Zbulohet në Turqi një komplot kundër qeverisë

Kresha

A pretty face can never trick me
Rritet tensioni në Turqi pas zbulimit të një komploti ushtarak që kishte si qëllim përmbysjen e qeverisë islamike të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim. Në pranga kanë përfunduar 40 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë të lartë të Forcave të Armatosura. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.

Sipas tij në operacionin e koduar “اekiçi” merrnin pjesë gjeneralë të mirënjohur të ushtrisë, të cilët janë zotuar të mbrojnë laicitetin kemalist të shtetit turk. Mësohet se grupi i arrestuar kishte kryer disa vrasje politike dhe po planifikonte të tjera mes të cilëve edhe ekzekutimin e kryeministrit.

Në këto plane përfshihej vendosja e bombave nëpër xhami, sulmet ndaj muzeve dhe rrëzimi i një avioni turk që të dukej sikur ishte sulmuar nga Greqia.

Por nga ana tjetër, kundërshtarët e Erdoan thonë se plani për përmbysjen e kryeministrit ishte ideuar persona filoqeveritare për të ngjallur mbështetjen e publikut ndaj qeverisë.

Ushtria turke ka rrëzuar katër qeveri që nga viti 1960. Rasti i fundit daton në vitin 1970./koha/
 
Titulli: Zbulohet në Turqi një komplot kundër qeverisë

Nuk do te ishte mire qe tu vriste apo te kishte ndryshme ne qeveri turke me forc pasi kjo di i prishte shum imazhin ... te pakten i paskan kap :)
 
Titulli: Zbulohet në Turqi një komplot kundër qeverisë

Cik te cuditeshme keto ndodhite e fundit ne Turqi.Me sa dime ushtria ne Turqi eshte garante e kushtetutes.Besoj se nuk do te kalojne lehte ngjarje te tilla.
 
Titulli: Zbulohet në Turqi një komplot kundër qeverisë

Kto gjona jan kejt te udhzuara nga vendet e europes , amerika izraeli me ni fjal kundershtaret e fes Islame.
 
Back
Top