Zbulohet një sistem i ri planetesh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zbulohet një sistem i ri planetesh
Zbulohet_nje_sistem_i_ri_planetesh.jpg
Me mire te themi nje mini sistem planetesh, pasi sistemi ne fjale perbehet vetem nga nje yll dhe dy planete te ngjashem me Saturnin dhe Jupiterin. Sistemi planetar ndodhet 5000 vite drite larg Tokes dhe rrotullohet rreth yllit OGLE-2006-BLG-109L

Kerkuesit kane arritur te gjejne vetem dy planete magjithate nuk perjashtohet mundesia e zbulimit te planeteve te tjere. Sistemi duket sikur eshte nje forme e zvogeluar e sistemit tone Diellor, pasi planetet e gjetur kane gjysmen e mases se Jupiterit dhe Saturnit, po ashtu edhe ylli eshte sa gjysma e Diellit tone. Ata ndodhen 2 here me afer yllit te tyre megjithate e njejta distance i ndan nga njeri tjetri si ajo e 2 gjiganteve te sistemit tone.

Ajo qe eshte me interesante eshte metoda e perdorur per zbulimin e ketij sistemi. Teknika eshte e bazuar ne te ashtuquajturen mikrolente gravitacionale, nje fenomen i zbuluar nga Albert Ajnshtajn. Per ta shpjeguar me pak fjale, sipas teorise se relativitetit nje trup me mase te madhe eshte ne gjendje te perthyeje hapesiren perreth. Ne rastin e nje ylli hapesira e perthyer sherben si nje lente e cila thekson (zmadhon) driten e leshuar prej tij. Neqoftese rreth yllit ne fjale ndodhen edhe planete keto te fundit duke perthyer hapesiren rreth tyre sjellin crregullime te lehta ne driten e leshuar nga ylli i tyre. Duke matur keto crregullime eshte e mundur te llogaritet prezenca e planeteve rreth nje ylli te larget. Matjet jane mjaft komplekse dhe jane dashur njembedhjete dite vezhgimesh per te arritur ne nje rezultat konkret, megjithate kjo metode eshte nje nga metodat me premtuese per te ardhmen e astronomise dhe astrofizikes. Ajo cka eshte me e rendesishme eshte se kjo teknike mund te perdoret per zbulimin e sistemeve me shume planete, madje edhe me planete te vegjel sa Toka.

Per te konfirmuar rezultatet e tyre astronomet e universitetit te Ohaios, kane kerkuar ndihmen e nje rrjeti observatoresh amatore te ndodhur ne hemisferen e jugut. Keshtu kane mundur te mbledhin vezhgimet e 11 teleskopeve te ndryshem para se te benin llogaritjet per te vertetuar me siguri prezencen e ketyre planeteve.
Rezultati i arritur eshte publikuar ne prestigjiozen Science. Qellimi i kerkuesve eshte te arrijne te zbulojne ekzistencen e planeteve te ngjashem me Token dhe te ndodhur ne distancen e duhur per te mundesuar ekzistencen e ujit ne gjendje te lengshem dhe pse jo edhe shfaqjen e Jetes.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top