Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulohet e vërteta e madhe: Shqiptarët në Maqedoni 47 %, shumicë absolute!

Më në fund shpaloset e vërteta e madhe, shqiptarët në Maqedoni jo që nuk janë numri dy i popullsisë, por janë numri një, 47 % e popullatës janë shqiptarë, gati shumicë absolute! Që këtej e tutje, të gjithë duhet të thonë se shqiptarët janë populli shumicë në Maqedoni, pasi sipas të dhënave të reja rezulton se ata që e konsiderojnë veten sllav maqedon, nuk janë as 40 %. Megjithëse të dhënat për minoritetet nuk janë të sakta ato janë hiq më pak se 15 % e popullsisë së përgjithshme.
Informacioni i rëndësisë së veçantë vjen nga publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare.
“Sipas një informacioni të marrë javet e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi.
Por, ai apo edhe burimi i informacionit nuk ka sqaruar nëse jashtë kësaj shifre janë lënë edhe rreth apo më shumë se 100 mijë shqiptarë ortodoks. Pra, jemi më shumë se një milion shqiptarë këtu, kjo tashmë është e qartë.
shqiptar-euml-t-m-euml-16-parti-n-euml-maqedoni_hd-640x360.jpg
http://ina-online.net/
 
Titulli: Zbulohet e vërteta e madhe: Shqiptarët në Maqedoni 47 %, shumicë absolute!

Shqiptarët e Maqedonisë përbëjnë 40 për qind të popullsisë në Maqedoni. Këtë e ka thënë ish presidenti kosovar, Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë për revistën gjermane “Spigel” në vitin 1992, duke shprehur haptazi dyshime ndaj shifrave zyrtare të qeverisë në Shkup.

Pritjet e Rugovës në vitin 1992 kanë qenë se në rast lufte në Kosovë edhe shqiptarët e Maqedonisë do të solidarizoheshin me popullin kosovar, raporton “Lajm”.

“Në rast lufte në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë me siguri do të solidarizohen me ne. Ata përbëjnë 40 për qind të popullsisë, e jo 20 pë qind, si; pretendon qeveria në Shkup. Kuptohet ekziston rrezik edhe për ekspansion të huaj, sepse Bullgaria mund të ofrohet si “shpëtimtare” nëse Maqedonia destabilizohet”, ka deklaruar presidenti i ndjerë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Kosova pret ndonjë ndihmë në rast lufte me Serbinë. Ndryshe në të njëjtën intervistë ish presidenti Rugova deklaroi Bashkimi me Shqipërinë është synim i yni i natyrshëm…i gjithë trojeve shqiptare:

Spiegel: Sa janë gjasat që Serbia mund të bie dakord për kërkesën e juaj për një shtet të pavarur të Kosovës?

Rugova: Alternativa jonë do të jetë për Serbinë e padëshirueshme – domethënë një pikë e nxehtë e përhershme brenda kufijve të saj. Ne do të jemi të përgatitur për shtetin neutral dhe për momentin jo për ndonjë bashkim me Shqipërinë. Megjithatë, lidhja (bashkimi) me Shqipërinë, pa dyshim, është objektivi ynë natyror.
ibrahim-640x408.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back