Zbulimi befasues/ NASA: Ka rreth 300 milion planetë në Rrugën e Qumështit që mund të kenë jetë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Zbulimi befasues/ NASA: Ka rreth 300 milion planetë në Rrugën e Qumështit që mund të kenë jetë​

Shiko fotografinë 1764602
Ka rreth 300 milion planetë që ekzistojnë jashtë Sistemit tonë Diellor, por brenda Rrugës së Qumështit që potencialisht mund të kenë jetë, sipas NASA.
Katër prej tyre janë brenda vetëm 30 viteve dritë nga Toka, me më të afërtin vetëm 20 vite drite larg, deklaron agjencia hapësinore.

Studiuesit arritën në shifrën 300 milionëshe bazuar në supozimin konservator se shtatë përqind e yjeve si Dielli kanë një botë të banueshme që rrotullohet rreth tyre.
Sidoqoftë, ata paralajmërojnë që shifra e vërtetë mund të jetë deri në 75 përqind më e lartë, e cila do të bënte që shifra prej 300 milionësh të kalonte në rreth tre miliardë.

“Ne e dimë që një pjesë e mirë e atyre planetëve mund të jetë shkëmbore dhe e banueshme. Megjithëse ky rezultat është larg një vlere përfundimtare, dhe uji në sipërfaqen e një planeti është vetëm një nga shumë faktorë për të mbështetur jetën, është jashtëzakonisht emocionuese që kemi llogaritur me kaq shumë besim dhe saktësi që këto botë janë kaq të zakonshme ", tha autori kryesor, Steve Bryson, një studiues në Qendrën e Kërkimeve Ames të NASA-s në Kaliforni.
g.shqip
 
Une me 9 vjec ..ne Kampin e pushimit veror, qe hahesha me vajzen e nje mesueseje ( ather mbaheshin sikur nga dna jane gjeni).
I them qe dielli eshte nje yll dhe si dielli ka me miliarda ne univers... jo eshte jo seshte...direkt tek nendrejtori (mesues fizike).
E pyesim dhe ai sigurisht me dha mua te drejte ???
 
Opo ctju bejme ketyre rrugeve ne Toke qe i dime e sna lene te shkojme lol
Ne kemi mbjelle boten me lidere e jo me Planetet e qumeshtit.. :P :P
 
E marrt dreqi Boten ceshte kjo lloj jete koti kshu pa udhetime pa shopping pa pune pa leka pa miq :p
Mos ju ndaj seksit Marla sa e kemi qyl ene ate... lol
 
Pse ca jam une katnare nga fabrika plasmasit te ushnjes :p lol
Epo perqafo covidin qe tjau japesh ufove te rruges se qumshtit.. lol LOL
 
Si po me duket vetja nashi si misionare paqe takimi bilateral midis humanoideve te Tokes dhe Ufove te milky way lool
Meqe nuk kishe c'benje. :P
 
Temen sa merzit qe jemi nga kjo situate. Kemi harru me qesh.
Si perfunim si qe qjo puna e planeteve se e kthym Coid teme... na vrau autori. :P
 
O roje hiqe, kur te them une shtriqe :p lool

O plac ishalla lol
Une e kisha te mbulume, kush e pa covidin zuneee. lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top