Zbulohet periudha e përplasjes së asteroidit të parë në Toke.

Hera

Έτερος εγώ
Zbulohet periudha e përplasjes së asteroidit të parë në Toke.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Studiuesit kanë mundur të zbulojnë kohën e përplasjes së një asteroidi në Tokë, duke analizuar kraterin Yarrabubba të shkaktuar nga kjo përplasje. Impakti ka ndodhur 2.2 miliardë vite më parë, dhe shkencëtarët mendojnë se ka qenë ky fenomen që e ndryshoi rrënjësisht klimën duke i dhënë fund ngrirjes globale.

Datimi i kratereve të lashtë nuk është e lehtë, shpjegojnë shkencëtarët, por në këtë rast studimi është përqëndruar tek disa minerale që janë rikristalizuar nga impakti i madh i ndryshimit, veçanërisht mbi uraniumin që gjendet tek zirkoni dhe monazitet.

Është përdorur teknologji e lartë për studimin e grimcave mikroskopike dhe analizimin e tyre me sistemin e ashtuquajtur ‘SHRIMP’. Pas identifikimit të mineraleve, shkencëtarët kanë arritur të specifikojnë me saktësi edhe kur ka ndodhur ngjarja.

Ky asteroid shkaktoi një krater me diametër 70 km dhe mendohet të ketë shpërthyer rreth 500 miliardë tonelata akull në atmosferë, duke ndikuar në ngrohjen e Tokës.

Klan Plus
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top