Z.Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote"

Bilderberg

Anëtar i ri
Z.Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote"


klajd-kapinova.jpg
Albanologu, perkthyesi, studiuesi dhe nje nder njohesit me te mire te letersise te tradites dhe bashkehore, i nderuari dhe respektuari z. Robert Elsie ka thene: "Letersia shqiptare nuk njihet ne bote..."
Gazetari i së përditshmes “Shekulli” (Tiranë) e pyet: "Shkas per pyetjen qe do t'ju bej tani, eshte nje shkrimi i se enjtes ne "Gazeten Shqiptare" nga perkthyesi i letersise shqipe Robert Elsie, sipas te cilit letersia shqiptare nuk eshte e njohur ne bote. Sipas jush a eshte e njohur letersia shqiptare sot ne bote dhe kush e percakton kete njohje, apo mosnjohje te saj?"
Elsie është albanolog, përkthyes i letrave shqipe ose autoreve të traditës dhe bashkëkohore shqiptare. Ai është më pranë burimeve kur deklaron faktin sipas te cilit letersia shqiptare nuk është e njohur në botë.
Rreth ketij mendimi i quajturi nga media “fenomeni” në fjale (brenda shqipfolësve e shqipshkrueve), nuk ka argumentuar asgje ne interviten e fundit hedhur po ne kete grup (toplisten e alb-shkences) nga biografi ose zedhenesi i tij z. اerçiz Loloci.
Une mendoj, se shkrimtari Kadare nuk ka pse merzitet dhe te na mbush mendjen ne shqiptareve, se kjo letersi qe perfaqesohet nga ai eshte e njohur ne bote. Per kete duhet prova dhe jo lojra fjalesh…

Edhe une bashkohem teresisht me mendimin real se letersia shqiptare eshte e panjohur bile do te thoja e paperfillshme ne bote. Pra ne nje fare menyre albanologu perkthyesi e studiesi Robert Elsie, sipas mendimit tim ka shume te drejte, kur thote se "letersia shqipe nuk eshte e njohur ne bote. Logjika eshte e thjeshte.
Kur nje i huaj si z. Elsie e thote kete te vertete ne s'ka pse te na vijne keq. Elsie eshte albanolog, perkthyes i letrave shqipe ose autoreve te tradites dhe bashkekohore shqiptare dhe eshte me prane burimeve kur deklaron faktin sipas te cilit letersia shqiptare nuk eshte e njohur ne bote.
Ne kete rast shume i mirenjohuri dhe punetori i palodhur i letrave shqipe z. Elsie ka thene nje te vertete, mbasi bota nuk eshte vetem nje qark i ngushte intelektualesh dhe politikanesh francez, por ne planetin tone ka mbi 6 miliard banore, qe me shumice jetojne ne 5 kontinente.

Ta marrim me shtruar. Duhet te ofrohet nga studiuesit e afërt të shkrimtarit “fenomen” koha se kur jane perkthyer (ne kohen e diktatures per propagande dhe jo vlera artistike) nje ose disa libra te z. Kadare dhe a ka perkthime mbas vitit 1990 te librave te tij dhe sa eshte tirazhi i tyre ne para vitit 1990 dhe sot?
Ne kolonite dhe ish-kolonite franceze ne kontinentin e Afrikes, ku si gjuhe zyrtare ose sekondare eshte frengjishtja letersia shqipe eshte e panjohur. Edhe ne France nuk e di se ne shkollat e larta apo universitete te studiohet letersia shqipe apo autoret shqiptare, sikurse studiohen ne universitetet shqiptare letersia franceze (te pakten ne Universitetin e Tiranes ne Degen e Gjuheve te Huaja dhe profilin me te ngushte te deges Gjuhe Letersi).
Lind pyetja, si mund te njihet leteresia shqipe neper bote, kur ajo nuk studiohet nga universitetet e botes qofte te Perendimit apo te Lindjes!?
Nese nje shqiptar ka arritur te jete profesor ne universitet amerikane kjo s'do te thote se ai jep lenden e letersise shqipe ne kete apo ate universitet. Nese ka te tille (qe do te deshiroja te kishte), do te thoja sa ndikon ai ne njohjen e letersise shqiptare ne shtetin apo universitetin ku ai eshte pedagog ose asistent pedagog ose punjonjes laboratori ne lendet: kimi, fizike, ekonomi, etj.

Askush nuk di se ne shtetin e اadit, Algjeri, gana etj., te jene botuar ose tregtuar libra te autoreve shqiptare apo te "fenomenit" te fabrikuar artificialisht nga media e ish-nomeklatures komuniste. Shume autorë afrikane jane te njohur ne Amerike, fale klubeve, qendrave kulturore, kishave metodiste protestane, katolike, evangjeliste etj., shoqatave dhe organizatave afrikano-amerikane qe jane me shumice. Ne Afrike jeton nje popullsi mbi 700 milione banore.
Nuk kemi pare deri me sot njerez ne qytetet e shteteve te Afrikes te vihen ne radhe per te lexuar letersi shqipe, por kemi pare helikoptere te OKB-se, Frances etj., qe te hedhin ndihma ushqimore per mbijetesen e ketyre njerezve te mire por fatkeq...
Edhe ne kontinentin tjeter gjithashtu ne Australi letersia shqipe nuk eshte e njohur. Kjo me sa duket lidhet me distancen e madhe kilometrike midis dy hemisferave veri - jug dhe se australianet s'kane pasur kohe te mesojne gjuhen shqipe.

Edhe ne shtetin shumetnik Indi (me shumicen e nje popullsie te varfer ose te tejvarfer sikurse quhen fakiret e Indise), me popullsi mbi 1 miliard banore letersia shqipe serisht nuk mendoj se njihet. Megjithate India dallohet per llojshmerine e kultures, shkrimtareve, aktor dhe filmat kinematografik, qe kane bere emer te madh edhe ne Planetin Amerike.
Ne Amriken Latine (Amerika e Jugut), ku flitet dhe shkruhet spanjisht (me perjashtim te Brazilit, ku flitet portugalisht), me sa kam biseduar me disa miq qe jetojne ne Neë York, letersia shqipe nuk njihet e per me teper as fenomeni i vetekrijuar nga media elektronike shqiptare.
Ne ShBA (me popullsi 302 milion banore) letersia shqiptare nuk njihet, mbasi nuk ka autor #1 best seller (te perfshire ne botimet e gazetes prestigjioze The Neë York Times). Shume vete nuk dine se ne cilin kontinent ndodhet Shqiperia dhe cfare gjuhe flitet atje.
A e dihet pse nuk eshte e njohur letersia shqipe neper bote. Sipas mendimit tim, kjo ka disa arsye, por mbi te gjitha eshte fakti se letersia shqiptare nuk njihet ne bote, sepse ne bote nuk njihet vete Shqiperia...

Nje mik amerikan me tha kohet e fundit se cfare gjuhe flitet ne shtetin tend: rusisht apo kinezshe, mbasi ai kishte lexuar se Shqiperia ka qene nen influencen politike dhe ekonomike te ish Bashkimit Sovjetik dhe me vone te Kines...
Ne revisten e perjavshme kritike letrare "Neë Yorker", pervec nje rasti para disa viteve ku është prezamtuar një përkthim i z. Bello nga frengjishtja në anglisht, asnjehere tjetër nuk kam lexuar letersi shqiptare qe botohet ketu ne Amerike.
Une e lexoj rregullisht prej disa vitesh kete reviste qe del cdo dite te hene ne treg. Me e njohur eshte letersia turke se ajo shqiptare.
Fituesi i اmimit “Nobel” per Letersi para disa viteve z. Pambuk, qe sot ka azil politik ne Amerike, eshte prezamtuar disa here me novelat e tij, ndersa Kadare asnjehere. “Te rrijme shtrember e te flasim drejte”, thote populli yne.
Ajo qe e demton shume leteresine shqiptare, nuk eshte bota qe se njeh letersine tone, por fakti se disa gazetare servile na flasin 24 ore per “gjeni”, “balzak”, “te perjetshem”, “te perbotshem”, “universal” etj., epitete, qe i bejne qefin me lajka shkrimtarit “fenomen”, duke e fryre e pompuar edhe atehere kur bota se njeh hic letersine shqipe e jo me ate si shkrimtar me para e prapashtesa levdatash kilometrike...

Ne Azi, ku eshte e perqendruar 2/3 e popullsise se botes letersia shqipe dhe autoret e saj (ose nder me te miret sikurse i quajne "kritiket" e shtypit sot ne Shqiperi si "fenomen", "disident", "gjeni te letrave shqipe", "balzaku i koheve moderne", etj.) jane te panjohur.
Kina me nje popullsi 1.3 miliard ze vendin e pare ne bote (sipas demografeve amerikane) per gjuhen me te folur dhe te shkruar dhe serisht letersia shqipe eshte e panjohur, mbasi nuk ka asnje autor best seller ose #1 te shitur ne librarite kineze...
Une mendoj, se njohja e letersise se nje shteti ka te bej edhe me zhvillimin ekonomik. Kina sot ka nje zhvillim ekonomik marramendes dhe se investitoret amerikane me shumice po i transferojne kapitalet e tyre financiare ne Kine sepse produktet e konsumit dhe krahu i punes kane kosto me te ulte.
Kjo ka bere qe Kina te jete ne qender te vemendjes te botes se sotme. Mbas ekonomise vjen edhe kultura, arti etj. Lojrat olimpike spektakolare te fundit te mbajtura ne Kine, ishin me teper nje zhvillim i kultures dhe artit 5 mijevjecar kinez.
Kinezet kane shume botime te tyre edhe ne Neë York ne gjuhen angleze, kane shkolla, qendra arti kulture dhe ne kete menyre ata promovojne arritjet e artit dhe kultures se tyre duke mos harruar traditen.

Komuniteti shqiptar ne Amerike nuk ka pasur dhe dhe sot s’ka qendra kulturore serioze te konsoliduara, por vetem grupe ose individe qe kane njetin e mire te bejne dicka pozitive per artin dhe kulturen e tradites te trojeve etnike shqiptare, por s'kane force financiare dhe aftesi bashkekohore organizuese. Edhe nje organizate e vetequajtur panshqiptare me emrin "Vatra" merret me shumë me politike shterpe dhe përçarëse dhe ben fushate elektorale per parti te caktuara, mbasi nuk merr vesht se cfare do te thote bashkim shqiptaresh rreth vatres apo interesim per promovimin e artit dhe kultures mbareshqiptare ne Amerike.

Ne shtetin me te zhvilluar ekonomik te Azise dhe te dyten ne bote pra Japoni nuk ka asnje autor shqiptar qe te kete sukses nga shitja e librave te xhepit. Ne Europe pervec Frances, ku ndonje autor eshte botuar (nen kujdesin e rregjimit komunist dhe me fondet e taksapaguesve shqiptare) ne disa mijera kopje nuk ka serisht edhe ketu asnje autor shqiptar best seller, mbasi edhe per "fenomenin" nuk ka asnje katalog me informacione te sakte per tirazhin, botimete herpashershme nga shitja e librave te xhepit me subjekt politik. Vete Enver Hoxha thuhet se ka bere shpenzime marramendese per perkthmin e "veprave" te tij ne shume gjuhe te botes per propagande dhe nuk dihet sa ka qene kostoja astronomike e tyre.
Per mendimin tim me shume zhurme behet ne mediat shqiptare per shqiptaret. Asnje nga autoret sikurse thuhet ne Shqiperi se jane te njohur qofte edhe ne France nuk shkruan librat e vet direkt ne gjuhen frenge, angleze qofte ky edhe "fenomeni" apo "gjeniu i letrave shqipe.
Dua te theksoj se edhe librat e z. Kadare jane perkthyer nga gjuha frenge ne anglisht dhe asnjehere nga shqipja ne anglisht, duke humbur edhe pak shije artistike qe autori eshte mundur t'i beje veprave politike te sponsorizuara teresisht nga shteti komunist deri ne vitin 1990...
Tani lind pyetja se ku eshte e njohur letersia shqipe e per pasoje edhe veprat e shkrimtarit (te shquar per boten shqiptare) z. Ismail Kadare, mbasi nuk ka asnje best seller per ta tundur para syve tone dhe lexuesve te huaj. Po jap vetem nje shembull.

Ne Amerike dhe bote deri tani jane shitur 7 milion libra (sipas gazetes The Neë York Times dhe revistes TIME) me autor Presidentin tone Barok Obamen, duke qene nder me te shiturit nder disa presidente te Amerikes te marre sebashku. Pra nje figure politike qe nuk ka me shume se 1 vit ne skenen politike amerikane dhe boterore botohen deri ne 7 milion kopje ndersa nuk dime sa sa eshte tirazhi i botimeve te gjithe autoreve shqiptare te perkthyer ne bote sot, kjofte dhe i "gjeniut" "shkrimtarit me te famshem nderkombetar Kadare" sikurse thuhet ne mediat shqiptare. Librat e z. Obama mund te lexohen edhe ne Kindle2... Edhe Dan Broën me librin e tij “Kodi i Da Vinçit”, i ka kaluar përmasat e vendit të vet dhe sot është më i përkthyeri dhe best seller, sikurse është ekranizuar kohët e fundit. A ka z. Kadare permasat e shkrimtarit të të ri të famshem amerikan bashkekohore #1 best seller, novelistit David Baldacci?

Deri me tani shkrimtaret tane shkruajne ne gjuhen shqipe per t'u lexuar nga lexuesit po shqiptare. Pikerisht mosnjohja e letersise shqiptare ne bote dhe konstatimi i drejte i albanolgut te njohur z. Robert Elsie nuk eshte bere objekt i analizave nga media shqiptare, te pakten sa kam mundur te lexoj deri me sot. Edhe vete z. Kadare ka dhene nje pergjigje të habitshme, me fra të te pergjithshme, esenca e së cilës mund të përmblidhet shkurt: fjale boshe, sikurse thotë populli “kodra mbas bregut” ose “korr e mos lidh” (qe te kujton politikanin cimcakez z. F. Nano, qe flet shume e s'thote asgje konkrete).

Pra, ne kete rast z. Elsie na la te kuptonim edhe pse ne mediat shqiptare behet zhurme shume rreth "fenomenit" ai eshte i panjohur ne bote. Kur kete konstatim me kohe e kam thene une dhe shume te tjere, te gjithe jemi quajtur trathtare, kunderkombetar etj. brockulla te fjalorit te diktatorit largkjofte ose Dulles se Gjirokastres.
Meqenese kete konstatim e deklaroi me ne fund drejte dhe sakte z. Elsie media "informative" hesht. Deri kur do te vijohet nga media servile te genjehet lexuesit fatkeq, se ky apo ai shkrimtar eshte kolos, gjeni, balzak, etj., epitete kilometrike te vendosur para dhe mbas emrit te personit kjofte ky edhe z. Kadare.
Une mendoj, se idhujt e krijuar prej rere shpejt koha do te tregoj se jane apo jo te tille. Te marrim vetem rasitn e Shqiperise.
Ne Shqiperi 3/4 e territorit te saj jane reliev kodrinor dhe malor, ku dhe eshte perqendruar edhe 55-60% e popullsise rurale. Ne zonat e thella malore, ende sot e kesaj dite nuk shkon shtypi dhe qarkullon libri artistik shqiptar dhe i huaj.

Te rinjte sot ne qytete por edhe ne katunde jane me shume te interesuar qe kohen e lire ta kalojne mes miqve dhe shokeve ne disko, shetitjet ne park, plazhe, eskursione, koncerte, kinema, party, internet, moda e fundit, veshjet bashkekohore, dyqanet, restorantet, pub-et, internet-kafe, toplista rinore argetuese, ëebsite personale, my space, facebook, chatroom, apo per te gjetur rrugen me te lehte per t'u larguar nga Shqiperia per nje jete shume me te mire se periudha e tejzgjatur tranzitore qe s'dihet se kur do te mbaroj etj. dhe nuk kane deshire te ngujohen me ore ose dite te tera duke lexuar libra politik, gazeta me shkrime kilometrike etj.
Nese nje te riut ne Shqiperi do t'i afrosh si dhurate nje liber te nje shkrimtari te njohur apo nje CD apo te shkoj per feste me shoket e shoqet, ai ose ajo sigurisht qe do te zgjedh te dyten.

Brezi i ri ne Shqiperi mbas vitit 1990, nuk eshte i interesuar te lexoj libra me kooperativista, dimra te vetmise se madhe, qe jane produkt i sistemit komunist, ndonese media qe trashegon mentalitet dhe aksion komunist per inerci shkyhet e bertet s eketo jane shume te bukura.
Ne Shqiperi nje shkrimtar kjofte edhe ky z. Kadare njihet vetem fizikisht ose si emer, mbasi asnjeri prej tyre nuk di te thote nje titull libri ose personazhi te veprave te tij.
Nje pjese e rinise qe jeton sot ne katund ka me shume interes te bej disa lek, dhe ne zonat e thella malore te kullosin bagetite se me ato ai nxjerr qumeshtin, mishin, gjalpin duke i kullotur ato sa me mire. Une nuk di se nje i ri qe del ne mal me bageti te marre me vete edhe librin. Ai preferon nje radio me bateri se nje liber. Nese ai do te lexonte librin delen do ta cante ujku apo do te rrezohej ne ndonje humnere...

Te rinjte ne qytet e kane mendjen tek argetimi qefi e jo tek librat. Edhe ndonje qe shkon ne universitet kerkon qe ta marr ate sa me lehte pa vrare mendjen shume.
Në të vetmet raste kur nje shkrimtar shqiptar njihet eshte kur profesori i deges se gjuhe letersise ne universitet i jep si teme diplome kete apo ate autor qe ai pelqen dhe nuk e le ne deshiren e studentit qe te mbroje diplomen me nje teme te tradites te pashkelur me pare ne fushen e hulumtimeve, duke sjelle nje risi edhe per vete kulturen shqiptare.
A eshte me mire te debatohet me argumente per konstatimin e sakte te perkthyesit, studiuesit dhe albanologut bashkekohor z. Robert Elsie se te flitet per fenomene te rreme qe nuk ekzistojne ne realitet jo vetem ne Shqiperi por as ne bote!?...

Ju kerkoj ndjese per zgjatjen e mendimeve te mia. Admiroj kurajon civile te z. Elsie qe me ne fund tha nje te vertete, se letersia shqipe nuk njihet ne bote, e vertete e cila e ka bere z. Kadare te ndihet ngusht, por edhe me ngusht ata qe 24 ore dhe 365 dite e vitit na mbysin me shkrime kilometrike me te paverteta. Tani e mbrapa do te vijoi te delete serisht shkrime dhe informacione qe vijne per z. Kadare se eshte perkhtyer ketu e atje, mbasi nuk kam kohe te shkaterroj syte me levdata dhe vetelavdata.

Faleminderit per vemendjen!

Klajd Kapinova New York
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top