Xhenneti, përshkrimi dhe begatia e tij

braziljania

Anëtar i Nderuar
1. Emrat E Xhennetit

El Xhenneh (Kopshti), Darus Selam (Vatra e Paqes), Darul Huldi (Vatra e Përjetësimit), Darul Mukameh (Vatra e Qëndrimit), Xhennetul Me'va (Xhenneti Me'va-Strehuesi), Xhennatu Adn (Xhennetet Adn), Darul Hajevan (Vatra e Gjallërisë), Firdevsi, Xhennatu En-Neim (Xhennetet të Begatshme), El Mekam El Emin (Pozite e besuar), Mak'adus Sidki (Vend i Kënaqshëm), Kidemu Sidkin (Pozitë e Lartë).



2. Dyert e Xhennetit

Xhenneti i ka tetë dyer. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,:" Ne Xhennet janë tetë dyer; një dere quhet Rejjan, nëpër te cilën nuk hyn askush përveç agjëruesve". (Sahihul Buhari, 4/111, Muslimi, 1152)


3. Gjerësia e Dyerve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Ne mes dy qepenave te Xhennetit është distanca sikurse ne mes Mekkes dhe Hexherit( ) ose sikur ne mes Mekkes dhe Busras( )". (Buhariu, 8/ 395, Muslimi, 193)

Poashtu ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Gjerësia e derës se ummetit tim, nëpër te cilën hyjnë ne Xhennet, është sa gjerësia e distancës 3 (ditëshe apo vitëshe), te cilën e përshkruan kalorësi fenomenal. Pastaj ata do të dendosen (shtyhen për ne dyert e Xhehennemit) gati sa edhe shpatullat (supet, krahët) do t'iu bien". (Tirmidhiu, 2548, Bejhekiu, 237)


4. Distanca ne mes Dyerve

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nuk ka distance ne mes dy dyerve prej tyre (tetë dyerve te Xhennetit) e të mos jetë sa distanca, te cilën e përshkruan kalorësi për 70 vite kalërim". (E kanë transmetuar Abdullahu dhe Taberiu)


5. Pozitat dhe Gradat e Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Xhenneti i ka 100 shkalle (grada, pozita, kate); (distanca) ne mes te çdo dy shkalleve (kateve) te tij është sikurse (distanca) ne mes qiellit dhe tokës". (Buhariu, 6/11)

Poashtu ka thënë: "Banoret e Xhennetit do t'i shohin banoret e dhomës (pallatit, katit ta lartë) ashtu siç i shihni ju yjet ne horizontin qiellit". (Buhariu, 11/416, Muslimi, 2830)
 
6. Pershkrimi i Begative dhe Banoreve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nëse e lutni Allahun, atëherë luteni për Firdevsin (emër xhenneti), sepse ai është vend ne mes te Xhennetit; mbi te është Xhennet, përmbi te është Arshi i Rrahmanit (Allahut) dhe prej tij burojnë lumenjtë e Xhennetit". (Buhariu, 13/377, Tirmidhiu, 3506, Ahmedi, 2/ 404)


7. Toka, Dheu, Rëra dhe Ndërtesat e Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " (Ndërtesat e tij janë) Tulle nga ari e tulle nga argjendi, llaçi i tij (i cili vihet ndërmjet tullave, qe ta mbajnë njëra tjetrën) është misk (parfum), rëra e saj është rubin dhe margaritarë (gurë i çmuar), dheu i tij është vers (bime e verdhe me ere te bukur, me te cilën ngjyroset) dhe shafran; kush hyn ne te përjetësohet dhe nuk vdes (kurrë), begatohet dhe nuk ndihet keq (i mjeruar, varfër); rinia e tyre nuk kalon kurrë, rrobat e tyre nuk vjetërsohen kurrë". (Ahmedi, 2/ 305)

Poashtu ka thënë: "Pastaj me futen ne Xhennet, kur ja ne të kishte kube te margaritarit, kur ja dheu i tij ishte nga misku". (Buhariu, 6/ 374, Muslimi, 163)


8. Tendat dhe Shatorët e Banoreve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet është një tënde nga margaritari i gjerë; gjerësia e te cilit është 60 mile. Ne çdo kënd te tij ka njerëz (familje), te cilët nuk e shohin njëri-tjetrin, ndërsa rreth tyre sillen besimtaret…". (Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)

Poashtu ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Tenda është margaritar i madh; gjatësia e tij vertikalisht është 60 mila. Ne çdo kënd te tij ka anëtarët (te familjes se) besimtarit, te cilët nuk i shohin te tjerët". (Muslimi أ¢â‚¬“teksti është i tij-, Buhariu)

Thotë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Vërtet ne Xhennet ka dhoma, nga të gjitha llojet e xhevahirit. Forma e jashtme e tyre shihet nga brenda sikurse qe brendësia e tyre shihet nga jashtë. Ne to ka dhunti dhe kënaqësi (dëfrime), te cilat syri nuk i ka pare dhe as veshi nuk i ka dëgjuar". (Bejhekiu, 253, Ebu Neimi ne El Hilje, 2/ 356)


9. Pemët e Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet ka pemë, hijen e se cilës kalorësi nuk mund te përshkojë për 100 vite". (Buhariu, 11/ 415, Muslimi, 2827)
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: "Nuk ka pemë ne Xhennet e të mos e këtë trungun prej ari". (Tirmidhiu, 2525)

Një njeri e kishte pyetur Pejgamberin, Alejhi selam: "O i dërguari i Allahut? çka është Tuba? Tha: Peme ne Xhennet, gjatësia e se cilës është 100 vjet ecje. Rrobat e banoreve te Xhennetit dalin (prehen prej) mëngëve te saj". (Ahmedi, 3/71)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur njeriu ta marrë ndonjë fryt prej Xhennetit, (menjëherë) në vend te saj kthehet tjetra (dhe e plotëson atë duke mos mbetur bosh aty asgjë)". (Taberiu, Bezzari)

Pejgamberi, Alejhi selam, një ditë iu tha sahabeve te tij: A nuk ka ndonjë te interesuar për Xhennet?!, sepse si Xhenneti nuk ka asgjë. Pasha Zotin e Qabese! Xhenneti është nur (drite) qe rrezaton, rejhane (borzilok-bime) qe lëkundet, pallat i ndërtuar, lum i rrjedhur, fryte (pemësh) te shumta e te pjekura, grua te bukur, rroba te shumta, ne vendin e përhershëm ne begati dhe bukuri (te fytyrës), ne shtëpi te larta, komode dhe te bukura. Thane: O i dërguari i Allahut! Ne jemi te interesuar (seriozisht) për to. Tha: Thuani: Nëse do Allahu! Pastaj përmendi Xhihadin dhe nxiti për te". (Ibni Maxhe, Ibni Ebi Dunja, Bezzari, Ibni Hibbani ne sahihun e tij, Bejhekiu)
 
10. Lumenjtë e Xhennetit dhe Shtrati i Tyre

Enes Bin Maliku transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: " …pastaj mu ngrit (prezantua) Sidretul Muteha-ja( ), kur ja frutat e saj ishin sikur vorbë hexheri( ), gjethet e saj ishin sikur vesh elefanti. Tha: Kjo është Sidretu El Muntehaja…Kur ja katër lumenj: dy te padukshëm dhe dy te dukshëm. Thashë: ç'janë këta te dy o Xhibril? Tha: Sa iu përket këtyre dy te padukshmeve, janë dy lumenj ne Xhennet, ndërsa sa iu përket këtyre dy te dukshmeve, janë Nili dhe Eufrati…". (Buhariu)

Enes Bin Maliku rrëfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: " Derisa unë isha duke ecur ne Xhennet, kur ja një lum, brigjet (anët) e te cilit ishin kube margaritarësh te gjerë. Thashë: çka është ky o Xhibril? Tha: Ky është Kevtheri, te cilin ta ka dhënë Zoti yt! Tha: Meleku i ra me (futi) dorën e vet kur ja dheu i tij ishte misk (parfum) me ere te këndshme". (Buhariu, 6/ 463)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet është deti i ujit, deti i mjaltës, deti i qumështit dhe deti i verës, pastaj (pas hyrjes se banoreve te Xhennetit ne Xhennet), gufojnë lumenj (tjerë)". (Tirmidhiu)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kevtheri është lum ne Xhennet, brigjet (anët) e te cilit janë nga ari ndërsa rrjedha e tij është nëpër margaritarë dhe korund (guri i çmuar). Dheu i tij është me i mirë (këndshme) se sa misku, uji i tij është me i ëmbël se sa mjalti dhe me i bardhe se sa bora". (Tirmidhiu, 3361)


11. Shtretërit e Banoreve te Xhennetit

Pejgamberi, Alejhi selam, ne koment te ajetit: "Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta)". (Wakia, 34) ka thënë: "Distanca ne mes dy shtretërve është sikur distanca ne mes qiellit dhe tokës". (Ahmedi, 3/ 75, Tirmidhiu, 2540)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Lartësia e tyre (shtretërve) është distanca vertikale ne mes qiellit dhe tokës ndërsa largësia (distanca horizontale) ne mes tyre është 500 vjet". (Tirmidhiu, 2540)


12. Rrobat e Banoreve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " …dhe sikur te shfaqej ndonjë njeri prej banoreve te Xhennetit dhe t'i dukeshin byzylykët e tij, do ta shuante dritën e diellit ashtu siç dielli shuan dritën e yjeve". (Tirmidhiu, 2538, Ebu Neim, 266)

Pejgamberi, Alejhi selam, ne përshkrimin e rrobave te banoreve te Xhennetit ka thënë: " Janë te veshur me byzylykë ari dhe argjendi, janë te kurorëzuar (ne kokë me kurora) margaritar(ësh). Kane (mbi kokë) kurora te ngjitura nga margaritari dhe korundi (guri i çmuar), mbi kokë kanë kurore sikurse kurora e mbretërve, (janë) te rinj djalosharë, me qepalla te lyera (me kuhl)". (Ibni Kethiri ne En Nihaje, 2/ 442, Ebu Neim, 267)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Nuri (drita ne ditën e gjykimit) përshkon besimtarin aty ku e ka përshkuar abdesi". (Muslimi, 250)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam: Njeriu do të shtrihet ne Xhennet 70 vite para se te transferohet (ne banesën e tij), pastaj i vie gruaja e tij dhe e prek ne krahë. Shikon fytyrën e tij ne faqen e saj, me te kthjellte se sa pasqyra. Margaritari me i vogle i saj ndriçon çka ka mes lindjes dhe përëndimit. E përshëndet me selam. Tha: Ky ia kthen selamin dhe e pyet: Kush je ti? Thotë: Unë jam shtesa (shpërblimi shtese). Ajo do t'i këtë 70 pale rroba, me e ulta ne vlerë është sikurse luleteçeja (animoni) i Tuba-së (pemës ne Xhennet ose vet Xhennetit). Ia lëshon shikimin derisa ai depërton ne brendësi saqë shef edhe palcën e kërçikës se saj. Ajo do të këtë kurora, margaritari me i vogël me vlerë i te cilave, mund ta ndriçoje çka ka mes lindjes dhe përëndimit". (Ahmedi, 3/75, Harmele ne En Nihaje, 2/ 445)
 
13. Ushqimi i Banoreve te Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: " Hane dhe pine banoret e Xhennetit ne te ndërsa nuk kryejnë nevojën e madhe fiziologjike, nuk fshijnë qurrat si dhe nuk urinojnë, porse ushqimi i tyre është zëri, i cili buron nga lukthi kur te mbushet e ushqim, (i cili është) sikurse djerset (rrjedhat) e miskut; frymëzohen për tesbih (Subhanallah) dhe hamd (Elhamdulilah) ashtu siç frymëzoheni për frymëmarrje". (Muslimi, 2835)

Ibni Omeri, ne koment te ajetit: " Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, ". (Zuhruf, 71) ka thënë: Sillen rreth tyre me shtatëdhjetë edhe (sinia) te arit; çdonjëra ka një ngjyrë, te cilën shoqja nuk e ka". (Bejhekiu, 321)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet, ti do ta shikosh shpendin duke fluturuar dh ke dëshirë qe ta has kështuqë ai te bie para duarve i pjekur". (Bezzari, Bejhekiu, 318, Ebu Ja'la, 6/ 155)


14. Lënda, prej së cilës janë krijuar Hyritë

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Hyritë symëdha janë krijuar nga shafrani". (Ebu Neim, 384, Hatib El Bagdadi ne Tarihu Bagdad, 7/99)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Rrezaton një drite ne Xhennet ndërsa njerëzit ngrisin kokat te shkojnë se çka është, kur ja, drita kishte rrezatuar nga goja e një hyrie symaëdhe, e cila kishte qeshur ne fytyrën e burrit te saj". (Ebu Neim, 381)

Enesi transmeton merfuan se: "Sikur një Hyri Symadhe te pështynte ne shtatë detëra do të ëmbëlsoheshin detërat nga ëmbëlsia e gojës se saj, si dhe hyritë symëdha janë krijuar nga shafrani". (Ebu Neim, 386, Ibni Ebi Dunja)

Ahmed Bin Ebu El Havariu transmeton se Xha'fer Bin Muhammedi i kishte rrëfyer se si dy të urtë ishin takuar dhe njeri kishte pyetur tjetrin: "A përmallohesh për hyritë symëdha? Jo -ia kishte kthyer. Përmallohu për to sepse drita (nuri) i fytyrave të tyre është prej Nurit te Allahut- ia ktheu pyetësi. Me te dëgjuar këtë, njeriut i ra te fiket, dhe ashtu te pavetëdijshëm e barten ne shtëpi, ku për një muaj te plotë e vizitonim (sepse nuk mund te kthjellej mirë).

Ibni Abbasi ka thënë: "Ne Xhennet është një lum, i cili quhet Bejdah; mbi te ka kube diamanti ndërsa nën te hyri te krijuara. Thonë banoret e Xhennetit: Ejani te shkojmë tek Bejdahi! Shkojnë dhe i shikojnë ato. Nëse ndonjëri prej tyre pëlqen ndonjë robëreshë (hyri) e prek ne dorë dhe ajo e pason atë". (Ebu Neim, 382)

Ka thënë Ibni Mes'udi: "Ne Xhennet është një hyri, te cilën e thërrasin El Lu'beh (Kukull). Të gjitha hyritë e Xhenneteve mahniten nga bukuria e saj; e rrahin ne krah dhe i thonë: Lum për ty oj Lu'beh! Po ta dinin kërkuesit tu (këtë bukuri) do të tregoheshin shumë te zellshëm. Ne mes dy syve i shkruan: Kush kërkon një grua sikurse unë, le të punoje sipas kënaqësisë se Zotit tim!". (Kurubiu ne Et Tedhkir, f: 477)


15. Vlera e Grave te Dunjase

Ummu Seleme transmeton: Thashë: O i dërguari i Allahut! Me njofto për domethënien e fjalës se Allahut: "Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe". (Wakia, 37)? Tha: Ato janë gratë, te cilat kanë vdekur ne dynja plaka me sekrecion ne sy dhe te thinjura. Allahu i ka krijuar pas moshës se shtyre dhe i ka bërë virgjëresha, Uruben (ta dashura): te dashura, sjellshme, Etraben (te një moshe): te lindura (krijuara) ne te njëjtën kohe. Thashë: O i dërguari i Allahut! A janë me te mira gratë e dunjasë apo hyritë symëdha? Tha: Gratë e dunjasë janë me te mira se sa hyritë symëdha. Kjo i ngjan shembullit te vlerës se asaj qe duket ndaj asaj qe nuk duket. Thashë: O i dërguari i Allahut! Me çka e kanë fituar këtë epitet? Tha: Me namazin, agjërimin dhe adhurimin e tyre për Allahun, subhanehu ve teala. Fytyrat e tyre ua ka veshur Allahu me drite (nur), trupin e tyre me mëndafsh; me ngjyrë te bardhe, rrobat ngjyrë te gjelbër ndërsa stolitë ngjyrë te verdhe, temjani (mjeti, me te cilin pafrymosen) është nga margaritarët, krehrit e tyre janë nga ari, thonë: Ne jemi te përjetshme dhe nuk vdesim, ne jemi te begatshme dhe nuk varfërohemi kurrë, ne jemi vendase dhe nuk bëhemi nomade kurrë, ne jemi te kënaqura dhe nuk hidhërohemi kurrë, lum për atë qe jemi për të e është për ne!". (Taberaniu)


16. Shtatëzania dhe Lindja ne Xhennet

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur besimtari ta dëshirojë femiun ne Xhennet, do të jetë ne orën apo çastin, ne te cilin dëshiron, por nuk dëshiron". (Hafidh Ed Dija El Makdesijj ka thënë se hadithi është sipas kushtit te Muslimit. Shiko: En Nihaje, 2/ 467)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Banorit te Xhennetit do t'i lind femiu si te dëshirojë kështuqë shtatezania, gjidhenia dhe rinia e tij do të jenë pernjehere". (Ebu Neim, 2/ 124)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Vendi sa një kamxhik ne Xhennet është më me vlerë se sa tërë dynjaja dhe çka ka ne te". (Buahriu, 6/ 397)



Marrë nga: .: طريـــق التوبـــة www.twbh.com :.
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 
Si perhere Braziljanja me tema shume interesante. Inshallah All-llahu ja krijon mundesine cdo besimtari te shijoje dhe te gezoje keto bukuri te Xhennetit, sidomos bukuria me e madhe prej ketyre eshte pamja e te Lartmadheruarit, e Meshiruesit e Meshireberesit, All-llahu xh.sh. Selamun Alejkum.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top