Zbulohet komploti për vrasjen e Vladimir Putin

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
58738040_putinafp-300x168.jpg


Shërbimet sekrete ukrainase kanë zbuluar një komplot për vrasjen e kryeministrit rus, Vladimir Putin. Lajmin e bën të ditur agjencia Ria Novosti.

Dy të dyshuarit për këtë komplot janë arrestuar dhe po mbahen në Odesa, Ukrainë. Personat e arrestuar kanë pranuar përfshirjen në komplot dhe e kanë pranuar këtë gjë edhe në TV.

Sulmi do të ndodhte të dielën pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi. Putin pritet të fitojë zgjedhjet dhe të marrë një mandat të tretë si president.

Korrespondenti i BBC thotë se dy personat e akuzuar për komplotin u shfaqën në një TV rus, njëri duke u marrë në pyetje, tjetri duke dhënë një intervistë.

Të dy pranojnë se kishin në plan të sulmonin Putinin. Njëri, i identifikuar si Ilya Pyanzin, tha se ishte punësuar nga lideri ushtarak çeçen, Doku Umarov për të realizuar vrasjen.

I dyshuari tjetër, Adam Osmayev, ishte në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë që në vitin 2007.

Personat e arrestuar kishin në plan të vendosnin mina në shëtitoren Kutuzovski, që përdoret çdo ditë nga Putin. Kryeministria ruse ka konfirmuar raportet, por nuk ka bërë komente të mëtejshme.
 
Pe: Zbulohet komploti për vrasjen e Vladimir Putin

Me duket cikez qesharake qe nje atentat qe do linte pasoja te medha ne arenen nderkombetare do ishte kaq i thjeshte per tu gjendur burimi nga erdhi urdheri per vrasjen.
Sepse me pak fjale eshte vetevrasje me kuptimin e plote te fjales....
 
Back
Top