Yjet tradhtar dhe patriotet e paafte !

Hartini

Antarë i Respektuar
“Patriotët” e paaftë dhe yjet “tradhtarë”
Fillimi | Opinione | “Patriotët” e paaftë dhe yjet “tradhtarë” | Add to Facebook Share
Madhësia: Decrease font Enlarge font Published 12/10/2013 22:27:00
image
Mero BAZE

U bë e bezdisshme deri në neveri përpjekja për të klasfikuar Kombëtaren tonë si viktimë të mungesës së patriotizmit të kosovarëve të talentuar që nuk luajnë me të. Nuk dua të përsëris argumentat që kanë dhënë për këtë temë plot kolegë gazetarë dhe as thirrjen për të ndalur histerinë ndaj atyre djemve të talentuar me origjinë shqiptare, që po i japin emër futbollit europian. Por, ky debat sot rrezaton të vërtetën e madhe se si ne shqiptarët në Shqipëri, edhe suksesin e duam të na e dhurojnë.

Që të kesh një ekip Kombëtar të suksesshëm duhet të kesh një kampionat kombëtar të suksesshëm, duhet të kesh një Federatë profesioniste, dhe një sistem të tërë të rekrutimit dhe përgatitjes së talenteve nga shkolla fillore, deri në moshën e ekipit kombëtar.

Shqipëria e sotme është një varrezë e madhe sportive. Në asnjë shkollë thuajse nuk ka më klasa sportive, në asnjë qytet thuajse nuk ka më rrethe sportive që të përgatisin talente dhe gati asnjë ekip i yni, nuk ka më një strukturë rekrutimi dhe fidanishte të sportistëve të rinj. Të gjitha ekipet forcohen ose dobësohen sipas ndonjë konjukture politike, dalin kampion, ose bien nga kategoria në varësi të faktit nëse presidenti i ekipit ka pasur shok Ridvanin dhe ka kaluar ndonjë maune kafe pa doganë, dhe shpallen ekipe katundi kampion, boll të mobilizohen një vit gjithë politikanët e atij katundi, ku tek ne janë me shumicë.

Duke mos pasur një kampionat kombëtar, duke mos pasur një mjedis sportiv dhe vlera sportive, Shqipëria dhe në sport i ngjan ekonomisë së saj konsumatore, ku pleqtë dhe plakat e ngelura këtu, pavarësisht moshës, për të jetuar presin ndonjë lek nga emigrantët.

Kombëtarja jonë tashmë e ka aq të konsoliduar këtë traditë, sa në ekipin e saj janë vetëm 5 për qind lojtarë të kampionatit shqiptar dhe më pak se gjysma shqiptarë të Shqipërisë. Si i tillë, ky ekip Kombëtar formohet mbi aftësinë që kanë ****erët e Federatës për të rekrutuar talente mesatare nga shqiptarët e Kosovës jashtë Shqipërisë. Nuk dua të dyshoj se ata janë selektivë kur vjen fjala për talente si Shaqiri, Jonuzaj, Xhaka etj, por kanë dështuar me ta, se si injorantë që janë, nuk kanë mundësi t’i kuptojnë a janë talente a jo, kur ata kanë kërkuar në moshë të herët të luajnë me ne. Ata përgjithësisht bazohen tek talente që shkëlqejnë pasi janë bërë popullorë në ekipet e tyre. Atëhere ke pak shanse të marrësh yje si Jonuzaj, Shaqiri apo Xhaka, pasi është fyese që në një vend parazit, ku mendohet vetëm për të vjedhur dhe per t’u mburrur, të bësh një ekip Kombëtar me yje, në një fushë me baltë të viteve 30-të dhe në një mjedis sportiv tërësisht jo konkurrues dhe pa vlera.

Me këto kritere i bie që ne t’i kërkojmë Rita Orës të vijë të këndojë me Mandin e Nishtullës këngën “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan”, t’i kërkojmë Xhim Belushit të vijë të luajë në Estradën e Ballshit dhe nobelistit Ferid Muradi të vijë të punojë tek Antibiotiku, meqë ka marrë çmimin Nobel për viagrën, por ka origjinë shqiptare.

Ky debat është i turpshëm jo pse u themi yjeve tradhtarë dhe plehrave patriotë, por mbi të gjitha, se ngrihet si debat nga ata që duan të mbulojnë të vërtetat e dhimbshme të dështimit të sportit në Shqipëri, si një histori vlerash konkurruese. Shqipëria i kërkon sot yjet e sportit me origjinë shqiptare me këmbënguljen që një bixhozxhi i sëmurë mendon që do bëhet i pasur duke shkuar tek kazionoja e lagjes, meqë e ka të vetën. Shqipëria e ka shkatërruar tërësisht sportin. E ka shkatërruar në themel, e ka hequr nga edukimi i të rinjve, e ka hequr nga mendja e qytetarëve si një fenomen konkurrues, dhe e ka kthyer në një çështje lobimi. Ka boshatisur stadiumet, ka zhdukur interesin e shoqërisë për të, dhe tani përgjegjësit e kësaj masakre provokojnë debate shterpë, për të mbuluar përgjegjësitë e tyre.

Mua Shaqiri, Xhaka dhe Behrami më bëjnë krenar në Brazil, duke luajtur për Zvicerën, pasi kjo është një e vërtetë që e meriton të nderohet. Ai vend i mori emigrantë dhe i bëri yje, ne duam t’i marrim yje dhe t’i bëjmë tradhtarë. Unë ndjehem i respektuar nga Zvicra që u ka dhënë mundësi bashkëkombasve tanë të tregojnë talentin, ndryshe nga atdheu im, që i vret ata. Unë ndjehem krenar për djaloshin e ri Jonuzaj që po shkëlqen në Angli, duke na nderuar kombin tonë dhe nuk do ta lejoja kurrë të mbyllte karrierën e tij duke ju dorëzuar mafies së shëmtuar të futbollit shqiptar, duke varrosur dhe atë emër që po ja jep Anglia. Ata janë bërë krenaria jonë pa asnjë meritë tonën, biles për shkak të problemeve tona si komb. Ata ikën emigrantë se kombi i tyre nuk i mbante dot dhe falë mundësive që u dha perëndimi, shkëlqyen.


Ne nuk mund të shtrijmë këmbët më shumë se sa kemi jorganin. Ne duhet të kemi sport, pa të kemi Kombëtare, duhet të kemi festivale, pa të kemi këngëtarë, duhet të kemi shkencë dhe mjedis shkencor, pa të kemi shkencëtarë, duhet të kemi një shoqëri konkurruese që të kemi vlera të dala nga konkurrenca. Nuk mund ta shtyjmë gjithë jetën si komb që pret të kthehen djemtë nga kurbeti për të na sjellë para dhe famë. Nuk mundet që paaftësinë tonë për të prodhuar vlera nga konkurrenca, ta zëvendësojmë me aftësinë tonë për të prodhuar tradhtarë nga zilia. “Patriotët” e paaftë të këtij vendi, janë në të vërtetë tradhtarët real dhe yjet e kombit tanë në perëndim, të vetmit ambasadorë të kombit tonë që duhen respektuar.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Yjet tradhtar dhe patriotet e paafte !

E kam lexuar pos asaj neveris qe me ngjall Mero Baze si person qe shkon kah fryen era shkrimi eshte realist vetem sa i perket njeres ane asaj qe mundohet te paraqes shqiptaret si te paafte edhe mundohet te etiketoj federaten qe krejt mllefin e tyre e kan aty .....
Shqiperia eshte nje vend i varfer ne kemi probleme te medhaja edhe ne pergjithesi une si klasifikoj shqiptaret e Kosoves si Kosoves po si Shqiptar..
Federata ka mungese aftesie ne menaxhim po asgje nuk arsyeton veprimet e shaqirit,behramit ,xhakes etj shqiperia eshte si nje foshnje qe duhet ta ushqejme me rregull qe te rritet e te behet e fuqishme ...
Desha te te beje nje pyetje qfare Humbi Diddier Drogba ne karriere qe nuk luajti per Francen po per bregun e fildisht?
Asgje Drogba e shume te tjere do te kujtohen si futbollistet qe nuk u shiten per pare kurre eshte ikona e afrikes ....E ne qfare themi ku nuk ka uje drita e vuajme per buke si komb te merret qeveria edhe me femijet e gyrbetqarve .....
Shqiperia sna ka borxh asgje askujt ne i kemi borxh shqiperise edhe jeten...e kan thene burra me te medhenje se ne kurre mos pyet qfare beri atedheu per ty po qfare bera une per te....
Federata vazhdon gabimet e veta ata qe po deshtojne ne kombetaret ku synojne atehere po kthehen te vendi i origjines....Duhet ta marrin vesh te gjithe se shqiptar lind nuk bohesh.....
Kombetares i ra ne mend veq masi u bon yje ky o problem qe duhet zgjith nga vete prinderit e jo per qdo gje te fajesohet shteti federata etj....
Federata i ka fajet per inffrastrukture per investimet brenda shqiperise qe eshte e veshtira ta thuash po ske dy lojtare kualitativ edhe parase me fillu kampionati dihet kush del kampion...

Sa i perket ketyre flliqanave te kosoves per mua jan ne nje nivel me gjergji konen e sotir Nonin...

Veq Nje Zot veq Nje Shqipni .....

Ata qe qesin shqiponjen ne kom e i japin gol kombetares ata se meritojne respektin e asnje shqiptari,sidomos kjo urrejtje qe eshte be s hume e madhe se keta shqiptaret e mi te Kosoves mendojne se po te mos ishin Shqi[taret e Kosoves sdo te kishte Kombetare po gabim jan se kombetarja ka egzsitu edhe ka me egzistu sa te merr fryme qofte edhe nje shqiptar i vertet...
 
Titulli: Yjet tradhtar dhe patriotet e paafte !

Mero Baze mund te jet si te doj por ne kte pik ka prekur realitetin e sotem qe ndodh ne vendin ton askujt sdo i vinte mir por realiteti sot ky esht..!
 
Titulli: Yjet tradhtar dhe patriotet e paafte !

Që të kesh një ekip Kombëtar të suksesshëm duhet të kesh një kampionat kombëtar të suksesshëm, duhet të kesh një Federatë profesioniste, dhe një sistem të tërë të rekrutimit dhe përgatitjes së talenteve nga shkolla fillore, deri në moshën e ekipit kombëtar.

Shqipëria e sotme është një varrezë e madhe sportive. Në asnjë shkollë thuajse nuk ka më klasa sportive, në asnjë qytet thuajse nuk ka më rrethe sportive që të përgatisin talente dhe gati asnjë ekip i yni, nuk ka më një strukturë rekrutimi dhe fidanishte të sportistëve të rinj. Të gjitha ekipet forcohen ose dobësohen sipas ndonjë konjukture politike, dalin kampion, ose bien nga kategoria në varësi të faktit nëse presidenti i ekipit ka pasur shok Ridvanin dhe ka kaluar ndonjë maune kafe pa doganë, dhe shpallen ekipe katundi kampion, boll të mobilizohen një vit gjithë politikanët e atij katundi, ku tek ne janë me shumicë.

Duke mos pasur një kampionat kombëtar, duke mos pasur një mjedis sportiv dhe vlera sportive, Shqipëria dhe në sport i ngjan ekonomisë së saj konsumatore, ku pleqtë dhe plakat e ngelura këtu, pavarësisht moshës, për të jetuar presin ndonjë lek nga emigrantët.

Jam shume Dakort...... taman edhe ne sport i ngjan ekonomise Konsumatore, Turp!!
 
Titulli: Yjet tradhtar dhe patriotet e paafte !

Duhet me pas me Honger buke e atehere me prit diqka me nda edhe per sport,ska shkolla sportive ne shqiperi ski polic qe din me te ndal me ti lyp dokumentet si njeri ...
 
Pe: Yjet tradhtar dhe patriotet e paafte !

Mero Baze eshte nje gur i sistemit dhe mos te dale dhe te bej bla bla sepse ai e di vete se ku jeton dhe si jeton dhe se nga i mori leket edhe ti mero je pjese e mafies etj dhe kete e din shume mire.... nuk mund te pranoj ty qe te flasesh ne kete menyre aq me shume qe te njoh personalisht.....

Llogjika e mero bazes eshte kjo qe asnjeri mos te bej perpjekje per kete vend mos te vij asnjeri ketu ...ore me duket llogjik BIZANTINE me vjen per te qeshur ahaha

djemt e rinje duhet te vijne ne shqiperi ata qe kane talentin sepse nese nuk vjen asnjeri ketu si do te ndryshoj ky vend ???

duhet qe dikush te sakrifikoj nuk po them qe te behet martir por dikush duhet edhe ne futboll te bej hapin e pare te vije ketu dhe te luaj futboll te gjej rrjeten dhe te bej gol nuk po i kerkon njeri te merret me politike e me presidentin e fshf.... thjeshte te vijne ketu dhe te bejne gola ...o Baze e di se si je ti nje negativist i shquar ....

Nuk jane tradhetare dhe eshtre gabim te quhen ama kombin e vet nuk e kane respektu dhe e kam thene qe parimi me i madh i njerxzimit eshte reciprociteti.

talenti z. baze lind edhe ne maje te malit talenti eshte talent dhe luan kudo ne rrugica ne llaq me top me letra etj ne po flasim per talent .....

Baze me bej nje nder mos shkruaj me per futbboll merru me salen dhe me edin se ajo eshte puna jote me e mire ..hajde
 
Titulli: Yjet tradhtar dhe patriotet e paafte !

Pse kurre nuk po permenden keta qe e mohojne edhe faktin e te qenurir shqipetar

Sotir Nini tash SOTORINIS NINIS, Luan shabani tash LUANIS TSABANIS Mirela Manjani kampione ne shtize tash quhet MIRELAS MANJANIS, Pirro Dhima kampion i trefishte tash quhet PIROS DIMAS. Viktor Mitro tash quhet VITORIS MITROS, Agron Xhelili tash quhet AGRONIS TZELILS ,,, Vëllezërit Trasha tash THEHOARIS TRASAS DHE GERTIS TRASAS. Gjergji Kone tash PANAGIOTIS GIORGIOS KONE (ky e urren veten qe eshte shqipetar). Greqine e perfaqesojne edhe Elin Dhimuço, Panajot Kone. Albi Kondi etj etj etj….
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top