Zbulohet sistem diellor “karbon” me atë tonin

Tuana

Nada é por acaso!
Kepler-301.jpg


ثshtë sistemi i parë diellor i zbuluar në univers me tipare të ngjashme me ato të sistemit tonë diellor.

Shkencëtarët amerikanë, studiuan një yll të ngjashëm me Diellin tonë dhe siç pohojnë ata, ky yll ka krijuar sistemin e tij me planetë që e rrethojnë atë, të cilët ngjasojnë më sistemin tonë. ثshtë hera e parë që diktohet një sistem diellor me kaq karakteristika të ngjashme.

Sistemi “binjak”

Deri më sot, citon alb-observer.com, në sistemet diellore që janë zbuluar në univers, planetët janë në përgjithësi gjigandë gazrash që rrotullohen shumë pranë yllit të tyre amë. Shkencëtarët e MIT studiuan yllin Kpeler-30, i cili ndodhet 1000 vjet dritë larg nesh dhe është i ngjashëm me Diellin tonë.

Pas një studimi të mirëfilltë dhe disa vjeçar, ata diktuan ekzistencën e tre planetëve të tjerë të cilët rrotullohen rreth këtij ylli. Në sistemin tonë diellor, orbita e planetëve vihet paralel me meridianin e diellit. E njëjta gjë ndodh dhe me sistemin Kepler-30, pasi orbita e tre planetëve është paralel me meridianin e yllit amë. Zbulimi është publikuar në revistën shkencore “Nature”.

Për herë të parë

Ndoshta sistemi në fjalë, mund të jetë vërtet shumë i vogël pasi disponon vetëm tre planetë (të zbuluar deri më tani), por është hera e parë që zbulohet një sistem i ngjashëm diellor me atë të diellit tonë dhe të pranohet zyrtarisht.
Ky zbulim është i një rëndësie të madhe pasi tregon se sisteme diellore si i yni ekzistojnë të shpërndarë në univers, gjë kjo që shton më shumë mundësinë e ekzistencës së plantëve me kushte të përshtatshme për jetë./alb-observer.com/
 
Back
Top