Zbulohet në Guatemalë “Tempulli i Diellit” i civilizimit Maya (video)

Tuana

Nada é por acaso!
Tempulli-i-Diellit-i-Maya-300x204.jpg


Arkeologët mundën të zbulojnë një tempull 1600-vjeçar të civilizimit maja, të dedikuar “natës”, në kulmin e një piramide.
Zbulimi u krye në pyllin Guatemala, që ndodhet pranë kufirin me Meksikën.

“Dielli, ishte një nga faktorët kryesor të civilizimit Maya”, u shpreh kreu i ekspeditës Stephen Houston, gjatë deklaratës që ai bëri në emër të ekipit të përbashkët të arkeologëve nga Guatemala dhe Amerika, që kryenin gërmime arkeologjike në zonën El Zotz që nga viti 2006.

“Zbuluam diçka e cila çdo ditë e më shumë rritet dhe ne hyjmë më thellë brenda saj, në çdo kënd dhe galeri që ajo ka. Madje jemi shumë pranë fronit mbretërorë”, pohoi Houston, i cili është profesor i Arkeologjisë në Universitetin Brown në Rhode Island.

Ndërkohë citon alb-observer.com, ai vijoji: “Ky tempull është ai në të cilin festojnë këtë marrëdhënie të ngushtë, midis mbretit dhe prezencave më të fuqishme qiellore”.

Megjithëse rezultatet përfundimtare nuk kanë dalë ende, arkeologët besojnë se tempulli u ndërtua për të nderuar udhëheqësin i cili u varros nën varrin që ndodhet në tempullin Diabolo. Udhëheqësi dhe themeltari i dinastisë së parë, të El Zotz, quhej Pa’Chan, ose në përkthim të lirë “Qiell i Pasuruar”.

Duhet theksuar se civilizimi Maya u përhap ndërmjet Meksikës së jugut, më pas në Guatemala, Honduras, El Salvador dhe Belize dhe arriti kulmin e tij gjatë viteve 250 dhe 900 p.e.r.

Analizat me karbon, e vendos ndërtimin e tempullit në pjesën e parë të asaj periudhe, diku rreth 350 me 400 pas erës së re.

Tempulli, citon alb-observer.com, është i stolisur me mermer e gips dhe është veshur me disa qindra maska të dimesnionve 1,5 metrash të larta. اdo njëra prej tyre pasqyron periudhat e Diellit, teksa ai është duke u transferua nga lindja në perëndim dhe ka një “ndarje” të pikturuar, të cilin ekspedita e ka pagëzuar si “E pabesueshme”.

Tempulli ndoshta mund të kishte 14 maska në lartësinë e larimit, por vetëm 8-të prej tyre janë faktuar deri më tani. Për këtë ekspedita ka njoftuar se do të vazhdojë punimet deri në përfundimin e plotë të tyre, njoftoi arkeologu i Universitetit të Austin, Edwin./alb-observer.com/


Për më tepër ndiqni videon e posaçme:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top