Asnjë njeri, deri para pak ditësh nuk do të kishte menduar ndonjëherë se edhe Plutoni, planeti xhuxh i cili qëndron në orbitën e Tokës nga 4 deri në 7 miliardë kilometra, zotëronte e ndoshta edhe aktualisht me shumë mundësi zotëron një oqean të madh nën shtresën e tij sipërfaqësore të akullit.
Shiko fotografinë 1427712
Këtë zbulim e ka bërë sonda e NASA-s New Horizons, e cila ka nisur që të hulumtojë në sistemin tonë solar. Ajo kaloi afër planetit më të largët të sistemit tonë diellor para rreth një viti.
Plutoni është planeti i nëntë i sistemit tonë diellor dhe ai rrotullohet përtej orbitës së Neptunit. Plutoni është më i vogël se planetët e tjerë. Ai ka 1/6 e masës së hënës dhe 1/3 e volumit të satelitit të tokës.
Sonda New Horisons i kaloi afër planetit që ndodhet më larg nga toka më 12 qershor të 2015-s. Fotografimi i sipërfaqes së planetit është një arritje e madhe për studiuesit, pasi kjo është hera e parë që njeriu arrin që të shikojë nga afër këtë trup të sistemit tonë solar. Te Plutoni mund të duken fare qartë disa kratere dhe në të majtë një njollë e madhe e bardhë, e cila mund të jetë formuar si rezultat i depozitimit të brymës ose madje të dëborës së krijuar nga azoti dhe metani.
Kërkuesit, të cilët janë ende duke studiuar sasinë e jashtëzakonshme të të dhënave të dërguara në tokë janë të mendimit se poshtë kores së planetit vazhdon që të ndodhet një oqean. Ata hedhin hipotezën se nën Pluton ka një sasi të madhe uji, sepse në sipërfaqen e tij ka krisje, të cilat duket se bëhen nga diçka që ushtron presion nga poshtë.
Studiuesi Noah Hammond, i universitetit “Brown” dhe autor i studimit të publikuar në “Geophysical Research Letters” shpjegon këtë fenomen. “Sipërfaqet e çuditshme që ne vëzhgojmë në sipërfaqen e Plutonit, duken sikur zmadhohen. Ato mund të formohen nga forcat e prodhuara nga një oqean që poshtë kores, nis të ngrihet ngadalë”, tha ai.
Shkencëtarët shtrojnë pyetjen se a ka ngelur ndonjë sasi uji në gjendje të lëngshme nga ai oqean?
Dhe ky kërkim përqendrohet pikërisht në studimin e të dhënave për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje.
Sipas kërkuesve nuk përjashtohet mundësia që mund të ekzistojë ende një mbetje e atij deti të pamasë, shumë në thellësi të planetit. Por vetëm analiza të tjera të të dhënave të sondës “New Horisons” do të bëjnë të mundur që këtij misteri t’i jepet përfundimisht një sqarim.
G/shqip.