Zbulimet e reja në Butrint

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Butrinti antik ka zbuluar këtë verë për arkologët surpriza të reja në mozaik. Hapësira e njohur si dhoma me maska për herë të parë ka zbuluar për vizitorët dhe studiuesit një hapësirë të re të zbukuruar me mozik gurësh të përmasave më të vogla të gjendura ndonjëherë në Butrint.

E vlerësuar si një prej veprave të artit antik, nder më të bukurat e gjetura ndonjëherë në Shqipëri, dyshemeja e dhomës me maska, një mjedis në funksion të teatrit të dikurshëm të Butrintit, paraqitet e zbukuruar me 5 figura antropomorfe në trajtën e maskave të teatrit, 3 meshkuj dhe 2 femra. Arkeologët thonë se mozaikët dhe afreskët zbukuronin dikur të gjithë këtë hapësirë.

Ata besojnë se ndërtimi i përket shekujve të parë të pas Krishtit dhe hapësira që po restaurohet këto ditë është fundi i një koridorri të gjatë të mbuluar me mozaik me përmasa 4 metra e 40 centimetra me 31 metra.
Shiko fotografinë 1425969
E mbështur prej Institutit të Arkeologjisë, Fondacionit Butrinti dhe Parkut Kombëetar ekspedita ka nzjerrë në dritë këto ditë edhe mozaikë të tjerë që paraqesin figura atropomorfe, objekte gjeometrike, simbolikë të mjaftueshme të lidhur me kultin e Dionisit si dhe një teknikë të lartë të punimit të tyre në kupolat e harqeve të godinës së Trikonkës.

Klejdi Zgurro njëri prej restauratorëve thotë se gjetjet janë optimiste dhe zbulimet në mozaik do të rrisin tërheqjen për parkun dhe do të ndihmojnë studiuesit të kryejnë vlerësime rreth jetës kulturore në këtë qytet në shekujt e parë pas Erës së Re.

Ekspedita kërkimore e rreth 15 arkeologëve, restauratorëve, vullnetarëve dhe punëtorëve ka nisur në fillim të muajit korrik dhe tashmë gjendet në fazën e konkluzioneve. /TCH

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top