Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vritet pak orë pas rrëmbimit në اeçeni aktivistja për të drejtat e njeriut Natalja ..

0,,4490910_1,00.jpg

Vritet pak orë pas rrëmbimit të saj në اeçeni aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova

Të mërkurën (15.7.) u gjet e vdekur pak orë pas rrëmbimit të saj në اeçeni aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova. Sipas agjencive ruse të lajmeve, trupi pa jetë u gjet në republikën e Ingushetisë.


Estemirova, jetonte në kryeqytetin çeçen Grozni, ku drejtonte degën e organizatës për të drejtat e njeriut Memorial, e cila mbledh që prej vitit 1999 dëshmi për shkelje të të drejtave të njeriut në اeçeni.

Për organizatat për të drejtat e njeriut në اeçeni dhe në Kaukazin Verior vrasja e Natalja Estemirovës është një goditje e rëndë. Si edhe gazetarja Ana Politkovskaja, e cila u vra në vitin 2002, ajo kishte bërë publike shkeljet e të drejtave të njeriut në اeçeni: torturat, vrasjet, zhdukjet e njerëzve. Estemirova angazhohej për gjetjen e të zhdukurve, dokumentonte rastet në fjalë, u vinte në ndihmë të afërme dhe organizonte ndihma mjeksore si dhe juridike përmes avokatëve.

Luftëtare e angazhuar për të drejtat e njeriut

Estemirova konsiderohej si luftëtare e angazhuar për të drejtat e njeriut, që merrej para së gjithash me gjendjen në Kaukaz. Ajo ishte shoqe e ngushtë e gazetares ruse Ana Politkovskaja të vrarë në vitin 2006. 50-vjeçarja e dinte rrezikun që i kanosej për punën e saj, por sikurse shprehej edhe vetë, kjo ishte detyra e saj, t'u vinte në ndihmë njerëzve, pavarësisht se cili mund të ishte çmimi për këtë angazhim.

Veprimtaria e saj në ndihmë të të zhdukurve dhe për të drejtat e njeriut i kushtoi tani jetën. Edhe Kremlini mendon madje se vrasja e Estemirovës lidhet me punën e saj. Kolegët e saj thonë se Estemirova ishte e vetmja e cila guxonte të shkonte në اeçeni dhe të akuzonte hapur presidentin Ramsam Kadirov.

Kremlini fillon hetimet

Kremlini nisi për në Kakukazin Verior kryehetuesin Bastrirkin. Edhe presidenti Medvedjev reagoi çuditërisht shpejt në lidhje me vrasjen. Duke shprehur zemërimin për vrajsen e Estemirovës ai kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të këtij krimi.

BE-ja dhe SHBA-s e dënuan ashpër vrasjen e aktivistes ruse për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova. Kryesia suedeze e Këshillit të BE-së kërkoi zbardhjen e shpejtë të sfondit të kësaj vepre. Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt tha: "Ne e dënojmë këtë akt brutal dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të gjejnë përgjegjësit për këtë vepër."

Zëdhënësi i MPJ të SHBA-s Ian Kelly tha se Estemirova ishte një personalitet i nderuar, e cila i ishte përkushtuar zbardhjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut në اeçeni.

Autor: Dr. Pandeli Pani
Redaktoi: Sonila Harasani
 
Nuk besoj qe eshte krim i organizuar , duhet te jete aksident.
 
Genjeshter e kulluar !
 
STe fal K.G.B
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back