Zbulohet rrëqebulli i parë i Ballkanit në Shqipëri

Love

βeℓℓe â๓e
rreqebulli2-287x300.jpg

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) pohoi sot se ekipi i saj kërkimor në terren mori fotografinë e pare të rrëqebullit të Ballkanit ne Shqipëri me ane te përdorimit të kamerave-kurth

Tiranë – Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) konfirmoi sot se ekipi i saj kërkimor në terren nxori foton e parë të Rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx martinoi) në gjendje të egër, në rajonin malor të Shqipërisë veriore me anë të përdorimit të kamerave-kurth.
Individi në fjalë ishte fotografuar nga një kamerë-kurth në 26 Mars 2011, në orën 18:48 (foto që gjeni në këtë lajm).
Rrëqebulli i Ballkanit është një nga llojet e faunës më të rrezikuar në Shqipëri dhe që prej vitit 2006, PPNEA së bashku me partnerë ndërkombëtare nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe Norvegjia, ka ndërmarrë një program për studimin dhe ruajtjen e popullatës së tij (Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit

rreqebulli1-300x208.jpg


Vlerësimet më të fundit të ekspertëve tregojnë se numri i rrëqebujve në Shqipëri nuk i kalon 15 – 20 individë në total dhe si i tillë është i klasifikuar si një lloj i kërcënuar në mënyrë kritike (CR – Lista e Kuqe, 2007).
Gjithsesi, nga kërkimet e PPNEA-s ndër vite me metoda bashkëkohore shkencore, deri më sot nuk ishte provuar prania e rrëqebullit në gjendje të egër në Shqipëri dhe shenjat e prezencës së tij vinin kryesisht nga individë të vrarë dhe të ruajtur si trofe ose nga informacione të rastësishme të marra nga popullsia e zonave rurale.
Si rrjedhojë, ky është një nga rezultatet më të rëndësishme të arritura deri më tani pasi provon në mënyrë definitive praninë e rrëqebullit në vendin tonë dhe përbën një thirrje të fuqishme për marrjen e masave të menjëhershme për ruajtjen e tyre dhe të habitateve ku ata jetojnë.
Metodologjia e përdorur nga PPNEA për monitorimin e faunës në vend, ka në thelb përdorimin e pajisjeve të quajtura “kamera-kurth”, me anë të të cilave u realizua dhe fotografimi i rrëqebullit të parë në vend.
PPNEA tregon për agjencinë NOA se kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor i cili dedekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes.
Këto pajisje montohen në pemë apo kunja të posaçme të vendosura në pyje, pranë shtigjeve ku njihet lëvizja e kafshëve të egra. Kjo metodë, është një metodë jo-invazive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe abundancën e llojeve të ndryshme pa i shqetësuar ato.
Rrëqebulli është një lloj plotësisht i mbrojtur dhe gjuetia e tij ndalohet rreptësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Faunës së Egër (Nr. 10 006 / 2008) dhe Ligjit për Gjuetinë (Nr. 10 253 / 2010).
Rrëqebulli ka patur një mbrojtje të plotë ligjore në vend që prej vitit 1969. Ai klasifikohet në Listën e Kuqe të Shqipërisë (Urdhër nr. 146 / 2007) me statusin CR (i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje).
Rrëqebulli mbrohet edhe nga konventa ndërkombëtare, si Konventa e Bernës dhe Konventa Ndërkombëtare për Tregtinë e Specieve në Rrezik (CITES) të cilat janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.
Situata e rrëqebullit të Ballkanit është edhe më alarmante po të mendohet se ai përbën një popullatë dhe nënlloj (subspecie) më vete dhe të diferencuar gjenetikisht nga popullatat e rrëqebujve të tjerë nëpër botë. Kësisoj, ai ka vlera të mëdha për diversitetin biologjik dhe trashëgiminë natyrore të vendit tonë dhe përbën një thesar të natyrës shqiptare.
Projekti për ruajtjen dhe monitorimin e rrëqebullit të Ballkanit është një projekt shumë-palësh, i ndërmarrë nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MES) në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë KORA, Euronatur, NINA dhe IUCN/SSC Cat Specialist Group.
Burimi: NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top