Zbulohet një planet i ri reth 55 Cancri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zbulohet një planet i ri reth 55 Cancri
Zbulohet_nje_planet_i_ri_reth_55_Cancri.jpg
Nje ekip astronomesh te drejtuar nga Debra Fisher (San Francisko State University) dhe Geoff Marcy (University if California, Berkeley) ka zbuluar nje planet te peste rreth yllit 55 Cancri, nje yll i ndodhur 41 vite drite larg yllesise te Gaforres.

Zbulimi i ketij planeti te ri eshte fruti i nje serie prej rreth 320 matjesh te ndryshme te cilat kane arritur te nxjerrin ne pah kete planet. Vete ylli 55 Cancri ishte seleksionuar me pare nga nje grumbull prej rreth 2000 yjesh te studiuara qe te gjitha ne imtesi per te pare nese plotesonin kushtet per te patur rreth tyre ekzoplanete. “Zbulimi i ketyre pese planeteve ka kerkuar rreth 18 vjet studime dhe observime te vazhdueshme ne Observatorin Lick, studime te cilat kane fillluar qe me pare se ekzoplanetet te zbuloheshin kudo ne Univers”, thote Geoff Marcy, autor i artikullit te deklarimit te zbulimit qe do te publikohet se shpejte ne Astrophysical Journal.

Duhet precizuar qe ky sukses i afron astronomet me nje nga etapat themelore te kerkimit te ekzoplaneteve, qe konsiston ne zbulimin e planetit te pare ekstradiellor te tipit tokesor, nje eveniment te cilin kerkuesit e presin ne pese vitet ne vazhdim.

Planeti i peste i zbuluar rreth 55 Cancri ka nje mase te perafert me rreth 45 masen e Tokes, ndersa ndertimi i tij duhet te jete i ngjeshem me ate te Saturnit. Distanca nga ylli i tij eshte 116,7 milion kilometra (0,785 njesi astronomike), dhe eshte i katerti ne pozicion sipas largesise nga ylli i tij.

Pershkruan orbiten e tij rrethore ne 260,8 dite. Keto karakteristika orbitale si dhe natyre e yllit te tij, bejne qe ky planet te ndodhet ne zonen e banueshme, e thene ndryshe ne nje distance ne te cilen temperatura ne siperfaqe do ti lejonte ujit te qendronte ne gjendje te lengshme, gje qe ne kete rast eshte e pamundur pasi nuk kemi te bejme me nje planet telurik (planete te perbere nga shkembinj dhe metale me dendesi te larte). Megjithate Debra Fisher kujton se te gjithe gjigandet e gazte te sistemit tone diellor kane nje numer te madh henash, dhe qe nje satelit qe mund te kete masen e Tokes dhe qe do te rrotullohej rreth planetit te ri te zbuluar, mund te mbante siperfaqe te gjera uji te lengshem, duke perbere keshtu nje kandidat ideal per zhvillimin e jetes.Cdodite
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top