Saturnit.

Grupi i astronomëve të udhëhequr nga Zachory Berta rianalizuan atmosferën e Gj 1214b duke përdorur edhe teknologji më të përparuar të teleskopit Hubble. Rezultati ishte zbulimi i një atmosphere me densitet më të qendrueshme se atmosfera që përbëhet nga mjegullat. Përllogaritjet arritën në përfundimin se planeti i ri, me përmasa më të mëdha se Toka, por më të vogla se Jupiteri, ka më shumë ujë se planeti ynë.

Por uji në Super Tokën është i shpërndarë masivisht në atmosferë në formën e “akullit të nxehtë”. Temperatura në këtë planet është e lartë.

“Temperaturat e larta dhe presioni në nivele të larta formojnë atë që ne e quajmë ‘akulli i nxehtë’, ose ndryshe ‘uji superfluid’, substanca këto krejtësisht të huaja për ne dhe eksperiencën tonë cdo ditë këtu në Tokë”, thotë profesor Berta.

Planeti është në një distancë “të afërt” me Tokën, në krahasim me zbulimet e tjera. Ky fakt e bën atë një ndër kandidatët potencial për të qendruar nën vëzhgim nga një teknologji më e përparuar e teleskopëve, ai “James Webb Space Telescope”, i parashikuar për t’u hedhur në hapësirë në fund të kësaj dekade./TCH
 
Titulli: Zbulohet “Super Toka”, planeti i përbërë nga uji

NEW YORK- Teleskopi hapsinor Hubble ka zbuluar ekzistencën e një planeti të përbërë kryesisht nga uji, jashtë sistemit tonë diellor. Quhet GJ 1214b dhe është më i madh se planeti ynë Tokë, por më i vogël se Jupiteri. Astronomët e kishin zbuluar që prej 2009, por asokohe mendohej se ky planet ishte mbuluar nga një re e dendur hidrogjeni dhe heliumi.

"GJ 1214b është ndryshe nga planetet e tjerë që ne njohim", tha Zachory Berta nga qendra e Astrofizikës, në universitetin e Harvardit. Sipas tij ky planet " është i pari i një klas të re të planeteve, që përbëhen kryesisht nga uji”, tha ai.

I pozicionuar në një orbitë të shtrënguar përreth një ylli të kuq, rreth 40 vite dritë larg nesh, GJ 1214b ka një temperaturë që shkon deri në 230 gradë në sipërfaqe. Dendësia e saj është vetëm 2 gram për centimetër kub.

Uji ka dendësi 1 gram për centimetër kub, ndërkohë që dendësia mesatare e tokës është 5.5 gram për centimetër kub, GJ 1214b ka ujë shumë më tepër se sa në planetin tonë dhe shumë më pak sipërfaqe të ngurtë apo gurë. Në fakt, temperaturat dhe presionet e larta mund të krijojnë në këtë planet materiale ekzotike, të tilla si "akull i nxehtë" ose "ujë superfluid".
(ma.ar/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top