Zbulohet barka më antike e Faraonit

Tuana

Nada é por acaso!
f1_27barka1343384676.jpg


I përket një periudhe rreth 3000 vjet para Krishtit, kur në Egjiptin e Lashtë mbretëronte faraoni Den i dinastisë së parë, barka më e vjetër e gjetur deri më tani.

Lajmërimi është bërë nga sekretari i shtetit egjiptian për antikitetin, Mohamed Ibrahim Ali, i cili ka sqaruar se mjeti lundrues antik, që varrosej bashkë me sovranin, pasi i shërbente për “të kaluar në botën e përtejme” është gjetur në Abu Rawash, lokalitet rreth tetë kilometra në veri të Gizës, ku shtrihet rrënojat e piramidës së “zhdukur” të Djedefre, djali dhe pasuesi i Keopsit.

Ali ka shpjeguar se barka e çmuar është në gjendje të mirë dhe ekipi i institutit francez të arkeologjisë orientale e ka transferuar në Muzeun egjiptian për t'u restauruar dhe më pas do të ekspozohet në Muzeun Kombëtar të civilizimit egjiptian, një muze i ri që pritet të hapet brenda këtij viti.
/Koha.nt/
 
Titulli: Zbulohet barka më antike e Faraonit

Interesante !:)
 
Titulli: Zbulohet barka më antike e Faraonit

Keta po qe i ruajn keto gjera jo si ne qe i lem te shkaterrohen. Ehh
 
Pe: Zbulohet barka më antike e Faraonit

Gje e bukur...
 
Back
Top