Zakonet

diku diku

Anëtar i Respektuar
Eshte nje sjellje konstante dhe uniforme e mbajtur nga njerzit me idene qe kjo sjellje eshte i detyrueshem..
E drejta zakonore (consuetudine) eshte ka qene dhe do jete gjithmone e rendesishme per shkencen juridike, dhe eshte pershtatur gjithmone si me evolocionin social po ashtu edhe me evolocionin doktrinal jurisprudencial, pa kete element pershtatje ne hapsire dhe ne kohe e drejta zakonore nuk do te vlente ose do te ishte e "pavlefshme " dhe nuk mund te kjonsiderohej si burim i se drejtes... popullorce nuk mund te merret nje norme pergjithesisht e pranuar si e detyrueshme nga njerzit ne shekullin 14 dhe ta klasifiojme ate vetem sepse kjo e drejte zakonore ka ekzistuar nje here e nje kohe.
- e drejta zakonore eshte burimi i se drejtes pra prodhon ligje
- e drejta zakonore sipas ligjit dmth i jep force nje norme imperative te se drejtes pozitive
- e drejta zakonore qe tejkalon pra eshte perpara ne kuptim kohe se sa norma e kodifikuar
- e drejta zakonore kunder ligjit eshte nje zakon qe ndiqet nga njerizit si i detyrushem por eshte kunder ligjit


si duhet te jete nje norme zakonore?

- ajo nuk duhet te jete kunder ligjit dhe normave imperative
- duhet te citohet ne ligje, rregullore, pra ne cdo rast ajo duhet te thirret si burim per interperetimin e nje rasti konkret kodi civil jep raste te tilla...p.sh rasti i kontratave.
- ne menyre qe te thirret e drejta zakonore rasti duhet te jete rilevant dhe duhet te jene esauruar elementet e tjrere juridik.

e drejta zakonore qe vepron me se shumti eshte ajo ne te drejten internazionale si ne akordet midis shteteve traktatet, kontratat, etj


e drejta zakonore vepron ne baze te evulocionit shoqerore dhe nuk mund te veproj as negativisht dhe as pozitivisht pasi kjo norme zakoni tregon nivelin dhe standartin e emancipimit apo te mentalitet te nje shoqeira dhe per rrjedhoje keto mentalitete prodhojne dhe te drejten zakonore.

Kodi i Lekes si prodhues e se drejtes zakonore
Ne radhe te pare nuk mund te merret per baze e drejta zakonore prodhuar si rrjedhoje e ekzitences se kodit te lek dukagjinit sepse mungon elementi i terriotrialitetit dhe si rrjedhoje nuk mund te perfaqesoje bashkesine e njerzeve dhe ne radhe te dyte ka humbur dimensionin juridik dhe efektin e saj ne kohe dhe ne hapsire...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zakonet

Ne lidhje te me drejten zakonore Kanunni ka nje ndikim te terthorte edhe ne ligjet moderne arsye:

- trajton objektin e se drejtes penale dhe te drejtes civile
- trajton subjektin e te drejtes civile dhe penale
- trajton te drejten si nocion abstrakt pavarsisht se kjo duhet te nenkuptohet ne interpretim
- rregullon rraportet midis njerzeve duke bere te mundur edhe nenshkrimin e kontratave verbale
- himnizon jeten e njeriut si te shtrenjte dhe percakton ate si derivat i se drejtes naturale edhe kjo arrihet nepermjet interpretimit
- pavarsisht kohes se aplikimit te tije mund te them se ka edhe nocione te pozitivizmit juridik
- trajton mire veprat penale duke gjetur menyra interpretimi te indizjeve
-trajton procedurat e administrimit te provave
- prova duhet te ishte legale pra e arritur nepermjet nje procedure te ligjeshme

etj etj
 
Pe: Zakonet

Kemi edhe zakonet e se drejtes nderkombetare

do ti shtjelloj ne nje moment te dyte ...jane shume interesante
 
Pe: Zakonet

Une thash se ishte informacioni per ca zakone te tjera :p

Zakonet,gjuha,ritet bejne pjese te normat kulturore te nje vendi ne mos gaboj.

Une jam per zakone brenda nje shteti jo per zakone midis qytetesh apo fshatrash
 
Pe: Zakonet

Jo, jane normat zakonore ose ligjet e pashkrume, eshte istitut juridik ne vete i cili studjohet prej shume shekujve, dhe s'ka lidhje me zakonet qe keni ndermend ju, gjuha shqipe nuk ka term tjeter dhe shpesh here ngaterrohen zakonet ose doket me zakonet normat ligjore te pashkruara, ne fakt e kam shpjeguar me siper.
 
Pe: Zakonet

Jo gjuha shqipe termat i ka te sakte po harrojme te vendosim ne kundrinoret,,

Ishte shaka ajo qe thash se me poshte te dhash pergj per ate cfar kishe postuar.

resp
 
Pe: Zakonet

Normat zakonore ndërkombëtare përbëhen nga një sjellje konstante dhe uniforme e Shteteve, përkatësisht, përsëritja e një sjellje të caktuar, e shoqëruar nga bindja e një sjellje të detyrueshme, perben te drejten zakonore nderkombetare. Kështu pra, ka dy elemente që karakterizojnë këtë burim: diuturnitas (ose praktike, e drejta zakonore) dhe l'opinio juris necessitatis (bindja e detyrushme e sjelljes). Ne konceptin abstrakt por edhe ne ate praktik e drejta nderkombetare perbehet vetem nga normat zakonore, duke pranuar nevojën/detyrimin për opinio juris, l'opinio juris necessitatis, te jete nje norme ligjore do te na conte ne nje gabim te pashmangshem juridik, pra ne konceptin e formimit te normes, si rrjedhim ne baze te praktikes formuar ne kohe dhe ne baze te mardheineve te krijuara midis shteteve arrihet ne konkulzionin se vetem e drejta zakonore eshte burim i nje norma e se drejtes nderkombetare, ku ne baze te saj eshte formuar dhe e drejta ligji i aplikushem sipas kesaj te drejte. E thene ndryshe, nuk mund te kete dy burime te se drejtes nderkombetare per aq kohe sa norma e detyrushme nuk eshte prodhur si e tille, e respektushme nga te gjitha shtetet, pasi do te ishte gabim qe nje norma te konsiderohet burim kur ajo akoma nuk eshte prodhuar, prandaj, per exelent e drejta zakonore mbetet elementi, faktori prodhuesi kryesosre i ligjeve nderkombetare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top