[h=1]Zbulohet “njeriu i panjohur”. Gjenden eshtrat e një qenieje njerëzore të lashtë[/h] 16/04/2019
Me avancimin e metodave kërkimore, gjithnjë e më shumë variacione të qenieve njerëzore po gjenden në gërmimet arkeologjike.
Në fillim të viteve 2000, në Indonezi u zbulua një specie hominide e familjes së primatëve i quajtur burri Flores. Ndërsa së fundi një arkeolog zbuloi eshtrat e një kushëriri tjetër njerëzor nga gërmimet në një shpellë në Filipine.
Eshtrat pranë këtyre kafkave të paraardhësve të tjerë njerëzorë janë mes gjetjeve të tre individëve që mund të shtojnë një kapitull të ri në librin e njerëzimit. Sipas Armand Mijares, arkeologu që i gjeti në një ishull të vogël Filipinas, eshtrat janë 50 deri 67 mijë vjet të lashta.
Duke i studiuar ato që nga këmba, kofsha apo kocka që lidh gjurin me legenin si dhe një pjesë të dhëmbëve, Mijares doli në përfundimin se këto eshtra nuk mund të jenë vetëm kocka të lashta njerëzore, por një specie e re.
Në atë kohë menduam për një “Homo Sapiens” trup vogël…por me kalimin e viteve kemi një koleksion më të mirë të dhënash. Kemi diagnostikim të mjaftueshëm dhe elemente të mjaftueshme që na mundësojnë të themi se kemi të bëjmë me specie të reja, është shprehur ai. Krijesa ishte e vogël dhe iu vu emri shkencor “Homo Luzonensis”. Arkeologu thotë se krijesa ishte indigjene në rajon megjithatë nuk ka vdekur në shpellë, sepse duket nuk e përdornin; trupin mendohet ta kenë çuar rreketë dhe kështu mbeti aty.
Top Channel