Vriten civilë afganë nga një sulm ajror i NATO-s

Kresha

A pretty face can never trick me
Qeveria në Afganistan thotë se të paktën 33 civilë janë vrarë dhe katërmbëdhjetë janë plagosur nga një sulm ajror i NATO-s mbi një kolonë automjetesh.


Tri makina u goditën të dielën në mëngjes në një rrugë në provincën Uruzgan.

Një deklaratë e NATO-s thotë se ishte menduar se në automjete kishte militantë të Talibanit që ishin në rrugë për të sulmuar forcat afgane dhe ato të huaja.

Në fakt, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme afgane, makinat ishin përplot me civilë.

NATO dhe qeveria afgane kanë nisur një hetim të përbashkët dhe komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal ka thënë se ai ishtë jashtëzakonisht u pikëlluar nga vdekja e njerëzve të pafajshëm.

Vitin e kaluar, gjenerali McChrystal njoftoi rregulla më të ashpra të angazhimit në një përpjekje për të minimizuar viktimat civile.

Ky incident i fundit nuk ishte pjesë e luftimeve në jug në provincën Helmand, ku mijëra amerikanë, trupa britanike dhe afgane janë në javën e dytë të një operacioni të madh ushtarak kundër Talibanëve./bbc/
 
Titulli: Vriten civilë afganë nga një sulm ajror i NATO-s

Upss sorry....
 
Back
Top