Vrasja e Isuf Ukes si ne legjende.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
shkodrani Shkruan "Ahmetaj : " Ali Isuf Uka, ai qe e nderroj kostumin e dasmen me te mortit"...


i poshter SINA, Nju Jork

Grupimi "Dhjetor '90" organizon çdo 12 -13 shtator Akademine Perkujtimore "Azem Hajdari, gjithmone i gjalle". Kreu i ketij Grupimi, Bislim Ahmetaj, shprehet se, "ne bashkepunetoret e tij te Levizjes Studentore te Dhjetorit '90, ne bashkepunim me forcen politike qe ai dhe ne themeluam ne dhjetor te '90-es, Partine Demokratike, kemi 9 vite qe bejme gjithçka eshte e mundur per te mbajtur gjalle ate flake lirie qe Azem Hajdari kishte perhapur ne Shqiperine e pas viteve '90".

Zoti Ahmetaj vijoi me tej se, çdo dite qe Azemi nuk eshte mes nesh, mungesa e tij ndihet me shume dhe kjo e ben te paharrueshem, te pavdekshem, te perjetshem ate dhe trashegimine e tij te çmuar. Kryetari i Grupimit "Dhjetor '90" shprehu nderimin e dhjetoristeve edhe per shembelltyren e besnikerise njerezore, Besim اerjen. Ahmetaj tha se "Kurre, nuk e kisha degjuar dhe ndoshta as nuk do ta kisha degjuar emrin e e Isuf Ukes sikur te mos kish ndodhur vrasja tragjike e liderit te levizjes studentore Azem hajdarit naten e 12 shtatorit 1998 .

Ajo mase prej njeqindmije veteshe qe kishin ardhe nga te gjitha anet e shqiperise per ti dhene lamtumiren e fundit idhullit te tyre te pushkatuar kur ishin nise nga shtepite e tyre kishin marre mbi vete rriskun e vdekjes. Ata qe kishin guxuar te vrasin Azem Hajdarin nuk do ta kishin per asgje te kurseni jete te tjera. Dhe ashtu ndodhi vertete… Sipas Ahmetajt :"Azemi, kishte simpatizante ne çdo skaj te tokes shqiptare, por specifikisht ne ato treva ku persekucioni gjate diktatures kishte qene masiv ai gezonte simpati dhe mbeshtetje popullore. Njera prej ketyre zonave ishte Macukulli dhe krejt rrethi i Matit, dhe njera prej familjeve qe I perkishte kesaj kategoria ishte edhe familja e Isuf Ukes.

E lidhur me PD-ne qe ne krijimin e saj dhe pikerisht Isufi ishte activist i pandashem i saj dhe simpatizant i flakte i Azem Hajdarit. Ai kurrsesi nuk mund ti ndahej atyre qindra njerezve nga Mati qe sapo moren vesh per vrasjen pa menduar asgje moren rrugen per Tirane. Isufi s’ka menduar gjate veç eshte nis bashke me dhimbjen mbi krahe, ai ndoshta ka harruar se te dielen kishte diten e dasmes ,dasem qe su be kurre. Ata qe e vrane nuk e dinin se te djelen Isufi do te martohej, jo se do ta kishin kursyer jeten e tij. Mirpo sipas tij, :"Komunistet, dhe pinjollet e tyre nuk e njohin meshiren, kurre se kane njohur perkundrazi pota kishin ditur dote kishin harxhuar me shume plumba kallashnikovi mbi trupin e tij ndoshta do t’ja kishin shemtuar edhe kufomen qe kur te percilej prej “dasmoreve” te mos kishin mundesi t’ja shihnin as fytyren.

Te gjithe mund te kishin vdekur ate dite sic e vrane Skender Kalenja dhe Azem Hajdarit, Besim Cerjes, por, vrasja e Isuf Ukes me ftesat e dasmes ne xhepin e xhaketes ishte nje vdekje si neper legjenda. Diku atje ne fshatin e tij te lindjes ne Macukull i jati Aliu edhe pse po e perjetonte dhimshem humbjen e Azem Hajdarit ishte ne makthin e nje babai qe marton djalin. A thua I kemi bere te gjitha pregatitjet, a thua kemi harruar ndonje mik ap thirrur, a thua… , a thua…. Lajmi helem per vdekjen e te birit qe e priste ta vishte dhenderr do te kete qene vdekja e gjalle. Kostumin e dasmes do ta nderronte me kostumin e mortit. Ndoshta Isufi s’kishte vesh kurre kostum!? Do ta vishte te dielen diten qe do te behej dhenderr, pastaj kushedi do ta kishte veshur edhe here te tjera, ate kostumin e tij te pare apo kostume te tjera. Por, ata qe kishin pushkatuar Azem hajdarin, Arben Brocin, Avdyl Matoshin, Bujar Kaloshin, Skender Kalenjen e dhjetra demokrate e nacionaliste nga te kater anet e shqiperse, ka theksuar Bislim Ahmetaj, nuk do t’ja krijonin kete “lux” Isuf Ukes.

Vetem i vdekur do ta vishte kostumin Isuf Uka. Per te vetmin faj se donte te percillte per ne banesen e fundit idhullin e tij te pushkatuar, per te vetmin faj qe ishte demokrate dhe familje nacionaliste. Edhe pse kane kaluar 9-vite vrasja e Azem Hajdarit, Besim Cerjes, Skender Kalenjes dhe Isuf Ukes duket sikur kane ndodhur dje. Jane Vrasje qe kullojne gjake dhe lot, jane vrasje qe kane mbetur jetime vrasje pa vrases. Jetet e tyre te shkurtura padrejtesisht lypin drejtesi. Isufi qe kishte thure aq shume endrra per te ardhmen se paku meriton nga shteti I te drejtes pak drejtesi per jeten e tij te humbur padrejtesisht., ka perfunduar kreu i ketij Grupimi, Bislim Ahmetaj, Dhendrri i demokracise matjane ; Ish pushtetaret e vrane Isuf Uken me ftesat e dasmes ne xhep Isuf Ali Uka nga fshati Macukull i rrethit te Matit ishte vetem.Diten e diele, sipas tradites zakonore matjane kishte marre me vete ftesat e dasmes se tij per t’ua shperndare te ftuarve, shokeve dhe miqve, kur mesoi lajmin tragjik: - Ne Tirane kishin vrare Azem Hajdarin. Kishin vrare shokun e tij te idealeve, idhullin e tij, qe e kishte pritur sa here ne vendlindje, e kishte shoqeruar ne tere treven matjane dhe e kishte ngritur ne krahe ne sa e sa mitingje. Krejt i tronditur le pas shqetesimet e dasmes dhe niset per ne Tirane qe te ngushelloje familjen e t’i jape lamtumiren e fundit Azemit.

Por nuk ishte shkruar qe te shkonte deri ne fund rituali mortor. Klika vrastare e tmerruar nga masa e qindra mije demokrateve e godet mu ne koke trupin e fuqishem te Isufit, duke i nderprere jeten e tij te re, me ftesat e dasmes ne xhep, me endrrat per te fejuaren qe s’arriti te behej nuse ne deren e Ukajve, per prinderit e vuajtur e te persekutuar nga regjimi komunist, per dhjete vellezerit e motrat qe mezi prisnin ta shihnin dhenderr. Disa dite ne morgun e Tiranes pa asnje njoftim per familjen jane nje tragjedi e vertete. Babi i tij Aliu priste e percillte miqte e shoket qe uronin dasmen, ndersa trupi i tij i pajete larg familjes ishte deshmia e nje akti barbar e kriminal qe vetem klikat antishqiptare dine t’i bejne. Vetem pese dite me vone, te premten, trupi i pajete arriti ne Macukull, perseri si dhenderr, tashme i demokracise.E kan vrare pushtetaret e ateheresh, - thane bashkefshataret duke kujtuar se ne Macukull, ne kete bastion te antikomunizmit ngjarje te tilla kane ndodhur vazhdimisht.Prinderit kurajoze dine te mposhtin vdekjen tragjike e te keshillojne shoket e Isufit se duhet te mos mposhten per t’i rikthyer vendit demokracine.

Momentet e veshtira thote Aliu babi i Isufit duke i mbajtur si burre e pa derdhur pike loti ku lartesia e tij dukej dy pellembe siper te tjereve, duhet t’ju bashkojne me shume, t’ju bejne trima e me te forte. Nga ajo dite Macukulli ka nje pishtar demokracie me teper. Ne perfytyrimin e te gjitheve djaloshi i fuqishem e simpatik do te shfaqet e rishfaqet vetem si dhenderr neper legjenda, si lajmetar se demokracia po vjen, ajo nuk do te vonoje. Dhe ftesat ne xhepin e tij do t’u nisen dasmoreve demokrate per te qendruar fuqishem, per te protestuar fuqishem, derisa komunizmi, kjo kuçeder me fytyren e ish pushtetarve te at'heresh te hyje ne arkivolin qe po i pergatit vetes, me dhjetra e qindra shoke te ardhur nga shqiperia dhe kosova per ti dhene lamtumiren e fundit ketij trimi qe i kishte hije vdekja .

Per"Shqip.dk"Shkodrani
 
Pe: Vrasja e Isuf Ukes si ne legjende.

Isuf Uka lengjendari Shqiptare,gjithmone do te kujtohet me dhimbje dhe me malle.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top