Xhamia e Plumbit në qytetin e Vlorës, një histori 6 shekullore

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Muret e xhamisë janë ndërtuar me gurë gëlqerorë të latuar dhe me alternimin e brezave me tulla të kuqe të vendosura në dy rreshta horizontalë. Në pjesën e poshtme ngrihet një tambur 12 këndësh, i cili ndahet nga trupi i xhamisë me një kornizë anësore të profiluar, ndërkohë që një kornizë e dytë e ndan atë nga pjesa e poshtme e ndërtesës.
xhamia_e_plumbit_ne_qytetin_e_.jpg






H.Koçi

- Xhamia e Plumbit, ose ajo e Muradies, në qytetin e Vlorës, është një nga objektet e kultit më të hershme jo vetëm në këtë qytet, por edhe në të gjithë vendin. Sipas studiuesit, V.Loli, ajo ka një histori pothuajse 6 shekullore.

Xhamia është ndërtuar në vitin 1541, shumë pranë qendrës së Vlorës, aty ku nis bulevardi në drejtim të Skelës. "Ky objekt është ndërtuar sipas stilit klasik të arkitekturës islame dhe është e tipit të vogël monumental", përcakton Loli. Ajo ka një sallon faljeje me përmasa 11x20 metra, e mbuluar me kupolë dhe me minaren në krahun e djathtë të hyrjes ballore.

Muret e xhamisë janë ndërtuar me gurë gëlqerorë të latuar dhe me alternimin e brezave me tulla të kuqe të vendosura në dy rreshta horizontalë. Në pjesën e poshtme ngrihet një tambur 12 këndësh, i cili ndahet nga trupi i xhamisë me një kornizë anësore të profiluar, ndërkohë që një kornizë e dytë e ndan atë nga pjesa e poshtme e ndërtesës.

Minareja, që vlerësohet nga specialistët, me një bukuri të rrallë, është e hollë, elegante, me seksion poligonal dhe e ndërtuar me gurë të gdhendur dhe me ballkonin e sipërm me korniza të profiluara artistikisht.

-Historia-

Xhamia e Plumbit mendohet se është ndërtuar në kohën kur Sulltan Sulejmani urdhëroi ndërtimin e kalasë së Skelës (e shkatërruar në vitin 1906), aty ku ndodhet sot stadiumi i futbollit. Historiani turk, Evlija اelebiu, që përcakton edhe datën e ndërtimit, e përmend këtë fakt historik, duke cituar një mbishkrim që kish lexuar mbi portë, e cila e shqipëruar do të thotë "Drita e Allahut i mjafton kësaj xhamie".

-Arkitekt Sinani, autor i projektit-

Studiuesi V.Loli, thotë se, projekti i Xhamisë së Plumbit, ashtu si dhe ai i kalasë së Skelës, është realizuar nga arkitekti i madh me origjinë shqiptare, Mimar Sinani (Arkitekt Sinani), i cili ishte emëruar kryearkitekt i Shoqatës Qendrore të Arkitektëve në Stamboll (Turqi), në vitin 1540. Me emrin e tij, sipas Lolit, lidhen vepra të ndryshme që vlerësohen si kryevepra të arkitekturës botërore, siç janë komplekset Sulejmanie në Stamboll dhe Selimije në Eden./Yll press
 
Titulli: Xhamia e Plumbit në qytetin e Vlorës, një histori 6 shekullore

Qenkan dy xhami plumbi se eshte edhe nje ne shkoder por eshte shum me e madhe se kjo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top