Një “fermë me bebe”, ku fëmijë të porsalindur që prindërit nuk i donin shiteshin dhe ndërroheshin për një shumë prej 1 mijë paundësh, është zbuluar në Indi.
Fëmijë të lindur nga përdhunimet, por edhe nga martesat, dërgoheshin në një spital privat në Indi dhe shiteshin për adoptim.
Policia ka bërë të mundur shpëtimin e dy prej tyre pasi zbuloi bazën me rreth 30 shtretër në Spitalin Palash në zonën e Gwalior.
Një zyrtar i policisë, duke folur për “Times of India”, tha se tre të tjerë mësohet se u janë shitur çifteve pa fëmijë në zona të ndryshme të vendit.
Kjo “fermë” vogëlushësh, u zbulua gjatë një operacioni të policisë, pas informacioneve të marra se në këtë spital trafikoheshin fëmijë.
5 persona janë arrestuar, përfshirë drejtorin dhe menaxherin e spitalit. /tvklan.al