Xhaxhai i Assad: Nuk do të mbijetojë edhe për shumë kohë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
rifati-300x168.jpg
Xhaxhai i presidentit sirian, Bashar Al Assad beson se ai nuk do qëndrojë për një kohë të gjatë në pushtet.

Rifat Al Assad i tha BBC-së se niveli i dhunës në rrugë ishte shumë i lartë për të lejuar nipin e tij të mbijetojë.

Assad ka jetuar në mërgim që kur u përpoq pa sukses që të merrte pushtetin nga vëllai i tij, Hafezi.

Në shkurt të vitit 1982, ai udhëhoqi një sulm ushtarak në Hama për të shtypur një revoltë të Vëllazërisë Myslimane, duke lënë nga 10 mijë deri në 25 mijë njerëz të vdekur.

Edhe pse Rifat Al Assad tentoi të rrëzojë nga pushteti Hafezin, ndërkohë që ai po e merrte veten nga një atak kardiak, ai u dërgua në mërgim në vitin 1984 dhe vetëm formalisht iu hoq pozicioni si zëvendëspresident në vitin 1998.

Kur Bashar u bë president në vitin 2000 duke pasuar babain, Rifati e kritikoi këtë lëvizje duke e konsideruar veten si pasuesin legjitim. Prandaj nga kjo pikëpamja kuptohen deklaratat e tij të ashpra. Megjithatë korrespondenti i BBC thotë se ajo që thotë ai qëndron pasi dhuna është përhapur në gjithë Sirinë.

Rifati insiston se familja Assad është sërish shumë e pranuar në popullin sirian.

Të hënën, i dërguari i Ligës Arabe dhe OKB-së në Siri, Kofi Annan, tha se presidenti Assad ka pranuar të tërheqë forcat e sigurisë nga qendrat e mëdha urbane deri më 10 prill.

TemA
 
Back
Top