Zbulohet anija 2100-vjeçare

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një anije që besohet se i përket periudhës mes shekullit të dytë dhe të parë para erës sonë është zbulimi më i fundit i ekipit të studiuesve shqiptaro-amerikane.

Reliket e saj janë gjendur në perëndim të ishullit të Sazanit, në një thellësi prej 50 metrash. Kjo anije është e gjatë rreth 30 metra dhe gjendet poshtë këtyre amforave, të cilat mendohet se janë mbi 300 copë. Ato i kanë rezistuar kohës prej gati 2100 vitesh, duke mbetur në gjendje shumë të mirë.

Sipas arkeologëve, kjo gjetje është mjaft e rrallë në Mesdhe dhe besohet se do të ndriçojë fakte të panjohura që kanë të bëjnë me popullsinë e Ilirisë së jugut që ishte vendosur gjatë bregdetit si dhe marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera.

Sipas hipotezave paraprake, anija mund të ketë lidhje me betejat e Luftës Civile dhe zbarkimin e Jul Cezarit dhe ushtrisë së tij, në kërkim të gjurmëve të Pompeut. Për arkeologun Jeff Royal, këto gjetje relikesh, së bashku me amforat, dëshmojnë për një tregti të madhe verërash të zhvilluara në shekullin e dytë dhe të parë para erës sonë.
[video=youtube;w-Cr9vCUcQQ]http://www.youtube.com/watch?v=w-Cr9vCUcQQ[/video]
Dr. Adrian Anastasi, i Institutit të Arkeologjisë, është shprehur se “zbulimi i këtij reliti shënon një sukses të rëndësishëm jo vetëm për ekspeditën, por edhe për arkeologjinë nënujore shqiptare.
Ndërsa Auron Tare, i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare, thotë se “zbulimi i këtij reliti të mrekullueshëm mund të sjellë dëshmi shumë interesante për një periudhë të njohur të historisë së Romës të zhvilluar në brigjet e Ilirisë Antike.
ANIJA%2016_tn_3.jpg

Por, zbulimet arkeologjike kërkojnë edhe laboratorë për tu konservuar si dhe muze për tu ekspozuar. Themeluesi i Fondacionit amerikan RPM, financieri Gergo Robb Jr thote se “zbulimet e 5 viteve të fundit mund të krijojnë një muze unikal për Ballkanin, por fatkeqësisht nuk ka asnjë laborator apo muze, i cili të jetë i gatshëm për këtë mundësi të madhe që i jepet Shqipërisë”.

Ekspedita shqiptaro-amerikane operon në bordin e anijes Herkules dhe është cilësuar nga mediat amerikane si një prej 10 më të rëndësishmeve të këtij lloji në botë. Ajo ka për qëllim krijimin e hartës së pasurive arkeologjike dhe historike nënujore. Deri më sot ka zbuluar deri mbi 20 anije në ujrat shqiptare dhe mbi 15 të tjera në ato të Malit te Zi.
tch
 
Pe: Zbulohet anija 2100-vjeçare

mire thone qe deti ka shum gjera ... kjo eshte cudi vertete pas gjith kesaj kohe wow
 
Pe: Zbulohet anija 2100-vjeçare

Sa her dikush na mer inat,per zbulimin e fundit,,ne bejm zbulimin e rradhes!!
 
Pe: Zbulohet anija 2100-vjeçare

Deti fsheh shume gjera ne vetvete
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top