Zbulimet shkencore dhe Kur'ani.

Ado

FISEBILIL-LAH
ETAPAT E KRIJIMIT Tث NJERIUT (1)

Dr. Abdulmexhid Zendani
Pjesa I

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju.

ETAPAT E KRIJIMIT Tث NJERIUT (A)

Allahu e dërgoi Muhammedin a.s. (alejhis selam) pejgamber për mbarë njerëzimin, ashtu siç thotë Allahu i madhëruar:

"Ty Muhammed, të dërguam mëshirë për të giitha botërat" (El Enbija, 107)

Muhammedi a.s. u dërgua pejgamber për nomadët e shkretëtirës. Ai u dërgua edhe për dijetarët e kohës sonë. U dërgua pejgamber për njerëzit e intelekteve të ndryshme. Pejgamberët që u dërguan para Muhammedit a.s. iu dërguan vetëm popullit të tyre. Allahu në Kur'an thotë:

"اdo popull pati udhëzues, pejgamber "(Err Rr'ad, 7)

Ndërkaq, misioni i Muhammedit a.s. është për mbarë njerëzimin. Prandaj Allahu i madhëruar mrekullinë e Muhammedit a.s. e veçoi nga mrekullitë e pejgamberëve të mëparshëm.

Mrekullitë e pejgamberëve para Muhammedit a.s. i shihnin vetëm bashkëkohësit e tyre. Kohë pas kohe, sa herë që njerëzit largoheshin nga besimi i vërtetë, Allahu u dërgonte atyre pejgamber, duke iu dhënë mrekulli, që ti ftonin njerëzit në besimin në Një Zot të Vetëm, besimin në Allah. Muhammedi a.s. është pejgamber i fundit i Allahut deri në Ditën e gjykimit. Dhe Allahu bëri që mrekullia e tij të jetë e përhershme.

Nëse kërkojmë nga ithtarët e feve të tjera që të na tregojnë mrekullinë e Musait apo Isait, ata do të përgjigjen se s'munden. Ata s'mund të na tregojnë shkopin e Musait dhe as të na tregojnë Isain se si i ngjallte të vdekurit me emrin e Allahut. Ata do të thonë se ne këto i besojmë duke iu përmbajtur shënimeve historike. E nëse pyetet myslimani për mrekullinë më të madhe të Muhammedit a.s., ai do të përgjigjet se është Kur'ani i shenjtë.

Ky është Kur'ani, mrekullia e përhershme. Ai gjendet në duart tona dhe secili mund ta studiojë atë që gjendet në të.

Allahu i Lartëmadhëruar thotë:

"Thuaj, cili send ka dëshminë më të madhe?Thuaj: Allahu është dëshmues mes nesh e jush.Mua më është shpallur ky Kur'an që me të t'ia tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet.” (El En'am, 19)

Mrekullia e Kur'anit është dija dhe shkenca që gjendet në të.

Allahu i Lartëmadhëruar thotë:

"Po, Allahu dëshmon për atë që ta zbriti ty, Atë t'a zbriti sipas dijes së Vet.” (En Nisa, 116).

Bashkëkohësit tanë, studiuesit, profesorët e universiteteve dhe gjenitë e mendimit njerëzor, mund ta studiojnë dijen dhe shkencën që gjendet në Librin e Allahut. Në kohën tonë dijetarët kanë ecur shumë para në të studiuarit e universit.

Edhe Kur'ani flet mbi universin dhe qenien njerëzore. Cili është rezultati?

Ky është Keeth More (Kith Mur), njëri nga dijetarët më të mëdhenj në anatomi dhe embriologji. Nga ai u kërkua që të japë mendimin e tij shkencor rreth vargjeve kur'anore dhe thënieve të Muhammedit a.s. që i përkasin sferës së specializimit të tij.

Profesor Mur, është autor i këtij libri, (The Developing Human, clinicially oriented embryollogy, Keith L. Moore). Ky libër është përkthyer në tetë gjuhë: gjermane, ruse, japoneze, kineze, italiane, portugeze, angleze dhe boshnjake.

Kur kërkuam nga ai të japë mendimin e tij mbi disa vargje kur'anore dhe thënie të Muhammedit a.s. që kanë të bëjnë me fushën e specializimit të tij, i befasuar dhe i mahnitur PROF MUR tha:

"Si është e mundur që Muhammedi para 1400 vitesh t'i përshkruajë kaq saktësisht fazat e zhvillimit të embrionit në mitrën e nënës, gjë që u zbulua nga shkenca bashkëkohore, vetëm para 30 vitesh?! "

Mahnitja e tij së shpejti u shndërrua në kureshtje. Ai i paraqiti mendimet e tij në disa simpoziume shkencore dhe mbajti ligjëratën me titull "Përputhshmëria në mes embriologjisë dhe asaj që gjendet në Kur'an dhe Sunnetin".

Ky është doktor Abdullah Nasifi, ish-dekani i universitetit të mbretit Abdul Aziz.Ai na prezanton prof. Mur për të mbajtur ligjëratën e tij: Ligjëruesi ynë i sotëm është doktor Kith Mur, prof. i anatomisë dhe embriologjisë në universitetin e Torontos, në Kanada. Ai evoluoi gradualisht derisa arriti në këtë shkallë. Në fillim ai punoi 11 vjet në universitetin Lina Peg, në perëndim të Kanadasë. 6 vjet më parë u bë përgjegjës i anatomisë dhe embriologjlsë në universitetin e Torontos.

Ka udhëhequr shumë shoqata ndërkombëtare siç është shoqatat e dijetarëve të anatomisë dhe embriologjisë në Kanada dhe Amerikë, shoqata e dijetarëve të biologjisë ku përfshihen edhe anatomia, embriologjia, biokimia etj. ثshtë zgjedhur anëtar i shoqatës mbretërore të mjekësisë në Kanada, anëtar i akademisë ndërkombëtare për biologji, anëtar në shoqatën e anatomisë për Amerikën e Veriut dhe atë Latine.

Ka shkruar një numër librash e mes tyre disa libra në anatomi dhe embriologji. Ka botuar tetë libra që konsiderohen manualë për studentët e mjekësisë, të cilat janë përkthyer në gjashtë gjuhë: italiane, gjermane, portugeze, spanjolle, greke dhe kineze.

Profesor KITH MUR thotë:

"Kam kënaqësinë që marr pjesë në shpjegimin e vargjeve kur'anore dhe thënieve të Muhammedit a.s., që flasin mbi krijimin e embrionit.

Jam plotësisht i bindur, se këto fakte, Muhammedit i kanë ardhur nga Zoti,

sepse këto informacione shkencore, shkenca i zbuloi kohët e fundit pas një pune shumë të lodhshme. Dhe ky është fakt bindës për mua, se Muhammedi është i dërguari i Zotit."

Mendoni mbi atë që tha ky profesor i madh, i cili është ndër dijetarët më të famshëm botërorë në shkencën e embriologjisë. Prof. Kith Mur kur i studioi vargjet kur'anore, që kanë të bëjnë me sferën e specializimit të ti tha: "Gjithsesi Muhammedi duhet të jetë i dërguar i Zotit."

Prof.Mur kur e pa shushunjën që gjendet në moçale dhe e krahasoi me embrionin në etapën (që Kur'ani e përshkruan) "gjak i ngjizur", - "alaka", gjeti ngjashmëri të madhe mes tyre. Pastaj ai tha: "Vërtet embrioni në etapën gjak i ngjizur i përngjan plotësisht kësaj shushunje". Më pas, ai solli vizatimin e embrionit në etapën alakah dhe, pasi e vuri pranë një fotografie të kësaj shushunje moçalore, bëri një krahasim sqarues midis tyre dhe këtë ia paraqiti mjekëve në disa simpoziume shkencore, sikurse shihet në fig. 1. (a,b)

Prof.Kith Mur gjithashtu sqaroi se embrioni në këtë etapë është i ngjitur në mitrën e nënës, gjë e cila kuptohet edhe nga vetë fjala arabe "alakah", që nënkupton "diçka që ngjitet".

a) shushunja moçalike

b) embrioni në ditët 24-25 në etapën "gjaku i ngjizur".

fig. 2

Në këtë figurë shihet ngjashmëria në mes shushunjës (alakah) dhe embrionit të njeriut në etapën "gjaku i ngjizur" të cilin Zoti xh.sh. e emëroi "alakah".

Pra, fjala "alakah" e përmendur në Kur'anin e shenjtë, nënkupton njëkohësisht edhe gjakun e mpiksur, edhe diçka që varet e ngjitet.

Prof. Mur gjithashtu thotë se, kur embrioni gjendet në etapën "gjak i ngjizur", gjaku është i mbyllur në enët e tij, para se të kryhet mbështjellja e embrionit me mbështjellësin e tij. Kështu embrioni i ngjan "gjakut të ngjizur". Pra, fjala kur'anore "alakah" përfshin të gjitha cilësitë e embrionit.

Kush e informoi Muhammedin a.s. për këtë?

Prof.Mur flet edhe mbi embrionin, kur ai kalon në etapën tjetër, të cilën Kur'ani e përshkruan me fjalën "mudga", që do të thotë "mish i përtypur".

Ai solli një copë balte të tharë dhe e kafshoi me dhëmbë. Pastaj solli një fotografi të embrionit dhe bëri krahasimin në mes tyre, ku u pa qartë se vërtet embrioni i ngjante plotësisht mishit të përtypur "mudgah". fig.2.

fig. 2

Shumë revista kanadeze botuan rezultatet shkencore të prof. Mur. Kohët e fundit prof.Mur shfaqi në TV kanadez serialin me tre pjesë mbi përputhshmërinë mes asaj që ka thënë Kur'ani famëlartë, para 1400 vitesh dhe asaj që ka zbuluar shkenca bashkëkohore sot.

Pastaj Prof.Murit i bëhet pyetja: Prof. besoni ju se Kur'ani është fjalë e Zotit?

Ai përgjigjet: "Nuk gjej ndonjë vështirësi që ta pranoj këtë."

Më pas i bëhet pyetja tjetër: "Si e besoni Muhammedin a.s. në kohën, kur ju besoni edhe Isain?"

Ai përgjigjet: "Jam i bindur se që të dy ata janë të së njëjtës shkollë".

Pra, dijetarët botërorë në kohën tonë, janë në gjendje të provojnë se ky libër është zbritur nga Allahu. Ashtu siç thotë i Lartëmadhëruari:

Po, Allahu dëshmon për atë që t'a zbriti ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet." (En Nisa, 166)

Pra, ata e dinë se Muhammedi a.s. është i dërguari i fundit i Allahut.

"Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit!

"E atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruarit." (Sebe, 6)

Perktheu: Ajni Sinani
 
Titulli: Zbulimet shkencore dhe Kur'ani.

ETAPAT E KRIJIMIT Tث NJERIUT (2)
Dr Abdulmexhid Zendani
Pjesa II

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.

Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.

Ky libër (The Developing Human, Clinicially Oriented Embryology) është manual shkencor që është bazë në shkencën e mjekësisë botërore. ثshtë përkthyer në tetë gjuhë. Autori i tij është prof. Keith Moore (Kith Mur).Kur në Amerikë u formua një komision për të zgjedhur librin më të mirë në botë të shkruar prej një autori, ky libër u zgjodh më i miri.

U takuam me autorin e këtij libri. Atij i treguam shumë vargje kur'anore dhe thënie të Muhammedit a.s. të cilat kanë të bëjnë me fushën e specializimit të tii, me shkencën e embriologjisë.

Ai u pajtua me ato që i treguam. Pastaj i thamë:prof. ju në librin tuaj keni përmendur Mesjetën, keni thënë se në atë kohë shkenca e embriologjisë s'ka qenë e zhvilluar dhe se është ditur shumë pak mbi të. Në kohën kur tek ju mbizotëronte errësira e Mesjetës, në gadishullin arabik u shpall Kur'ani i shenjtë. Muhammedi a.s. njerëzve u transmetoi fjalën e Zotit. Veç të dhënave të tjera shkencore, në Kur'an gjejmë edhe përshkrimin e përpiktë të krijimit të njeriut dhe etapat në të cilat kalon embrioni. Prof. ju jeni shkencëtar me famë botërore, pse nuk u treguat objektiv dhe t'i shkruanit këto të vërteta në librin tuai ?!

- Ai u përgjigj: "Faktet janë tej ju, na i ofroni ato."

Ne iu përgjigjëm kërkesës së tij. Prof. e mbajti fjalën dhe u tregua i guximshëm dhe kështu në ribotimin e tretë ai i vendosi citatet kur'anore. Ky botim është përkthyer në tetë gjuhë dhe është shpërndarë në mbarë botën. Këtë e lexojnë shkencëtarët më me emër që zotërojnë gjuhët: angleze, ruse, kineze, japoneze, gjermane, italiane, portugeze dhe boshnjake. Pra, dijetarët e mëdhenj, që flasin këto gjuhë, tani i lexojnë shtesat e bëra nga doktor Kith Mur, në këtë ribotim.

Prof. Mur, në librin e tij me titull "Shekujt e Mesjetës", veç të tjerash shkruan: "Përparimi i shkencës në Mesjetë, ishte shumë i ngadalshëm, dhe në lidhje me shkencën e embriologjisë pothuaj se nuk dihej asgjë.

Ndërkaq në Kur'anin famëlartë, librin e shenjtë të myslimanëve, përmendet se njeriu krijohet nga përzierja e tajitjeve të mashkullit dhe femrës. Në Kur'an ka shumë vargje, ku aludohet në atë se njeriu krijohet nga një pikë sperme dhe tregohet se ajo vendoset në mitrën e femrës si një farë gjashtë ditëshe. ثshtë i njohur fakti se veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, fillon të zhvillohet 6 ditë pas fekondimit.Kur'ani i shenjtë thotë gjithashtu se sperma zhvillohet dhe bëhet gjak i ngjizur, që në gjuhë arabe përshkruhet me fjalën "alakah". Veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, i, përngjan shushunjës dhe në këtë etapë mund të shihet forma e embrionit.

a) shushunja moçalike (alekah)

b) embrioni në ditët 24-25 në etapën "gjaku i ngiizur" (alekah)

fig. 3

Në fig. 3. tek vizatimi a dhe b shihet ngjashmëria midis embrionit në etapën që Kur'ani e përshkruan me fjalën" alakah", që nënkupton " gjakun e ngjizur" dhe shushunjën moçalike.

Kurse forma e embrionit, në etapën që Kur'ani e përshkruan me fjalën "mudgah", që do të thotë "copë mishi i përtypur", i përngjan një sendi të përtypur në formë çamçakëzi, siç shihet në figurën 4.

fig. 4

Kur e shohim këtë figurë, fitohet bindja se në të shohim gjurmët e dhëmbëve që e kanë përtypur. Pasi të kalojnë 40 ose 42 ditë, embrioni merr formën e njeriut dhe nuk i përngjan më embrionit të kafshës, sepse embrioni i njeriut në këtë periudhë fillon të fitojë veçoritë e njeriut, siç shihet në, fig. 5.

fig. 5

Allahu i madhëruar në Kur'an thotë:

"Ai u krijoi juve në barqet e nënave tuaja, krijim pas krijimi, në tri errësira." (Ez Zumer, 6)

Ky varg Kur'anor aludon në atë se embrioni zhvillohet në brendi të tre mbështjellësve të erret, që janë:

1) Shtresa e jashtme e barkut të femrës;

2) Shtresa uterinare;

3) Membrana amniokorionike.

Për shkak të hapësirës, nuk mund të diskutojmë rreth disa referencave të tjera, të cilat janë paraqitur në Kur'anin e shenjtë dhe që kanë të bëjnë me zhvillimin embrional të njeriut.

Ky është artikulli që shkruajti prof. Keith Moore (Kith Mur), gjatë studimit të tij shkencor, i cili është shpërndarë në mbarë botën. Falënderimi i takon Allahut.

Prof. Mur, u bind gjithashtu se ndarjet e tanishme në shkencën botërore, rreth etapave të zhvillimit të embrionit në mitrën e nënës janë të ndërlikuara dhe të pakuptueshme dhe nuk ndihmojnë aspak në kuptimin e etapave të embrionit, sepse kjo ndarje bazohet në numra, si etapa nr. 1, etapa nr.2, nr.3, nr.4, nr.5 etj.

Ndarja që është përmendur në Kur'an nuk bazohet në numra, por bazohet në format e dalluara dhe të qarta. Në librin e Zotit, në Kur'anin e shenjtë, ndarja përshkruhet me fjalë, si: farë, gjak i ngjizur (alakah), copë mishi i përtypur (mudgah), eshtra, veshja e eshtrave me mish dhe formimi i krijesës.

Për këtë ndarje kur'anore, e cila bazohet në forma të caktuara, të cilat dallohen nga njëra-tjetra, prof. Mur thotë se: "ثshtë një ndarje e përsosur shkencore, e lehtë, e kuptueshme dhe e dobishme".

Në një simpozium shkencor ai tha:

"Embrioni në mitrën e nënës është i mbrojtur nga tre mbështjellës ose tri shtresa:

1) shtresa e jashtme e barkut të femrës;

2) shtresa uterinare

3) membrana amnikorionike

sikurse shihet në fig. 6.

fig. 6

Etapat e zhvillimit embrional të njeriut janë të ndërlikuara për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme që pëson ai. Prandaj tani ekziston mundësia që të institucionalizohet një rregull i ri për përshkrimin e etapave të embrionit duke përdorur termat dhe kuptimet që janë përmendur në Kur'an dhe Sunne. Ky rregull i ri dallohet për nga thjeshtësia, saktësia dhe përputhshmëria me embriologjinë e sotme. Studimet e shumta të Kur'anit dhe Sunnetit. gjatë katër viteve të fundit, bënë të mundur zbulimin e shumë të rejave rreth embrionit, para të cilave habitet mendja njerëzore. Sipas historisë së shkencës embriologjike, është e qartë se në shekullin e 7-të, nuk është ditur asgjë në lidhje me etapat e embrionit, të cilat arritën të zbulohen në shek. e 20-të, prandaj përshkrimi i etapave të embrionit në Kur'anin e shenjtë, nuk është bazuar në njohuritë shkencore të shek. të 7-të.

Përfundimi i vetëm logjik është se këto përshkrime Muhammedit a.s. i janë shpallur nga Zoti, sepse ai nuk mundi t'i dinte kurrsesi këto të vërteta të hollësishme, kur dihet se nuk dinte madje as shkrim e lexim.

Pastaj doktor Murit i thamë: Ajo që thatë ju është e vërtetë, por nga faktet e Kur'anit dhe Sunnetit, në lëmin e shkencës së embriologjisë, juve u është vënë në dispozicion pak. Pse nuk tregoheni objektiv duke e zgjeruar këtë sferë shkencore me sqarimin e të gjitha citateve kur'anore dhe haditheve, të cilat kanë të bëjnë me fushën e specializimit tuaj?

Prof. Mur tha: Unë kam shkruar disa shkrime dhe i kam radhitur në vende të përshtatshme në këtë libër shkencor, që ka të bëjë me embriologjinë. Ndërkaq që nga ky moment ju autorizoj juve që të shtoni në librin tim këto shtesa islame duke përfshirë të gjitha citatet kur'anore dhe hadithet rreth të cilave kemi biseduar dhe diskutuar, duke i vendosur ato në vende të përshtatshme. Sqaroni aspektet shkencore të Kur'anit në këtë libër."Unë e bëra një gjë të tillë. Pasta, doktor Mur shkroi një parathënie në lidhje me këto shtesa islame dhe ky është libri të cilin e propozoi vetë doktor Kith Mur.

Ne kemi kontrolluar çdo faqe, në të cilën ka të dhëna shkencore rreth embrionit, dhe në to kemi vendosur citate kur'anore dhe thënie të Muhammedit a.s., të cilat kanë të bëjnë me ato të dhëna shkencore. Ne sot jemi dëshmitarë se tek mendjet më të ndritura njerëzore po arrihet zhdukja e paragjykimeve dhe e urrejtjes ndaj Islamit.

Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit

"E atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruatit." (Sebe, 6)

Përktheu: Ajni Sinani
 
Titulli: Zbulimet shkencore dhe Kur'ani.

RRETH QENDRAVE NERVORE Nث LثKURث DHE PثRSHKRIMIT Tث TYRE KUR’ANOR

Pjesa III
Tejatat Tejasen: "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i dërguari i Tij"

Dr Abdulmexhid Zendani
Me këto fjalë prof. Taxhasun deklaron pranimin e fesë Islame. Kjo ndodhi në simpoziumin e tetë të mjekësisë në Riad, në Arabinë Saudite.


Ky është prof. Taxhatan Taxhasun, përgjegjës i anatomisë dhe embriologjisë në universitetin Shajng Maj në Tajlandë dhe njëherësh është dekan i fakultetit të mjekësisë në këtë universitet.

Kontaktin e parë me të e patëm, kur i treguam disa vargje kur'anore dhe thënie të Muhammedit a.s., të cilat kanë të bëjnë me sferën e specializimit të tij në shkencën e anatomisë. Pasi ia treguam ato, ai tha: "Edhe ne kemi në librat tona të shenjta budiste, citate që përshkruajnë në mënyrë të përpiktë etapat embriologjike."

Ne i thamë se dëshironim t'i njihnim ato përshkrime dhe të dinim se çfarë është shkruar në ato libra rreth embrionit.

Profesori na premtoi se pas një viti do të na i sjellë ato. Kur erdhi pas një viti për të taktuar studentët e mjekësisë, në universitetin e mbretit Abdul Aziz, ia kërkuam citatet që na kish premtuar, por profesori kërkoi falje duke thënë se unë u premtova duke mos e verifikuar këtë gjë, por pas kërkimeve dhe hulumtimeve që bëra, pashë se në librat budiste nuk kishte citate, të cilat flasin për etapat embriologjike.

Pas kësaj ne i ofruam prof. ligjëratën e shkruar nga doktor Keith Moore, me titull: "Përputhshmëria mes embriologjisë dhe asaj që është thënë në Kur'an dhe Sunne". Kur e pyetëm se a e njihni prof. Kith Mur, na u përgjigj se prof Moore është ndër dijetarët më të mëdhenj botërorë në këtë fushë. Pasi e lexoi ligjëratën e tij u befasua.

Ne i bëmë prof. Taxhasonit disa pyetje në fushën e anatomisë, ca prej të cilave kishin të bënin me djegiet e lëkurës. Ai tha:
"Nëse djegia e lëkurës është e thellë shkakton humbjen e çdo lloj ndieshmërie."
I thamë se me siguri ju intereson të dini, se në librin e shenjtë, në Kur'anin famëlartë, para më shumë se 1400 vitesh, është aluduar mbi këtë, ku thuhet se pabesimtarët, në Ditën e Ringjalljes, do të dënohen me dënim në ferr dhe sa herë që t'u digjen lëkurët, Allahu do t'ua ripërtërijë atyre lëkurën që ta ndiejnë ndëshkimin. Këtu pra, aludohet në atë se qendra e ndjeshmërisë së djegieve ndodhet në lëkurë. Teksti kur'anor në lidhje me këtë thotë:

Vërtet ata që mohuan argumente Tona, do t'i hedhim në Zjarr. Sa herë që atyre tju digjen lëkurët, ne ua ndërrojmë me lëkurë të tjera që ta shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Mençur. (En Nisa, 56)

A pajtoheni se kjo që është thënë para 1400 vitesh në Kur'anin e shenjtë ka të bëjë me indet natyrore që gjenden në lëkurë dhe me ndjeshmërinë e saj?

Prof Taxhason tha "Po! Pajtohem se kjo ka të bëjë me qendrën e ndjeshmërisë së djegieve, sepse ne vargun kur'anor thuhet se, kur dikush bën mëkat, do të dënohet në botën tjetër dhe, pasi të digjet lëkura, Allahu do t'i krijojë atij lëkurë të re, që të ndiejë përsëri dhimbje dhe kjo gjë do të përsëritet vazhdimisht. Kjo do të thotë, se që para 1400 vitesh në Kur’anin e shenjtë aludohet në atë se qendra e ndjeshmërisë gjendet në lëkurë."

ثshtë e vërtetë se lëkura është qendra e ndjeshmërisë së djegieve. Nëse ajo digjet plotësisht, ndjeshmëria humbet. Prandaj Allahu i madhëruar në Ditën e Gjykimit do t'i dënojë pabesimtarët me ripërtëritjen e lëkurës, sa herë që të digjet ajo.

Allahu i madhëruar, në Kur'anin famëlartë, thotë:

"Vërtet ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hedhim në zjarr Sa herë që aty t'u digjen lëkurët, Ne ua ndërrojmë me lëkurë të tjera që ta shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Mençur (En Nisa, 56)

Kështu ne prof. Taxhasonit i përmendëm disa vargje kur'anore dhe thënie të Pejgamberit, Muhammedit a.s. dhe e pyetëm atë:

A është e mundur që, Muhammedi a.s. këto njohuri t'i ketë marrë nga ndonjë burim njerëzor?

Profesori u përgjigj se s'është e mundur një gjë e tillë!

E pyetëm: Atëherë nga i mori këto dije? Ai vazhdoi dhe tha: Ju pyes unë juve se nga i mori Muhammedi këto njohuri?!

Ne i thamë: Nga Allahu i madhëruar Ai tha: Kush është Allahu? Ne i thamë: Allahu është Krijuesi i gjithësisë. Urtësia tregon të urtin, dija në këtë univers tregon se është dhënë nga i Gjithëdituri, përkryeshmëria e universit tregon se është vepër e Gjithënjohësit Mëshira dëshmon se është dhënë nga Mëshiruesi. Rregulli unik dhe sistemi i përkryer i universit dëshmon, se është vepër e një Krijuesi të Vetëm, të Lartësuar dhe Madhështor."

Prof. Taxhasun u pajtua me tërë këto që thamë. Më pas ai u kthye në vendin e tij, ku mbajti shumë ligjërata mbi këtë fenomen, të cilin e njohu dhe e studioi. Më pas më njoftoi se disa studentë e kanë pranuar fenë Islame, pas ligjëratave që mbajti ai.
Pastaj erdhi koha e simpoziumit të 8-të të mjekësisë, në Arabinë Saudite. Në sallën e madhe e cila ishte caktuar për mbajtjen e simpoziumit shkencor, me titull: " Fenomeni shkencor në Kur'an dhe në Sunnet", ai gjatë katër ditëve dëgjoi një numër profesorësh muslimanë, dhe jomuslimanë, të cilët ligjëruan mbi fenomenin shkencor në Kur'an dhe në Sunnet.

Në fund të këtyre ligjëratave, u ngrit prof. ;Taxhata Taxhasun, duke thënë : "Gjatë 3 viteve të fundit u thellova në studimin e përkthimin e Kur'anit të shenjtë, të cilin ma dhuroi prof. Abdul Mexhid Ez Zendani. Vitin e kaluar prof. 'Muvaz më dha ligjëratën e prof. Ez Zendanit dhe prof. Keith Moore, duke kërkuar nga unë që t'i përkthej ato në gjuhën tajlandeze dhe t'u mbaj disa ligjërata muslimanëve në Tajlandë.

Unë iu përgjigja kërkesës së tij. Këtë mund ta shihni në kasetën që ia dhashë atij, e cila përmban studimet e mia dhe atë që kam kuptuar nga konteksti i thënieve. Unë besoj vërtetë se çdo gjë që është përmendur në Kur'an para 1400 vjetësh është e vërtetë e -qëndrueshme dhe mund të shpjegohet përmes shkencës. Pejgamberi Muhammed s'dinte të shkruante dhe të lexonte. S'ka dyshim se ai është i dërguari i Zotit, i cili na solli të vërtetën Kjo e vërtetë atij iu dha përmes shpalljes nga Krijuesi, Gjithënjohësi i çdo gjëje. Ky Krijues s'ka dyshim se është Allahu.

Prandaj besoj se erdhi koha që të deklaroj se:

"S'ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij".

Së fundi ju falënderoj për përgatitjen e mrekullueshme të këtij simpoziumi, i cili qe në një shkallë të lartë dhe të suksesshme. Pjesët të cilat janë përgatitur për video, padyshim janë arritur me mund. Jam interesuar mjaft jo vetëm në aspektin shkencor, por kam kontaktuar edhe me shkencëtarë duke shfrytëzuar këtë rast të shkëlqyeshëm, që të lidh miqësi me ta.

Padyshim dhurata më e shtrenjtë dhe më e vlefshme që fitova me përqafimin e fesë islame është besimi se:
"S'ka Zot tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i dërguari i Tij. Kështu u bëra musliman.

Allahu është Thënës i së vërtetës.

"Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgiitlishëm, Mëshiruesit".

"E atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është : shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruarit. " (Sebe,6)

Përktheu,
Ajni Sinani
 
Titulli: Zbulimet shkencore dhe Kur'ani.

RRETH THثNJEVE Tث PROF. KRONER Nث LIDHJE ME Tث DHثNAT KUR’ANORE RRETH GJEOLOGJISث DHE FORMIMIT Tث TRUPAVE

Pjesa 4

PROF ALFRED KRONER:
"Shumë të vërteta të përmendura në Kur'an nuk qe e mundur që të vërtetoheshin në atë kohë, mirëpo sot përmes shkencës bashkëkohore u bë e mundur të vërtetohet ajo që u tha në Kur'an dhe në Sunne, para 1400 vitesh."

Dr ABDUL MEXHID EZ ZENDANI


Ky është prof. Alfred Kroner, njëri ndër shkencëtarët më të njohur botërorë të gjeologjisë. U bë i njohur në mesin e shkencëtarëve me kritikat që u bëri teorive të dijetarëve më të mëdhenj botërorë, në lëmin e gjeologjisë.

PROF ALFRED KRONER, Professor of the Department of Geosciences, University of Mainz, Germany. Professor Kroner is one of the world's most famous geologists, becoming well known among his colleague scientists for his criticisms against the theories of some of the major scientists in his field.


U takuam me të dhe i ofruam disa citate kur'anore dhe thënie të Pejgamberit, Muhammedit a.s. Më pas diskutuam rreth tyre.

Në fund prof. Kroner tha: "Duke menduar më thellë rreth këtyre çështjeve dhe rreth asaj se nga i mori Muhammedi (a.s.) ato njohuri, kur dihet se ai ishte beduin dhe analfabet, besoj se është e pamundur që vetë ai, të mund të sillte njohuri kaq të sakta mbi gjithësinë dhe krijimin e saj. Këto njohuri shkencëtarët i zbuluan vetëm para disa vitesh me anën e mjeteve të sofistikuara bashkëkohore."

Për të provuar faktin se Kur'ani nuk është rezultat i një njeriu analfabet, siç ishte Muhammedi a.s., prof. Kroner mori shembullin kur'anor, i cili flet mbi atë se gjithësia në fillim ishte një tërësi.

Në Kur'anin e shenjtë thuhet :

"A nuk e dinë mosbesimtarët se qiej dhe toka ishin një tërësi e Ne i ndamë ato dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi." (El Enbija, 30)

Fjala e përmendur në Kur'an "RETKAN", sipas komentatorëve të shquar të Kur'anit, Ibn Abasit, Muxhahidit dhe të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me ta), do të thotë se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e pastaj u ndanë.

Prof. Kroner mori si shembull këtë citat kur'anor, për të vërtetuar se kjo e vërtetë e përmendur në Kur'an s'mund të ishte rezultat i mendjes së Muhammedit a.s. dhe as i njohurive njerëzore të asaj kohe.

Prof. Kroner gjithashtu, shprehet:

"Një njeri që nuk dinte asgjë mbi fizikën nukleare, sipas mendimit tim, është e pamundur që para 1400 vitesh me mendjen e vet të zbulonte se toka dhe qiejt ishin një tërësi apo dhe shumë çështje të tjera rreth të cilave biseduam së bashku."

Sa herë që i jepej rasti, prof. Kroner mundohej t'i shmangej përgjigjes. Më kujtohet një rast, kur ne biseduam së bashku rreth vendeve arabe dhe e pyetëm atë: "A nuk ishin vendet arabe të gjelbëruara dhe të pasura me kopshte dhe lumenj?"

"Po" - u përgjigj ai. I thamë: "E kur ka ndodhur kjo?" Ai tha: "Në kohën e akullnajave, akujt e grumbulluar në Polin e Ngrirë të Veriut filluan të rrëshqasin drejt Jugut dhe, kur ato i ishin afruar relativisht gadishullit arabik, ndryshoi temperatura, gjë që bëri që ky gadishull të ishte një ndër vendet më të pasura me kopshte, lumenj dhe të reshura.

E pyetëm profesorin : "A do të jetë përsëri gadishulli arabik me kopshte dhe lumenj?" "Po" - tha ai. "Kjo është e vërtetë shkencore"

U befasuam me fjalët e tij dhe i thamë: Ju thoni se kjo është e vërtetë shkencore, kur kjo çështje ka të bëjë me të ardhmen?

PROF. KRONER tha: "Koha e re e akullnajave ka filluar. Akulli për herë të dytë ka filluar të rrëshqasë nga Poli i Veriut në drejtim të Jugut. Tani ai ka marrë rrugën e tij në drejtim të gadishullit arabik. Dëshmi për këtë është ajo që dëgjojmë mbi furtunat e forta, të cilat përfshijnë vendet veriore në Evropë dhe Amerikë. Kjo është dëshmi mbi atë që thamë. Shkencëtarët kanë edhe fakte të tjera rreth kësaj çështjeje dhe kjo është e vërtetë shkencore."

Pastaj i thamë profesorit: "Këtë që thatë ju, shkencëtarët arritën ta zbulojnë pas një kohe të gjatë hulumtimesh dhe me mjete të sofistikuara, të cilat lehtësuan dhe mundësuan këtë zbulim. Ndërkaq kjo e vërtetë është përmendur, nga i dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. para më shumë se 1400 vjetësh.
Në hadithin e transmetuar nga Muslimi, Muhammedi a.s. thotë:

"Nuk do të shkatërrohet bota, derisa vendet arabe të mos mbushen me kopshte e lumenj."

E pyetëm profesorin: "Kush e informoi Muhammedin a.s. se vendet arabe kishin qenë të pasura me kopshte dhe lumenj?"
"Romakët" - u përgjigj ai.

Mu kujtua se ai gjithmonë donte të gjente rrugëdalje. Vendosëm t'i bëjmë një pyetje tjetër:

E kush e njoftoi atë, se këto vende përsëri do të mbushen me kopshte e lumenj?

Gjithnjë mundohej të gjente rrugëdalje, por kur e kuptonte të vërtetën tregohej i guximshëm dhe e shprehte mendimin hapur.

Më në fund prof. Kroner pohoi: "Kjo patjetër duhet të jetë shpallur nga Zoti."

Pas diskutimit të gjatë që bëmë me të, ai deklaroi: "Besoj se të gjitha çështjet që janë përmendur në Kur'an, të cilat kanë të bëjnë me tokën dhe krijimin, si dhe me shkencën në përgjithësi janë të vërteta, të padiskutueshme. Këto mund të vërtetohen shkencërisht. Prandaj mund të themi se Kur'ani është libër që përmban të vërteta shkencore koncize. Vërtetimi i shumë fakteve të paraqitura në Kur'an në atë kohë ishte i pamundur. Sot shkenca bashkëkohore është në gjendje të vërtetojë atë që tha Muhammedi a.s. para 1400 vjetësh". [email protected]

Allahu është Thënës i së vërtetës. Në librin e Tij, në Kur'anin e shenjtë Ai thotë:

"Kurani është këshillë për të gjitha botët. Ju gjithsesi do ta kuptoni këtë, madje qoftë edhe më vonë" (Sad, 87, 88)

"Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit".

"E atyre që u është dhënë dija e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruarit. (Sebe, 6)

Perktheu:
Ajni Sinani


VAZHDON...
 
Back
Top