Wikileaks, Assange: Kemi 1 mln skedarë të rinj

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Assange-Wiki.jpg


Një milionë skedarë të rinj të rezervuar do të shpërndahen nga Wikileaks në 2013. Kështu ka bërë të ditur themeluesi i faqes së internetit, Julian Assange, duke folur nga ballkoni i Ambasadës së Ekuadorit në Londër.

Assange ka specifikuar se dokumentet e reja mbulojnë “të gjitha vendet e botës” dhe më pas ka shtuar: “Nuk do të frikësohem”.

“Në 2013 do të vazhdojmë t’u rezistojmë prepotentëve”, ka përsëritur themeluesi i Wikileaks. “Fuqia e njerëzve, që rezistojnë së bashku, terrorizon fuqinë e korruptuar dhe antidemokratike”, ka vazhduar ai, përpara rreth 250 individësh prezent.

“Deri në pikën kur, tashmë njerëzit e zakonshëm, këtu në Perëndim, janë armiq të qeverive. Pikërisht për t’u vëzhguar, kontrolluar dhe varfëruar”, ka përfunduar Assange./TCH
 
Back
Top