Zbulohet qyteti 3 500-vjecar ne Egjipt

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Arkeologet austriake kane zbuluar ne pjesen veriore te Nilit rrenoja nentokesore te kryeqytetit te meparshem te civilizimit pak te njohur te Hyksove, te cilet kane drejtuar Egjiptin para 3 500 vjeteve, njoftoi Ministria egjiptiane e Kultures.

Populli luftetar nga Azia, te cilet, siç besohet, jane me prejardhje semite, kane sunduar Egjiptin per nje shekull, nga 1664 deri me 1569 para eres sone, ndersa Avarisi, jo larg nga qyteti i tanishem Tell El-Dab'a, ishte kryeqyteti i tyre verior.

Udheheqesja e ekipit austriak, Irena Miler, shtoi se synimi i projektit ishte “percaktimi i madhesise se qytetit antik”. Arkeologet brenda qytetit kane gjetur nje port, si dhe dy ishuj.

Delta e Nilit ne Egjipt eshte me popullsi te dendur, per çka jane veshtiresuar germimet, per dallim nga pjesa jugore e vendit, ku gjenden tempujt dhe varret e famshme.

Ekipi i arkeologeve austriake punon ne kete vend qe nga viti 1975.
infoal
 
Titulli: Zbulohet qyteti 3 500-vjecar ne Egjipt

sa gje e mrekullueshme dhe fantasike è arkeologjia.....lum une:):)
 
Back
Top