Gjatë këtij viti Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ndotja e ajrit shkakton më shumë se tre milionë vdekje të parakohshme çdo vit, shkruan BBC. Sipas një studimi të ri, brenda mostrave të indeve të trurit janë zbuluar grimca të imëta të ndotjes.
Shumë studime janë përqendruar në ndikimin e ajrit të ndotur në mushkëri dhe zemër. Tani ky hulumtim i ri jep dëshminë e parë që grimcat e quajtura ‘magnetit’, të cilat formohen nga ndotja e ajrit, mund ta gjejnë rrugën e tyre në tru.
Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar 50.000 njerëz vdesin çdo vit nga ajri i ndotur
Sipas një hulumtimi të udhëhequr nga shkencëtarët e Universitetit Lancaster, Në Mbretërinë e Bashkuar 50.000 njerëz vdesin çdo vit me kushte të lidhura me ajrin e ndotur.
Ekipi i shkencëtarëve analizoi mostrat e indeve të trurit nga 37 njerëz, 29 prej të cilëve jetuan dhe vdiqën në Mexico City, një qytet i njohur për ndotjen e madhe dhe të cilët ishin të moshës nga 3 deri 85 vjeç. 8 të tjerët ishin nga Manchesteri, të moshës 62-92 vjeçare dhe disa kishin vdekur me probleme të ndryshme të sëmundjeve neurodegjenerative.
Shkencëtarja kryesore e hulumtimit në fjalë, Prof. Barbara Maher, më parë kishte identifikuar grimca magnetit në mostrat e ajrit, të mbledhura pranë një rruge të zënë në Lancaster dhe jashtë një termocentrali. Ajo dyshoi se grimca të ngjashme mund të gjenden në mostrat e trurit dhe kjo ndodhi.
“ثshtë tmerrësisht tronditëse. Kur studioni indet, i shihni grimcat të shpërndara në mes të qelizave dhe kur bëni një shkëputje magnetike ka miliona grimca, miliona në një gram të vetëm të indit të trurit. Ka një milion mundësi për të bërë dëm”-tha Maher.
Studimi i mëtejshëm zbuloi se grimcat kanë një formë të veçantë, gjë kjo që paraqet një çelës të rëndësishëm për origjinën e tyre. Magnetiti mund të ndodhë natyrshëm në tru në sasi të vogla, por grimcat e formuara në këtë mënyrë janë të dhëmbëzuara në mënyrë të veçantë. Grimcat që u gjenden në studim ishin jo vetëm më të shumta, por edhe të buta dhe të rrumbullakëta, karakteristika këto të cilat mund të krijohen vetëm në temperatura të larta të një motori të automjeteve apo sistemit të frenimit.
“Pra, për herë të parë kemi parë këto grimca ndotjes brenda trurit të njeriut. ثshtë një zbulim. Kjo është një fushë krejtësisht e re për t’u hulumtuar, për të kuptuar nëse këto grimca magnetit shkaktojnë ose përshpejtojnë sëmundje neurodegjenerative.”-tha Maher.
Ajri i ndotur, shkaktar i mundshëm i sëmundjes Alzheimer
Ndonëse nuk ka fakte dyshohet se toksidet, grimcat e oksidit të hekurit kontribuojnë në shkaktimin e sëmundjes së njohur si Alzheimer. Zbulimi i përshkruar nga hulumtuesit si “tmerrësisht tronditës”, ngre një sërë pyetjesh të reja në lidhje me rreziqet shëndetësore nga ndotja e ajrit.
Prof David Allsop, specialist i sëmundjes Alzheimer, sqaroi lidhjen që ndotja e ajrit ka me sëmundjen e përmendur “Këto grimca janë të bëra nga hekuri dhe hekuri është shumë reaktiv, kështu që është pothuajse e sigurtë se do t’i bëjë dëme trurit. Përfshihet në prodhimin e molekulave shumë reaktive të quajtura ‘specie reagimi të oksigjenit’, që shkaktojnë dëmtimin oksidativ dhe kjo është qartë e definuar. Ne tashmë e dimë se dëmtimi oksidativ kontribuon në dëmtimin e trurit të pacientëve me Alzheimer, kështu që nëse keni gjithashtu hekur me tru ka shumë gjasa të ju bëjë dëme. Kjo nuk mund të jetë e parrezikshme.
Portalb.