Zbulohet marihuanë e vjetër 2.700 vjet në një varr në Kinë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zbulohet marihuanë e vjetër 2.700 vjet në një varr në Kinë
Zbulohet_marihuane_e_vjeter_2700_vjet_ne_nje_varr_ne_Kine.jpg
Marihuanë e vjetër 2.700 vjet është gjetur në pjesën veriperëndimore të Kinës. Bari i "varrosur" është gjetur në varrin e një mashkulli me ten të ndritur, me siguri shaman.

Në kohën e atëhershme praktikë e zakonshme ka qenë që të vdekurit të varrosen me sendet për të cilat është llogaritur se nevojiten për jetën pas vdekjes.Me ngjyrë të bardhë, por pa aromë karakteristike, marihuana më e vjetër ka nivel shumë të lartë të THC-së, materies kryesore psikoaktive të zbuluar në bimën Cannabis, ndërsa është ruajtur për shkak të përbërjes së tokës dhe kushteve ekstreme të thata.

Mediumet transmetojnë se nuk mund të pohohet se në cilën mënyrë atëherë është konsumuar marihuana, meqë te burri i vdekur nuk është gjetur asnjë llullë as ndonjë send përmes të cilit do të mund të thithej marihuana.
Fitohet përshtypje se (atëherë) burri 45-vjeç shpesh është kënaqur në begatitë e mjetit halucinues pasi kanë vendosur ta varrosin me barin që sipas mendimit të tyre i është e nevojshme në jetën pas vdekjes.

Bari i cili shfrytëzohet si drogë narkotike, në përdorim është tashmë 5.000 vjet, në mbarë botën dhe deri tani nuk ka shkaktuar vdekje. Përveçse në më shumë raste mund të mbështjellet në xhoint dhe të pihet për "shfrenim", mund të hahet si përbërës i ëmbëlsirave, por edhe të shfrytëzohet për qëllime medicinale. Shumë vende e ndalojnë konsumimin e barrit, ndonëse është dëshmuar se nuk krijon varësi fizike.
Cdodite
 
Titulli: Zbulohet marihuanë e vjetër 2.700 vjet në një varr në Kinë

Interesante!
 
Titulli: Zbulohet marihuanë e vjetër 2.700 vjet në një varr në Kinë

kan mendu se me gjethen do te ket mundesine te vihen ne gjum me i qete, ndoshta e kan mendu se mund te jet e mire, si rit fetar. Interesante.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top