Zbulimet që ndryshuan botën, e zbuluesit nuk fituan gjë (Foto)

Ylli-1

Etnoshqiptar
01zb(1).gif

Të nxitur nga vdekja e Douglas Englebartit, i cili vdiq në moshën 88 vjeçare, BBC ka përpiluar listën e 10 shpikësve të mëdhenj që përkundër zbulimeve të mëdha nuk kanë fituar asgjë.
Englebart ishte një prej tyre. Ai e shpiku miun e kompjuterit, që përdoret nga çdo shfrytëzues kompjuteri, por ai nuk ka fituar gjë nga kjo.

Për këta 10 persona gjenial, që do të duhej të kishin miliardat nëpër duar, e nuk ia dolën ta fitojnë asnjë monedhë, mund të thuhet se nuk lindën nën një yll me fat. Ata kanë krijuar disa nga gjërat më të përdorura, pa të cilat jeta nuk mund të paramendohet, por fituan vetëm falënderime dhe të rrahura krahëve

1. Dioda LED


f.0722000524108_m.gif


Nick Holonyak Junior shpiku diodën e parë LED në vitin 1962. Ndonëse kolegët i thanë se zbulimi i tij meriton çmimin Nobel, ai nuk donte të dëgjonte për këtë.

''ثshtë qesharake të mendosh se dikush të ka borxh diçka”, ka thënë ai.

2. Fletat post-it

02zb(1).gif


Sot nuk ka kompani në të cilën nuk ka tavolina ku nuk gjenden fletët e vogla vetëngjitëse, që të ndihmojnë të kujtoni detyrat që duhet kryer çdo ditë. Kompania 3M çdo ditë shtet miliarda fletë të tilla, ndërsa gjithçka nisi më 1968, kur Spencer Silver shpiku ngjitësin që hiqet me lehtësi.

Fletët post-it sot janë pjesë e domosdoshme e furnizimeve për zyre dhe një nga mjetet më të dobishme të punës. Ato i futi në përdorim Arthur L. Fry.

3. Kallashnikovi AK-47

03zb(1).gif

Pushka me emrin Kallashnikov AK-47 është projektuar nga ushtari sovjetik Mihail Kalashnikov, derisa në spital shërohej nga plagët që mori në Luftën e Dytë Botërore.

Kallashnikovi pohoi se shpikja e tij ka për qëllim vetëm mirëqenien e vendit të tij.

Nuk ia vlen të theksojmë se sa kanë fituar tregtarët e armëve nga zbulimi i tij.

4. Gjilpëra e safirit

04zb(1).gif

Mary Kilik e shpiku gjilpërën e safirit për të dëgjuar disqet e gramafonit, por nuk ia doli të ketë leje për të edhe shumë vite i kaloi nëpër gjykata. Kështu, nuk fitoi gjë.

Më 1958 fitoi diçka, por një vit më vonë bankrotoi.

5. Hoverkraft

05zb(1).gif

Sir Christopher Cockerell përdori fshesë me korrent dhe kanaçe për të parë nëse teoria e tij ka kuptim, pasi i lindi ideja për ta bërë një automjet të cilin ai e quajti hoverkraft.

Udhëtimi i tij i parë me super-makinën u realizua më 1959, në mes të lokacioneve Calais dhe Dover. Me vite të tëra luftoi për të drejtën e tij, e në fund fitoi një shumë simbolike nga Korporata Nacionale britanike për Zhvillim.

6 Tetris

06zb(1).gif

Programeri rus Alexey Pajitnov zbuloi lojën e njohur Tetris me ndihmën e kolegëve nga qendra hulumtuese ruse më 1985. Por, gaboi, sepse tek 10 vite më vonë i kërkoi pagesat për të drejtat autoriale, pasi themeloi kompaninë The Tetris. Por, atëherë edhe nisi të bie interesimi për këtë lojë.

7. Radio me furnizim


07zb(1).gif

Shpikësi Trevor Baylis kohët e fundit tha se nuk ia del të jetojë në shtëpinë e tij në Twickenham të Londrës, përkundër milionave që ka sjellë shpikja e tij. Por, kompania me të cilën kishte marrëveshje e ndryshoi dizajnin, kështu që ai i humbi të drejtat, pra edhe mjetet materiale.

8. Karaoke

08zb(1).gif

Japonezi Daisuke Inoue ka mbijetuar duke ekzekutuar tupanët në një grup që kishte shprehi të lejonte mysafirëve e lokalit ta marrin mikrofonin e të këndojnë.

Pasi një natë grupi nuk mund të performonte, ai e lëshoi muzikën nga kaseta, pas së lindës i lindi një ide duke ndërtuar 11 pajisje për karaoke. Por, ai nuk e patentoi atë, kështu që nuk fitoi gjë.

9. MP3

09zb(1).gif

MP3 për një periudhë të shpejtë u bë standard për muzikën digjitale. Studenti gjerman i filozofisë me emrin Karlheinz Brandenburg, ishte përgjegjës për këtë zbulim të madh. Në projektin e tij nisi të punojë që në vitet ’80, por pasi nuk kishte para që ta distribuonte programin, në treg e lansoi si shareware dhe kështu humbi shuma shumë të mëdha parashë.

10 World Wide Web (www)

10zb(1).gif

Në të fundit, por jo me më pak rëndësi, gjendet Timothy Berners Lee, i cili fillimisht krijoi web-in që shkencëtarët të punojnë më lehtë në laboratorin hulumtues evropian CERN. Por, nuk fitoi gjë. Tekefundit edhe ai tha sekreti i tij i suksesit qëndron në faktin se shpikja e tij është falas dhe në dispozicion të të gjithëve. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top