Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulohet e vërteta e madhe për njerëzit xhuxhë, ja ku kanë jetuar

xhuxhet_1484766867-3429449.jpg

Derisa kohët e fundit është folur me të madhe rreth njerëzve gjigantë, që gjoja kanë jetuar në të kaluarën, shkencëtarët kanë gjetur dëshmi rreth një civilizimi të njerëzve xhuxhë.

Në librin “The Natural and Aboriginal History of Tennessee”, të shkruar nga John Haywood, flitet për këta njerëz shtatshkurtër, të cilëve autori iu referohet si pigmejë. Skeletet e tyre janë gjetur të varrosur në dhoma të nëndheshme në periferi të Spartës së Tenesisë.

Në këto varreza janë gjetur shumë mbetje mortore, ku të gjitha ishin tepër shtatshkurtra. Disa nga varret ishin të vogla, 45 me 30 cm. Varri i parë kishte gjatësi 0,6 metra, brenda tij një skelet i vogël, ku nga dhëmbët e skeletit, shkencëtarët kishin dilema a bëhej fjalë për ndonjë majmun, a qen. Për këtë shkak ishte dërguar që të ekzaminohej.

Eshtrat, tepër të vjetër

Eshtrat ishin aq të vjetër, saqë me t’i prekur shkapërderdheshin. Pjesa më e madhe e skeleteve ishin të gjatë nga 45 cm deri 60 cm. Njëri nga skeletet, më i madhi, kishte madhësi rreth 160 cm. Ai kishte një kokë që ishte më e gjatë, sytë më të gjerë, ballin e kishte më të lartë. Vetëm disa kilometra më tej ishte gjetur skeleti i një gjiganti.

Pas bërjes së analizave, disa kishin thënë se eshtrat ishin të qenve, por disa të tjerë kishin mbetur të vendosur në mendimin e tyre se eshtrat ishin njerëzor edhe atë jo të fëmijëve, por të njerëzve të rritur. Bile njëri ndër ta, V. R. Pilapil mendonte se këta shkurtabiqë kishin arritur në kohët antike nga Azia juglindore, me gjasë nga Filipinet, ku edhe sot e kësaj dite jeton fisi shkurtabiq aetas.

اka thonë gojëdhënat?

Ekzistojnë gojëdhënat e fisit vendas të Amerikës, çeroki, të cilat flasin për ekzistimin e “njerëzve të vegjël” në pjesën lindore të Amerikës veriore. Varreza të këtilla, të njerëzve misteriozë shtatshkurtër, janë gjetur edhe në pjesë të tjera, duke bërë të kuptohet se ata ishin të shumtë dhe se jetonin në një zonë relativisht të gjerë.

Disa nga shkurtabiqët ishin varrosur në pozitë vertikale, apo të ulur. Në tërë Tenesinë besohet të ketë rreth 100 000 varre të tilla. Indianët i përshkruajnë ata si njerëz me lesh në fytyrë dhe në disa raste edhe me brirë në fytyrë. Dean Falk, antropologe nga Universiteti shtetëror i Floridës, thotë se, në bazë të analizave të bëra, nuk mund të thuhet se skeletet e njerëzve xhuxhë janë të fëmijëve, por të njerëzve të pjekur. Disa shkencëtarë thonë se ata njerëz ishin të shkurtër për shkak të mungesës së ushqimeve, por një gjë e tillë nuk qëndron, meqë do të duhej të kalonin me mijëra vite të evolucionit që të ndodhte një gjë e tillë. gazetainfopress
 
Titulli: Zbulohet e vërteta e madhe për njerëzit xhuxhë, ja ku kanë jetuar

-Po kur shperthen e verteta "Gjigande dhe Gjigantoske", s'mbahet lumi pastaj... :hi:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back