Vrau 8-vjeçarin dhe e hodhi në pus, Liljana agjëron për falje...

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2017-06-09-10-07-41-1.jpg

Liljana Boro po vuan dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e një fëmije në fshatin Vidohovë, krim i cili tronditi shoqërinë vite më parë pas gjetjes së trupit në një pus. Gjatë kësaj kohë asaj i vranë tre djemtë e saj.

Ajo prej 8 vitesh i ka hyrë besimit dhe brenda burgut bashkë më gra të tjera është kujdesur që iftarin ta çelë me hurma, pikërisht siç udhëzohet, ka transmetuar top channel në një kronikë.

Ato i kanë sjellë në burg ngjarje të ndryshme, por ai që i bashkon është besimi. Me gatime të përgatitura në qeli, 13 gra të dënuara e dinë se në mbyllje të një dite agjërimi, darka nuk duhet të konsumohet vetëm.

“Agjërimi është një nga 5 shtyllat e islamit. Jam shumë besimtare. Në jetën time ka ndodhur një fatkeqësi. Fëmijet e mi u bënë shkak që të besoja, edhe pse ata janë në atë botë, mami i ka ata gjallë”, thotë Liljana.
“Kur kam qenë jashtë nuk e kam njohur Zotin, se po ta kisha njohur Zotin nuk e kisha bërë atë gjë, se besimi të mban larg nga gjërat e këqia dhe këtë dua t’u them njerëzve. Edhe këtë agjërim i lutem Zotit të dal jashtë këtyre dyerve”, rrëfen ajo.
Blitz.al
 
Eshte keq kur te vret ndergjegja,ju dhimbsen tre djemte e saj ne fakt...jo aq krimi qe ajo ka bere ndaj nje femije...
 
Po mban ramazan per cfare? ke vrau? Djemte kush ia vrau? bhooo
 
Po c'lidhje kishte me 8-vjecarin kjo?


Masakra e Devollit, si u zbulua vrasja e Alberto Xhihanit

Devoll, 29 Janar NOA - Masakra e trefishtë që ndodhi sot në mesditë në fshatin Vidohovë të rrethit Devoll dyshohet se ka ardhur në shenjë hakmarrjeje por nuk është e qartë nëse lidhet me krimin e shtatë viteve më parë të kryer nga Liliana Mulliri apo për shkak të lidhjes intime të një prej viktimave me gruan e një personi nga Devolli që dyshohet të jetë autor i krimit.

Korrespondentja e agjencisë NOA e cila ndodhet në vendngjarje, thotë se ngjarja e sotme ndodhi në orën 13.55 minuta në fshatin Vidohovë kur një person i cili fillimisht u dyshua të ishte ndonjë i afërm i Alberto Xhihanit, ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur në vend tre fëmijët e Liliana Mullirit.

Korrespondentja e agjencisë NOA informon se viktimat e sotme janë Tauland, Xhilian dhe Eldi Mulliri, tre djem nga 18 deri 23 vjeç të Liliana Mullirit, e cila gjendet në burg për akuzën e vrasjes me paramendim. Policia nuk ka konfirmuar moshën e tre viktimave.

Nga hetimet e parë mendohet se autor i masakrës me vrasje të trefishtë është një person nga Devolli.

Mësohet se një prej djemve të Lilianës kishte lidhje intime me një grua të martuar madje e kishte lënë atë shtatzënë.

Në këto rrethana, i shoqi ka reaguar duke shkuar sot në mesditë në Vidohovë ku është përplasur me të dashurin e gruas dhe në një moment ka ngritur armene e zjarrit duke vrarë jo vetëm atë por edhe dy vëllezërit e tij.

Historia e nënës së viktimave të sotme

Rreth shtatë vjet më parë kur Liliana Mulliri vrau Alberto Xhihanin një fëmijë tetë vjeçar dhe e hodhi në pus pasi e copëtoi më parë.

Në burg u fut njëkohësisht me dënimin e Lilianës, edhe ish-i dashuri i saj Gentian Xhihani, xhaxhai i fëmijës Alberto Xhihani, për moskallëzim krimi.

اfarë ndodhi më 2003 dhe si u zbulua dy vjet më pas

Më 30 nëntor të vitit 2005, Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë bëri të mundur zbardhjen e autorësisë së krimit të ushtruar mbi Alberto Xhihanin.
Noa
 
po motivi pse e vrane femijen e shkrete???

JO agjerim te bej kjo...po edhe 7 jete tia falin aty ne burg u kalbte....
 
Se mos kallexonte per marredhenien e kesaj me xhaxhin e 8 vjecarit....ma ha mendja dmth nese eshte nje lajm i dikurshem qe mu kujtua tani....

“Agjërimi është një nga 5 shtyllat e islamit. Jam shumë besimtare. Në jetën time ka ndodhur një fatkeqësi. Fëmijet e mi u bënë shkak që të besoja, edhe pse ata janë në atë botë, mami i ka ata gjallë”, thotë Liljana.
“Kur kam qenë jashtë nuk e kam njohur Zotin, se po ta kisha njohur Zotin nuk e kisha bërë atë gjë, se besimi të mban larg nga gjërat e këqia dhe këtë dua t’u them njerëzve. Edhe këtë agjërim i lutem Zotit të dal jashtë këtyre dyerve”

Beja vetes :vriveten: me mire
 
po motivi pse e vrane femijen e shkrete???

JO agjerim te bej kjo...po edhe 7 jete tia falin aty ne burg u kalbte....

Po perderisa paska qene ne dijeni Dhe xhaxhai i 8 vjecarit (ndjes paste) ... dmth dashnori I Lilianes.
Femija mund ti kete zene ne fragrance dhe e Ka mbytur qe mos ti dali ne shesh lidhja e saj jasht martese...
Ja kshu e kuptoj une
Megjithse shum gjera Nuk kuptoj ne te gjithe story!
Tani persa i perket besimit, nje pjese e madhe e burgaxhinjve I kthehen fese me idene qe do falen e do shkojne ne parajse and shit like that....
Se dine qe zoti Nuk Ka kohe per ne njerezit e ndershem e jo me per ata:P
Hajt te mbajne diet aty se disa rob e hane buken kot
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top