Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Waller dhe Berisha me rroga mbi 6000 euro

Dy lojtarët e Sigal Prishtinës, Tay Waller dhe Dardan Berisha, janë basketbollistët më të paguar në Kosovë, me rroga mbi 6000 euro.

Sigal Prishtina me seriozitetin më të madh po ia mësyn suksesit në stinorin e ri në Kosovë e në Ligën Ballkanike. Përveç rregullimit infrastrukturor dhe instalimin e një sistemi organizativ të mirëfilltë, klubi ‘bardhekaltër’ ka menduar edhe për kushtet e basketbollistëve. Kësisoj, prishtinasit kanë në skuadrën e tyre disa nga basketbollistët më të paguar në Kosovë. Janë Tay Waller dhe Dardan Berisha dy prej lojtarëve më të paguar në elitën e basketbollit kosovar.

darda.jpg

Siç mëson gazeta Arena, amerikani i ardhur nga Turqia, si dhe basketbollisti pejan mbajnë primatin e më të ‘pasurve’ sa i përket të ardhurave mujore që marrin në klubin e tyre. Waller, që ka pasur një karrierë në basketbollin turk para se të nënshkruante me Prishtinën, ka një pagë mujore prej më se 8000 dollarë apo më shumë se 6000 euro, pa përfshirë këtu bonuset dhe premitë.

Pagë të lartë ka edhe Dardani, i ardhur nga Peja në fillim këtij stinori. Berisha në skuadrën ‘verdhezi’ paguhej nga 5000 deri në 6000 euro, ndërsa mësohet se paga e tij mujore te prishtinasit kalon shifrën e 6000 eurove, duke e bërë kështu Dardanin vendorin më të paguar në Kosovë. /Tribuna/Telegrafi

f.1001170139883_210.jpg
 
Titulli: Waller dhe Berisha me rroga mbi 6000 euro

Vllai im donte me shku me lujt me studentet e pejes mduket ,rroga 400 euro po ashtu edhe rtv 21 mduket
Ma mire e Vllaznin 200 mije lek :P
 
Titulli: Waller dhe Berisha me rroga mbi 6000 euro

Po ne peje e ka pas ma mire sbesoj se veq 400 euro ka plot basketbollista te shqiperise qe luajne ne kosove.
 
Titulli: Waller dhe Berisha me rroga mbi 6000 euro

Po ne peje e ka pas ma mire sbesoj se veq 400 euro ka plot basketbollista te shqiperise qe luajne ne kosove.

dy i njoh une njeri lot me trebcen tjetri me rtv 21
 
Titulli: Waller dhe Berisha me rroga mbi 6000 euro

E ne futboll jeni tu marr ju nga ne Alban Hyken e njef nga shkodra eshte edhe ai
 
Titulli: Waller dhe Berisha me rroga mbi 6000 euro

E ne futboll jeni tu marr ju nga ne Alban Hyken e njef nga shkodra eshte edhe ai

Si emer e njoh ndeshje te vllaznis ne stadium ka vite qe nuk shikoj :(
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back