Tuana
Nada é por acaso!
Një arkeolog australian zbuloi piktura në shkëmb (hieroglife) me moshë 28.000 vjeçare dhe pas hulumtimit që iu bë, rezultoi se janë hieroglifet më të vjetër në Australi.
Bëhet fjalë për vepër të krijuar nga vendasit, në një kompleks shkëmbor që funksionon si shpellë e “hapur”. Shkëmbinjtë të cilët ofronin strehë për vendasit dhe mbrojtje nga rrezet e diellit dhe shiu, ndodhen në rajonin qendror të kontinentit dhe janë titulluar Nawarla Gabarnmang.
Zbulimi
Këtë zbulim fantastik, citon alb-observer.com, e kishte bërë para një viti arkeologu Brian Barker i Universitetit të Southern Queensland, i cili kishte dërguar kampione pikturash shkëmborë (hieroglife) në një laborator specifik në Zelandën e Re. Rezultatet e karbonit radioaktiv, u bënë të ditur pak kohë më parë dhe prej aty u mësua mosha e vërtetë e hieroglifëve.
Hieroglifët (siç dhe pikturat në mur) bëhen zakonisht me substanca dhe materiale natyrale, gjë kjo që nuk favorizon çmimin e kohës së saktë të tyre. Por, vendasit e lashtë, përdornin qymyr për të kompozuar skicat në fjalë. Kjo favorizoi përcaktimin e saktë të moshës së hieroglifëve.
Pikturat e lashta në mur, Nawarla Gabarnmang, të zbuluara në Australi, kanë një moshë 28.000 vjeçare dhe janë hieroglifët më të vjetër në Australi dhe nga më të vjetërit në gjithë botën.
“Ku zbulim ka një rëndësi dhe vlerë të madhe. Por, besoj se nuk duhet të surprizohemi nga mosha e madhe, pasi ne dimë se në Australi jetonin njerëz shumë mijë vjet më parë se s’ka pse të mos besojmë se këta njerëz nuk kishin frymëzim krijimi”, deklaroi Sally Mae, arkeologe e Universitetit Kombëtar të Australisë, e cila mori pjesë në ekspeditën e gërmimeve.
Megjithatë, Brian Barker, pohoi se në Nawarla Gabarnmang jetonin njerëz këtu e 45 mijë vjet më parë. Raporti i zbulimit arkeologjik dhe rezultateve laboratorike u publikuan në revistën shkencore “Archaelogical Science”./alb-observer.com/