Tuana
Nada é por acaso!
Teleskopët hapësinorë të NASA-s “Spitzer” dhe “Hubble” kanë zbuluar një galaktikë afërsisht 13,2 miliardë vite dritë larg (një vit dritë=9, 66 trilion kilometër).
Shkencëtarët bënë të ditur se ajo është galaktika më e largët e zbuluar deri më tani, transmeton Start njoftimin.
Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Nature”, shkencëtarët mendojnë se galaktika e quajtur “MACS 1149-JD” është formuar 500 milion vite pas shpërthimit të madh.
“MACS 1149-JD” është galaktika më e vjetër dhe më e largët e zbuluar deri më tani. Ky zbulim do të na ndihmojë të kuptojmë mënyrën e zhdukjes së shekujve të errët dhe të studiojmë objektet më të vjetra “u shpreh Wei Zheng pjesëtar i ekipit vëzhgues nga departamenti i fizikës dhe astronomisë në Universitetin Johns Hopkins në SHBA”.
Specialistë të NASA-s mendojnë se galaktika e zbuluar nga teleskopët “Spitzer” dhe “Hubble” do të vëzhgohet më mirë me ndihmën e teknologjisë së zhvilluar të teleskopit hapësinor “James Webb”, i cili planifikohet të hidhet në hapësirë në vitin 2018.
Teoria e pranuar nga shkenca ka filluar me Shpërthimin e madh të përjetuar 13,7 miliardë vite më parë. Astronomët përpiqen të arrijnë qoshet më të errëta dhe të largëta të hapësirës duke përdorur teleskopët më të zhvilluar./koha/