Zbulime mahnitëse në Amfiteatrin e Durrësit

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Amfiteatri
I perket shkeullit te 1dhe te 2- te eres sone.
Amfiteatri i durrsit per nga madhesia mund te krahasohet me amfiteatrin e Polas dhe te Pomeut.
Ka forme elipsi dhe nje kapacitet 15 - 20mije spektatore, fakt ky qe ne menyre indirekte deshmon numrin e larte te popullsise se Durresit gjate antikitetit.
Amfiteatri i durresit ka nje arkitekture te vecante . Duke e njohur Durresin si zone sizmike, konstruktoret kane perdorur tekniken e galerive. Nje pjese e shkallareve eshte ndertuar mbi faqen e kodres, ndersa pjesa tjeter ne fushe, dikruar nga vete pozicioni i tij. Galerite ashtu si shkallarja perbejne nje element te vete ndertimit te monumentit.
Teknika e ndertimit te amfiteatrit eshte nje perzierje e murit me gur duke u alternuar me pese deri ne shtate rreshta tullash te lidhura me llac.


Jetë artistike mbi amfiteatër
Thuajse ka përfunduar veprimtaria për projektin e restaurimit dhe rifunksionalizimit të amfiteatrit, vepër e Fakultetit të Arkitekturës së Parmës në kuadër të projektit Interlink me Universitetin Politeknik të Tiranës. Amfiteatri antik i Durrësit mund të shfrytëzohet si arenë shfaqjesh, ndërsa galeritë e tij mund të kthehen në një muze të vogël, me shumë vlera. Projekti tashmë është
bërë publik jo vetëm për institucionet shqiptare, por edhe gjatë veprimtarisë "Pranvera italiane-Arti i të jetuarit dhe i krijimtarisë", që përfundoi në kryeqytetin e Japonisë në qershor të këtij viti..Dr. Ghiretti tha dje se projekti parashikon krijimin e një hapësire për shfaqjet mbi arenën e amfiteatrit, që do të mirëpresë rreth 1500 spektatorë njëherazi. Skena do të ngrihet me struktura të lehta në të
njëjtin shesh, pranë galerisë veriore, ndërsa përveç hyrjeve dhe daljeve aktuale, do të shtohen edhe kalimet e kontrolluara nga bulevardi kryesor i qytetit pranë bashkisë. Prof. Sara Santoro theksoi, se misioni i përbashkët arkeologjik, në kuadër të projektit "Durrësi" dhe zbulimet e rëndësishme ,tashmë duhen shoqëruar me veprime konkrete nga ana e pushtetit vendor në Durrës, për lirimin e zonës së arenës nga dy banesa, të cilat pengojnë gërmimet e mëtejshme arkeologjike, si dhe zbatimin e projekteve të ardhshme


Misioni i katërt arkeologjik në Amfiteatrin e Durrësit, ka nxjerrë në dritë, disa zbulime të reja mahnitëse. Pas gjashtë javë gërmimesh të përbashkëta të arkeologëve shqiptarë dhe atyre italianë, të drejtuara nga Misioni Arkeologjik i Universitetit të Parmës dhe nga Instituti Arkeologjik në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Monumenteve, arrihet një zbulim i ri arkeologjik në Durrës. Pas një njoftimi të shkurtër ditën e zbulimit, arkeologët rrëfejnë historinë e plotë të viktimave të tërmetit që goditi Durrësin në vitin 1273. Bashkëdrejtuesja e misionit, prof. Sara Santoro, thontë se nën pallatin mesjetar, që u gjet vitin e kaluar mbi amfiteatër, janë zbuluar godina dhe varre të tjerë. Sipas Santoros, gërmimet kanë nxjerrë në dritë pamjet dramatike të pasojave të tërmetit të vitit 1273, që shkatërroi qytetin dhe vrau një numër të madh banorësh.
Prof. Santoro tha se krijoi shumë emocion zbulimi i katër viktimave të këtij tërmeti (një burrë, një grua, një fëmijë dhe një i ri ) mes rrënojave të pallatit të bukur, i cili ishte ndërtuar në fillim të shek. XII në pjesën jugore të amfiteatrit.
Santoro shpjegon se poshtë kësaj ndërtese kanë dalë mure të tjera, që i përkasin godinave të mëparshme të shek. XXI, ndërsa në harqet dhe në shkallët e galerive jugore të amfiteatrit,janë zbuluar disa varre të shek. V pas Krishtit, me skelete dhe me simbole kristiane. Prof. Afrim Hoti, bashkëdrejtues i këtij misioni, thotë se kështu po sqarohet historia shekullore që e transformoi
këtë monument të madh, në një lagje të qytetit bizantin, duke kaluar më parë në një fazë të braktisjes dhe të shfrytëzimit, si varrezë dhe për qëllime fetare, e më pas një ripërdorimi të saj me
funksione banimi apo tregtare brenda rrethit të mureve të qytetit. Gjatë fushatës së fundit të gërmimeve, e cila ka filluar më 24 qershor dhe përfundon sot, janë gjetur shumë materiale qeramike, të cilat po studiohen nga arkeologët shqiptarë. Janë zbuluar monedha dhe metale, mes të
cilave një varëse e një prej viktimave të tërmetit. Mbi kockat njerëzore dhe ato të kafshëve
po kryhen testime shumë të thelluara për të patur informacione mbi ushqimin dhe mbi gjendjen shëndetësore të banorëve të lashtë të Durrësit. Këto hetime u janë besuar ekipeve italiane me famë ndërkombëtare, të cilat kanë zëvendësuar njëra -tjetrën në gërmimet e këtyre javëve.
Gërmimet përfshijnë 1200 metra katrorë. Në gjashtë javët e fushatës së katërt të misionit që vazhdon rregullisht që nga viti 2004 ,është punuar në një sipërfaqe prej 1200 metra katrorë dhe janë larguar 450 metra kub dhera. Tashmë thellësia e gërmimit ka arritur në 2.6 metra duke krijuar
mundësinë për të shijuar disa nga pjesët e panjohura më parë, kryesisht të periudhës bizantine
dhe asaj antike të vonë. Rreth 65 punonjës janë përfshirë në realizimin e këtij gërmimi, që këtë vit është financuar nga Qeveria italiane, nga Universiteti i Parmës dhe nga UNDP ART GOLD me një shumë të përgjithshme prej afro 42 mijë euro. Gërmimet janë mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë.
Ky është kantieri i parë i arkeologjisë urbane sistematike në Shqipëri. Po aplikohen teknikat më të përparuara të kërkimeve dhe dokumentacioni plotësisht i informatizuar. Mikrogravimetria, gjeosizmika, gjeoradari, termoluminishenca e qeramikës dhe xhamit, datimet me radiokarbon, analiza e izotopeve të kockave, hetimet petrografike, gjeoarkeologjike, fotoplanet dhe rikonstruksioni tredimensional, të realizuar në këto gjashtë javë, do të furnizojnë me informacione të reja dhe të panumërta mbi këtë monument të madh gjithë të interesuarit.




[video=youtube;t7gyR6LTIgw]http://www.youtube.com/watch?v=t7gyR6LTIgw]YouTube - AMFITEATRI I DURRESIT[/video]
[video=youtube;On8CkjTykLI]http://www.youtube.com/watch?v=On8CkjTykLI]YouTube - Anfiteatri Durresit (www.DurresWeb.org)[/video]
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top