Xhorxh Tenet - Sulmi mbi Amerikë nga dritarja e CIA-s

Lauri

Anunnak
Ka dalë në qarkullim ditët e fundit një libër mjaft interesant. Fjala është për kujtimet e ish-kreut të CIA-s Xhorxh Tenet, “Në syrin e ciklonit”. Shtëpia botuese WESO, ka sjellë në shqipërimin mjeshtëror të Xhevdet Shehut, një dëshmi unikale të njeriut që drejtoi agjencinë më të fuqishme të informacionit në botë, në ditët kur Al Kaeda sulmonte Kullat Binjake e Pentagonin, duke e futur botën në një dimension të ri drithërues: atë të terrorizmit islamik global. Po nisim botimin e një pjese të këtyre kujtimeve, pikërisht nga dëshmia e Tenet mbi orët e sulmeve terroriste mbi SHBA


Në mëngjesin e 11 Shtatorit, ditën që ndryshoi gjithçka, në tetë e gjysmë unë takova ish-senatorin Dejvid Boren për të ngrënë mëngjes në Hotelin St. Regis, në rrugët 16 dhe K në Uashington. Presidenti ishte jashtë qytetit, duke udhëtuar për në Florida, çka donte të thoshte se nuk kishte njoftim të shkurtër të përditshëm presidencial. Dejvidi më kishte nxjerrë nga terri në vitin 1987, duke më punësuar si shef stafi i Komisionit të Zgjedhur të Senatit për shërbimin inteligjent, të cilin ai e kryesonte. Unë mezi prisja, sikurse kisha bërë gjithnjë, ta kalonim bashkë atë mëngjes.
Ne sa kishim zënë vend, kur Tim Uardi (Tim ثard), i cili ishte duke drejtuar ekipin tim të sigurisë atë ditë, erdhi drejt nesh me një çehre tejet të shqetësuar. Siç ia donte puna, Timi ishte një njeri i qetë dhe gjakftohtë, por sjellja e tij ishte kaq urgjente kur ai na ndërpreu, saqë nuk kishte dyshim se kishte medoemos diçka të rëndësishme. Unë u largova paksa nga tryeza dhe ai më tha se një aeroplan kishte goditur Kullën Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë. E kuptova që shumica e njerëzve menduan se përplasja e parë ishte një aksident tragjik. Por përplasja e aeroplanit të dytë me kullën e dytë u tregoi atyre se diçka shumë më e keqe po ndodhte. Por nuk ishte rasti që unë të mendoja gjatë për këtë. Ne kishim jetuar shumë afër me mundësinë e një sulmi terrorist mbi Shtetet e Bashkuara. Menjëherë mendova se kjo kishte të bënte me al-Kaedën.
Ia thashë lajmin senatorit Boren. Ai më përmendi Bin Ladenin dhe më pyeti me zë të lartë nëse kjo është ajo ku ishte përfshirë Musai. E kuptuam që të dy se unë duhej të ikja menjëherë. Hipa në makinë me Tim Uardin dhe, me dritat e ndezura, filluam të ngasim me shpejtësi për në seli.
Të gjitha njollat e rastësishme që kishim parë filluan të marrin formën e një monstre. Me sa më kujtohet, në ato minuta të para koka ime ishte duke shpërthyer nga telefonatat. Përnjëherësh më shkoi mendja te komploti “Bojinka” për të hedhur në erë njëzet avionë amerikanë mbi Paqësor dhe një plan në vijim për të fluturuar një aeroplan të vogël brenda selisë së CIA-s, i cili ishte prishur në vitin 1994.
Bota jonë e sigurt amerikane ishte përmbysur. Lufta kundër terrorit kishte ardhur në brigjet tona.
Rrugës i telefonova shefit të stafit tim, Xhon Mozmanit, dhe i thashë të mblidhte stafin e ngushtë në sallën e konferencave ngjitur me zyrën time, tok me njerëzit më të rëndësishëm të Qendrës së Kundërterrorizmit. Nëpër gjithë atë ferr të shfrenuar, ishte e vështirë të merrje thirrje përmes telefonit të sigurisë. Shkurt, unë isha krejtësisht i bllokuar në komunikim midis St. Regis-it dhe Langlejit, njëzet minutat më të gjata të jetës sime. Nuk kisha mbërritur ende në seli kur, ndërsa isha duke dalë nga rruga “Xhorxh Uashington” me rreth tetëdhjetë milje në orë, mora vesh se një aeroplan i dytë kishte goditur Kullën Veriore.
Ndërsa mbërritën raportet e para për aeroplanët që goditën Qendrën Botërore të Tregtisë, Gjeneral lejtnant Mahmud Ahmedi, shefi i shërbimit ndërinteligjent të Pakistanit (ose ISI), dhe një ndër njerëzit që mund të kishin bërë më shumë për të na ndihmuar në kapjen e Usama bin Ladenit para 11 Shtatorit, ishte në Kapitol Hill me kongresmenin Lindsej Grehem, përfaqësuesin Porter Gos, i cili në fund do të më zëvendësonte mua si Drejtor i CIA-s, dhe të tjerë. Një gjysmë ore më vonë, Mahmudi ishte duke i dhënë makinës përgjatë Bulevardit të Kushtetutës, kur dikush shquajti një shtëllungë tymi që ngrihej nga përtej Potomakut – shenja e parë se Pentagoni ishte goditur. Në të njëjtën kohë, Shefik bin Laden (Shafiq bin Ladin), vëllai kundërshtar i Usama Ben Laden, ishte në një konferencë vjetore të investuesve të Grupit Carlyle, në Hotelin Ritz-Carlton, diku pranë këndit midis meje dhe bllokut të godinave nga ana e Shtëpisë së Bardhë. Tre oficerë të lartë të CIA-s – اarli Alen, Don Kerr dhe Xhon Rusak – ishin duke ngrënë një mëngjes të planifikuar prej kohësh në Agjenci me Komandantin e Marinës Kirk Lipold, i cili kishte qenë oficer komandues i destrojerit Cole kur anija u sulmua në Jemen. Natyrisht që shumica e diskutimeve u përqendrua mbi terrorizmin. Pjesëmarrësit e Agjencisë më thanë më vonë se Lipoldi ishte i dëshpëruar që populli amerikan ende nuk e kuptonte rrezikun që i kanosej. Do të duhej ndonjë “ngjarje tronditëse”, tha ai, që të zgjohej ky popull. Pas mëngjesit, Lipoldi shkoi në Qendrën e Kundërterrorizmit për disa takime. Kur Qendra Botërore e Tregtisë u godit pak minuta më vonë, اarli Alen i telefonoi komandantit dhe i tha “Ngjarja tronditëse sapo ndodhi”. اuditërisht, Lipoldi u kthye me ngut në punë, duke arritur tamam në kohë për të parë American Airlines Flight 77 të kridhej në Pentagon.
Edhe tani, pesë vjet më vonë, e kam të vështirë të përshkruaj gjendjen në sallën e konferencave kur, më në fund, mbërrita. Mendoj se ora shënonte me përafërsi 9.15. Dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë ishin goditur dhe unë nuk mendoja se kishte ndonjë person në sallë që të kishte qoftë edhe dyshimin më të vogël se ne ishim në mes të një mësymjeje në shkallë të gjerë, të orkestruar nga al-Kaeda.
Shefi i CTC-së, Kofer Blleku, kujton të ketë folur me Dejl Uatson (Dale ثatson), shefin e kundërterrorizmit për FBI-në, me njëlloj kodi të fshehtë gjatë gjithë asaj dite. Mendoj se kjo ka të ngjarë të jetë e vërtetë për më të shumtit nga ne, në një shkallë më të madhe apo më të vogël. Fjalitë nuk kishin nevojë të thuheshin deri në fund; mendimet gjysmë të shprehura ishin krejtësisht të kuptueshme. Ne kishim qenë në këtë gjendje prej shumë kohësh, duke menduar për të në shumë mënyra.
Por të parashikosh një sulm dhe ta përjetosh atë kur ndodh – të shikosh rënien e Qendrës Botërore të Tregtisë – nuk janë e njëjta gjë. E para është shkencore. E dyta, me shpejtësi shndërrohet në organike, ndërsa niveli i ankthit në sallën e konferencave në atë orë të parë ishte i jashtëzakonshëm. Vetëm pak minuta pasi ishte goditur Kulla Jugore, Qendra e Kundërterrorizmit mori një raport ku të paktën një avion tjetër udhëtarësh ishte zhdukur. Në orën 9.40, Xhon Meklaflin dhe Kofer Blleku morën pjesë në një konferencë të siguruar me video me Dik Klarkun, nga Shtëpia e Bardhë. Në atë kohë Pentagoni sapo ishte goditur, ndërsa ne dinim se aeroplanë të tjerë kishin humbur. Në mbarim të goditjes së Pentagonit, filluan të bien telefonat – jo nga shërbimi i fshehtë, por nga miq dhe kolegë, të cilët përcillnin thashethemet që po pushtonin Uashingtonin dhe që shpresonin se ne do ta dinim se çfarë ishte e vërtetë dhe çfarë e gënjeshtërt; një bombë kishte shkuar bosh në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë; Kapitoli dhe Departamenti i Shtetit ishin në flakë. Në fakt, ne nuk e kishim idenë se çfarë ishte e vërtetë dhe çfarë jo, por gjithkush ishte duke pyetur, çfarë tjetër? Aty erdhën njoftimet për disa aeroplanë që nuk u përgjigjeshin komunikimeve nga toka dhe ndoshta ishin duke fluturuar drejt Uashingtonit. Disa oficerë të Qendrës së Kundërterrorizmit na kujtuan se dikur anëtarët e al-Kaedës kishin diskutuar për fluturimin e një avioni drejt selisë së CIA-s, katin e sipërm të së cilës e zinim ne në atë kohë.
Më kujtohet pyetja që i bëra Majk Holfelderit, shefit të ekipit tim të sigurisë, dhe ajo çfarë rekomandoi ai. “Le të ikim që këtu,” u përgjigj ai. “Le të largohemi.” Unë hezitova. Ne nuk donim që punonjësit tanë ose bota të mendonin se ne ishim duke braktisur detyrën. Por, nga ana tjetër, nuk donim të rrezikonim jetën e njerëzve tanë pa qenë nevoja dhe, sikurse tha dikush në sallën e konferencave, në rast se ndërtesa ishte vënë në shënjestër, udhëheqja jonë duhej të ishte e pacenuar dhe në gjendje të merrte vendimet.
Rreth orës 10.00 u dërgua fjalë që dhjetëra mijë punonjësit tanë të shkonin në shtëpi. Ata shumë shpejt iu bashkuan trafikut tej mase të rënduar që kishte asfiksuar rrugët e Uashingtonit. Shtëpia e Bardhë ishte boshatisur pesëmbëdhjetë minuta më herët, menjëherë pasi ishte goditur Pentagoni. Në Nju-Jork Siti, kompleksi i Kombeve të Bashkuara, me rreth dymbëdhjetë mijë punonjës, kishte filluar të zbrazej në orën 10.13. Në Uashington, departamentet e Shtetit dhe të Drejtësisë dhe Banka Botërore e bënë këtë disa minuta më vonë.
Fillimisht, ekipi ynë më i lartë drejtues lëvizi nga salla e konferencave në katin e shtatë në një sallë të katit të parë – një çikë më e qetë, por, gjithashtu, e pasigurt, nëse një aeroplan vinte dhe përplasej në ndërtesë. Pasandaj ne u larguam krejtësisht nga ndërtesa, duke dalë nëpër këndin juglindor të ndërtesës së selisë dhe shkuam diagonalisht matanë godinës së shtypshkronjës së Agjencisë, ku ishte ndërtuar një mjedis zëvendësues operativ.
Një grup qëndroi prapa në seli. Kofer Blleku e pa tepër të domosdoshme që rreth dyqind punonjës në Qendrën e tij të Kundërterrorizmit duhej të qëndronin në pozicionet e tyre, si edhe në Qendrën e Reagimit Global në katin e gjashtë që ishte tejet e ekspozuar, ku një turn prej tetë njerëzish punonte si zakonisht, dhe në një mjedis më të sigurt pa dritare në pjesën e poshtme të ndërtesës, ku ishte vendosur pjesa më e madhe e CTC-së.
“Zotëri”, më tha ai pasi kisha lëshuar urdhrin e largimit nga ndërtesa, “ne kemi ndërmend ta çlirojmë CTC-në nga ky [largim] sepse ne kemi nevojë për njerëzit tanë që të punojnë me kompjuterat”.
“Mirë”, iu përgjigja, “ po Qendra e Reagimit Global – ata janë në rrezik”.
“Ne do t’i mbajmë ata në vend. Ata duhet të luajnë rolin kyç në një krizë si kjo. ثshtë pikërisht kjo pse ne kemi Qendër të Reagimit Global”.
“Shiko, ata mund të vdesin.”
“Po, zotëri, ata janë të vendosur të vdesin.”
Sipas Koferit, unë heshta për një moment dhe, pastaj thashë: “Ju kini plotësisht të drejtë”.
Tani që ne ishim nën goditje, Qendra e Kundërterrorizmit, me atë depozitë të pafundme të dhënash dhe me një sistem komunikimi të sofistikuar, ishte më jetike se kurrë. Dhe, ndërsa ne ishim duke diskutuar të iknim apo të qëndronim, CTC-ja ishte duke u dërguar një alarm global stacioneve tona anembanë botës, duke i urdhëruar të shkonin në shërbimet e tyre të ndërlidhjes dhe agjentët të mblidhnin çdo copë informacioni që mund t’u kapte dora. Admirova kurajën dhe përkushtimin e tyre të patundur. Ndërtesa e CIA-s është një shtëpi e bukur prej qelqi. Nëse një aeroplan e kishte shenjuar atë për ta goditur, njerëzit në Qendrën e Reagimit Global mund ta kishin parë vdekjen e tyre se si fluturonte drejt e mbi ta.
Brenda mjediseve të shtypshkronjës, skena fillestare ishte tepër kaotike. Ne kishim vetëm mundësi minimale për hyrjen e të gjitha të dhënave tona dhe rrjete kominikimi. Më pas, të gjithë e kuptuam se kishim nevojë për pajisje shtesë rezervë komunikimi, nëse një situatë e ngjashme përsëritej. Njerëzit ishin duke u përleshur për të rrëmbyer telefonat operativë dhe për të hyrë në kontakt me Majk Morelin, njoftuesin e Presidentit, i cili ishte me Xhorxh Bushin në Florida kur goditi aeroplani i parë. Ndërsa Majku do të tregonte më vonë ngjarjen, se ai, Karl Rovi dhe Ejri Flisher, sekretari për shtypin i Shtëpisë së Bardhë, ishin në një furgon në krye të një autokolone kur Ejri mori një telefonatë, pastaj iu kthye Majkut dhe e pyeti nëse dinte ndonjë gjë për një avion të vogël që kishte goditur Qendrën Botërore të Tregtisë. Majku përnjëherësh i telefonoi Qendrës sonë të Drejtimit dhe ata i i thanë se aeroplani nuk ishte i vogël. Pak më vonë, duke pritur që presidenti të mbaronte një takim me nxënësit dhe mësuesit e një shkolle fillore, Majku pa në TV goditjen e kullës së dytë. Më vonë, në bordin e aeroplanit Air Force One, presidenti i shprehu dyshimin Majkut për një grup ekstremist palestinez, Frontin Popullor për اlirimin e Palestinës, ose PFLP, i cili ishte duke u bërë i besueshëm për sulmin në shtyp. Nuk ka të ngjarë, i tha Majku atij. PFLP thjesht nuk i ka aftësitë për diçka si kjo. Presidenti e tërhoqi atë që kishte thënë dhe pastaj i tha Majkut që nëse ne merrnim vesh diçka përfundimtare për sulmin, ai donte të ishte i pari që ta dinte. I sertë, me pamje rinore dhe tejet i mprehtë, Majku flet me një zë melodioz, të qartë dhe të prerë, që të bind shumë shpejt. Ai dhe Xhorxh Bushi kishin shkuar mirë thuajse menjëherë. Në një krizë si kjo, Majku ishte njeriu i përkryer për ne për të qenë përkrah kryekomandantit.
Përnjëherësh me vendosjen e kontaktit me presidentin dhe me grupin e tij udhëtues, ne u përpoqëm të lidheshim me zyrën tonë në Nju-Jork Siti, për të parë nëse të gjithë ishin të pranishëm dhe si e çmonin gjendjen atje, ndërsa u përpoqëm të merrnim të dhëna sa më shumë të ishte e mundur. Siç ndodh në raste turbullirash, anomalitë dalin në sipërfaqe, duken shenjat që në kohëra të qeta do të ngjanin krejt të pakuptimshme, por në kohë të tilla mund të thonë gati gjithçka. Një shembull: Aeroplanët janë gjurmuar me anë të transponderëve. Secili prej tyre jep një sinjal të veçantë. Të paktën disa prej rrëmbyesve atë mëngjes kanë ditur se si të fikin transponderët, kështu që aeroplanët e rrëmbyer do të ishte e vështirë të gjurmoheshin. Tani një aeroplan udhëtarësh në fluturimin e tij për në Britaninë e Madhe ishte duke emetuar të gjitha llojet e sinjaleve që shkonin larg. Të kishte ndërmarrë al-Kaeda një sulm në dy kontinente? Përfundimisht, enigma u zgjidh – nuk kishte ndonjë gjë të qëllimshme, thjesht transponderi nuk ishte në rregull – por, ndërkohë, unë i telefonova Riçard Dirlovit, homologut tim të MI-6, për t’i treguar se çfarë ishim duke dëgjuar dhe çfarë dinim.
Ndonëse në kolektivin tonë e dinim që prapa sulmeve ishte al-Kaeda, na duheshin prova, kështu që CTC-ja kërkoi listat e udhëtarëve të aeroplanëve që ishin shndërruar në armë atë mëngjes. Më vonë tregova përgjigjen fillestare për disa pjesë të burokracisë (pjesë të braktisura me dashje) se listat e udhëtarëve nuk mund të përdoren edhe nga CIA. Aty përfshiheshin çështje private. Disa prova të vogla dhe vetëm katër fjalë të shkruara më vonë, listat erdhën dhe një analist i CTC-së vrapoi me ngut për në shtypshkronjë. “Disa nga këta njerëz, në një nga aeroplanët janë ata që ne i kemi kërkuar në javët e fundit.” Ai veçoi sidomos dy emra: Khalid al Mihdhar dhe Navaf al-Hazmi. Kjo ishte hera e parë që ne kishim provë absolute për atë që virtualisht kisha qenë i sigurt që në momentin që dëgjova për sulmet: ne ishim në mes të komplotit të al-Kaedës.
Afërsisht në të njëjtën kohë, zëvendëspresidenti telefonoi për të pyetur nëse mund të parashikonim sulme të mëtejshme. Në atë kohë, në Shenksvil të Pensilvanisë kishte rënë një aeroplan i katërt, United Flight 93. Kishte një qetësim të aksionit dhe kjo për mua ishte treguese. “Jo”, i thashë atij. “Unë mendoj se për sot ata mbaruan.” Ishte një telefonatë ngushëlluese; unë nuk kisha të dhëna për më tej. Por modeli i sulmeve të shumëfishta spektakolare, brenda një hapësire sulmi shumë të ngushtë përputhej me atë çfarë dinim për mënyrën e të vepruarit të al-Kaedës bazuar në sulmet ndaj ambasadës në Afrikën Lindore dhe të tjera. Ngjarjet ndodhën brenda një kohe të caktuar dhe pastaj ato quheshin të mbaruara.
(Vijon....)
ps. Dikush mund ta spostoje temen tek nenforumi i librave pasi nuk e gjeta, ndonse e kerkova per pak.. fml
 
Pe: Xhorxh Tenet - Sulmi mbi Amerikë nga dritarja e CIA-s

Akoma po tentojnë të na bindin se Al Kaida i ka sulmuar!
Kësaj pune kaherë i ka dalë era!
 
Back
Top