Zbulime arkeologjike ne trojet shqiptare

Aver

.
V.I.P
Ne kete teme mund te postojme me te rejat, si dhe diskutimet, sa i perket zbulimeve te ndryshme arkeologjike ne trojet shqiptare.

Arrin në 2 mijë numri i artefakteve të gjetura në Kalanë e Prizrenit

Përveç vlerave të shumta të cilat i posedon Kalaja e Prizrenit, këtyre ditëve këtij monumenti historik i janë shtuar edhe më shumë atribute historie. Gjatë gërmimeve dhe restaurimeve të kësaj kalaje nga arkeologët, janë gjetur materiale te shumta arkeologjike. Materialet të cilat janë gjetur në brendi të Kalasë kalojnë shifrën dy mijë. Këtë e konfirmon për KultPlus arkeologu dhe drejtuesi i këtij projekti, Shafi Gashi.

“Gjatë gërmimeve ka dalë një arsenal i tërë i bredhave të topave, përgjithësisht i municionit të topave. Minimumi i katër kalibrave, bëhet fjalë për mbi 80 predha të plumbave që janë gjetur të depozituara mbi një strukturë të Kalasë. Këto predha i takojnë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për vetë faktin se aty është gjetur një monedhë e vitit 1967. Do të thotë janë të të njëjtës kohë kur Lidhja e Prizrenit bënte përgatitje për të rezistuar shtypjen nga Perandoria Osmane”, tha Gashi.

Ai tha se krahas municionit luftarak, gjatë gërmimeve kanë gjetur edhe gjësende të tjera si: qeramika, enë ushqimore e armë të tjera, kryesisht fragmente luftarake.

“Koleksioni arkeologjik që ka dalë gjatë gërmimeve në Kala ka shkuar në mbi dy mijë eksponate të armëve të ndryshme, veglave të ndryshme, enë kuzhine, enë rezervash dhe gjësende të ndryshme të qeramikës, pastaj është edhe një koleksion shumë i mirë i llullave (cigarllykut). Ky material është duke u trajtuar paralelisht nga profesionistët”, tregoi arkeologu Shafi Gashi.

Sipas tij ideja është që gjithë materialin që është gjetur brenda në Kala ta përgatisin për ta ekspozuar në një ambient i cili është duke u përgatitur si hapësirë ekspozuese brenda në Kala.
“Nga viti 2008 këtë projekt e kam unë nën kontroll dhe ne kemi bërë gërmime arkeologjike por në të njëjtën kohë edhe pastrim dhe restaurim. Edhe sot jemi duke punuar këtu në Kala. Sot kemi filluar më intensivisht pasi që është ndrequr më shumë koha. Atë pjesën perëndimore të murit e cila është rrëzuar ditë më parë nuk kemi mundur që ta restaurojmë pasiqë materiali që përdoret është llaçi gëlqeror dhe nevojitet kohë e mirë dhe temperatura të larta” vazhdon Gashi.

Sa i përket shembjes së murit në Kalanë e Prizrenit, ai tha se është një strukturë e murit perëndimor e cila është shembur në një gjatësi 3 metra dhe gjerësi 2 metra. Kjo strukturë është shembur si pasoj e faktorit natyror dhe si pasojë e erozionit. Gashi nuk e la në faj vetëm faktorin natyror, pasi sipas tij në ndërhyrjet që janë bërë në vitin 2008 nuk është vendosur shtresa mbrojtëse dhe nuk janë përfunduar si duhet punët në Kala.

Për përfundimin e kësaj faze të restaurimit Ambasada Amerikane dhe Ministria e Kulturës kanë ndarë një fond prej 350 mijë eurosh. Gjatë punimeve që po bëhen në këtë fortifikatë me sipërfaqe prej 1.5 hektarë, janë hasur objekte të veçanta që i përkasin periudhës së bronzit të vonë deri në luftërat e fundit ballkanike.

/KultPlus.com
 
Back
Top