Zbulohet një studim shokues për martesën

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Kështu thotë të paktën një studim i ri, duke iu referuar 16 mijë shtetasve zviceranë midis viteve 1999 dhe 2014. Studimi vjen në përfundimin e kundërt: martesat në një periudhë të gjatë kanë efekte jopozitiv për shëndetin.
Rezultatet janë aq befasuese, saqë për studimin javën e kaluar njoftoi edhe “New York Times”. Autori i studimit, sociologu holandez, Matthijs Kalmijn, vjen në përfundim se nuk ka asnjë efekt mbrojtës për shëndetin nga martesa, përcjell albinfo.ch.

Rezultati i vetëm pozitiv: Kalmijn zbuloi vetëm muajin e mjaltit, shkruan blick.ch. Kjo do të thotë se çiftet e sapomartuara janë të lumtura – por vetëm gjatë vitit të parë pas martesës. Si rezultat, kënaqësia zvogëlohet ngadalë, vit pas viti.

Njeriu nuk fiton shumë duke u martuar.

Divorcet nuk janë asgjë e re. Kalmijn gjithashtu ka zbuluar detaje konkrete: njerëzit e divorcuar janë më të pakënaqur pesë vjet sesa ata që kanë mbetur gjithmonë pa u martuar.

Dhe, meqë 40 për qind e të gjitha çifteve ndahen, kjo ka një ndikim në pyetjen nëse martesat kanë një bilanc shëndetësor pozitiv.“Ju nuk fitoni shumë kur martoheni, por humbni shumë kur divorcoheni”, përmbledh Kalmijn.

Ky studim tregon për herë të parë se imazhi i idealizuar i martesës nuk korrespondon me realitetin.

“Ata që besojnë se martesat janë të mira për shëndetin e tyre, do të harrojnë rrezikun e divorcit”, thotë profesor Kalmijn.

Gazeta Blic
 
Gjishja ime thosh

Martesa eshte si ai qypi i mbushur plot, ku vetem dy gisht eshte mjalte...pjesa tjeter eshte "marmalate"
Ka raste kur te qellon vetem "marmalata"...e ske ci ben lol
 
Kjo eshte propagande kunder martesave :P

Levo kemi ndryshu rolet me duket,ke marr pasionet e une aktualitetin loool
 
Gjishja ime thosh

Martesa eshte si ai qypi i mbushur plot, ku vetem dy gisht eshte mjalte...pjesa tjeter eshte "marmalate"
Ka raste kur te qellon vetem "marmalata"...e ske ci ben lol

Gjyshja jote qenka treguar e mire, s'ka dashur te te trembe :P
Qellon qe poshte dy gishtave mjalte te te bjere vetem shellire, ku ta gjesh marmelaten lol
 
Eh medet ,sipas ketyre studimeve,gjithcka duhet te futet ne sit ,tjerre ktej e andej.
Lidhjet sbejne,dashuria nuk ekziston se u shuka me kalimin e kohes,familja qenka rrezik shendetsor,burri e gruja nuk duhen asihere neper martesa,sakllmares me thes.
Ajt ore se jane hutuar njerzit,ka humbur finsikria ,njerzilleku,dhembshuria,eshte bere nje bote domode egoiste dhe shume indvidualiste e piste.
 
Gjyshja jote qenka treguar e mire, s'ka dashur te te trembe :P
Qellon qe poshte dy gishtave mjalte te te bjere vetem shellire, ku ta gjesh marmelaten lol

Gjishja ime ne fakt e zeza e kishte per veten ate pjesen e marmallates lol
si grua gjirokastriti qe ish....i kishte qelluar pocja me kursim hahahahha
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top