Zbulime interesante!

Zbulime interesante!

Dr. Tarik Al-Suaidan në ajetet e Kur’ani Kerimit ka zbuluar se një gjë është e barabartë me tjetrën, p.sh. burrat janë të barabartë me gratë. Edhe pse kjo ka kuptim vetëm gramatikor, një e dhënë mahnitëse tregon se fjala burrë në Kur’an është e përmendur 24 herë dhe se po 24 herë është përmendur fjala grua, kështuqë jo vetëm që kjo frazë është e drëjtë nga kuptimi gramatikor, por është edhe një e vërtetë matematikore. P.sh. 24 = 24.

Në bazë të analizave të mëtutjeshme të ajeteve të ndryshme, ai ka zbuluar se ka përputhshmëri në tërë Kur’anin, ku thuhet se një gjë është e njejtë me tjetrën. Shiko më poshtë rezultatet mahnitëse të fjalëve të përmendura dhe numrin se sa herë janë përmendur në Kur’ani Kerim në gjuhën arabe.

Dunja ( njëri prej emrave për jetë ) – 115 herë dhë fjala Ahiret ( jeta e amshueshme ) – 115 herë.

Melaiket ( engjëjt ) – 88 herë, Shejtani ( Satani ) – 88 herë.

Jetë – 145 herë, vdekje – 145 herë.

Dobi – 50 herë, korrupsion – 50 herë.

Njerëz – 50, të dërguar – 50 herë.

Iblisi ( mbreti, kryepari i shejtanëve ) – 11 herë, kërkimi i mbrojtjës prej Iblisit – 11 herë.

Musibah ( fatkeqësi, kijamet ) – 75 herë, falënderim – 75 herë.

Lëmoshë ( sadaka ) – 73 herë, kënaqësi 73 – herë.

Njerëzit që nuk janë të udhëzuar – 17 herë, njerëzit e vdekur – 17 herë.

Muslimanë – 41 herë, xhihad – 41 herë.

Ari ( dukati ) – 8 herë, jetë e lehtë – 8 herë.

Magji – 60 herë, fitne ( çorientim, mashtrim ) – 60 herë.

Zekat ( tatimi që paguajnë muslimanët për të varfërit ) – 32, erekat ( rritja e begatisë ) – 32 herë.

Mendja – 49 herë, nuri ( ndriçimi, drita ) – 49 herë.

Gjuha – 25 herë, predikim – 25 herë.

Dëshirë – 8 herë, frikë – 8 herë.

Fjalimi publik – 18 herë, publikimi, reklamimi – 18 herë.

Vështirësi – 114 herë, durim – 114 herë.

Muhammed – 4 herë, sheriati ( mësimet e Muhammedit s.a.v.s. ) – 4 herë.

Burrë – 24 herë, grua – 24 herë.

Dhe… mahnitëse, apo jo?! Shiko se sa herë paraqiten fjalët e poshtëshënuara:

Salat ( falje, namaz ) – 5 herë.

Muaj – 12 herë.

Ditë – 365 herë.

Deti – 32 herë, toka – 13 herë.

Deti + toka = 32 + 13 = 45.

Deti = 32 : 45 x 100 = 71. 11111111 %.

Tokë = 13 : 45 x 100 = 28. 88888889 %.

Deti + Toka = 100. 00 %.

Shkenca bashkëkohore vonë e ka vërtetuar se uji mbulon 71. 111 % të tokës dhe se toka mbetet 28. 889 %.

A është kjo rastësi?!

Pyetja është se kush ia mësoi të gjitha këto të dërguarit Muhammed s.a.v.s.?! Menjëherë na vie përgjigjia se All-llahu i Madhërishëm ia mësoi të gjitha këto. Por gjithashtu Kur’ani na i mëson të gjitha këto.

“LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE IN-NI KUNTU MINEDH-DHALIMIN.

Nuk ka zot tjetër përveç Teje, Ti je i Madhërishëm, më të vërtetë unë kam gabuar.” (Kur’an, El-Enbija: 87)

(Breziiri)
 
Back
Top