Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Edhe pse akuzohet për vrasje masive, njeriu që ka tronditur Norvegjinë e mbarë botën, do të dënohet vetëm 21 vjet. Për çudi, ky është dënimi më i gjatë që ofron sistemi i drejtësisë në Norvegji. Shumë pak vrasës në Norvegji kalojnë në burg më shumë se 14 vite. Madje edhe ata që janë dënuar me maksimumin e lejuar, mund të lirohen pasi kanë kryer 2/3 e dënimit, e shumë prej tyre përfitojnë liri pa mbikëqyrje në fundjavë që pasi kanë kryer 1/3 e dënimit. Numri i të burgosurve në Norvegji është ndër më të ulëtit në Europë, me vetëm 66 persona pas hekurave për 100 mijë banorë./ Shqiperia
 
Pe: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

gjynaf per jetet qe u shuan :( pa per tjeter ca nuk behet sot..
iii sa gjynaf vret 92 persona denohet 21 vjet burgim, nga 2 muaj e 28 dite per person,ehh medett ...
 
Pe: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Me sa duket keshtu eshte ligji ne Norvegji, pavarsisht cfare krime ben ( sa njerez vret, si i vret, etj), skane denim me te madhe se 21 vjet...

Edhe mua me duket e padrejte...Ai duhet te merte burge per jete...

Kush te siguron qe kur do dali sdo bej te njejten gje? Kush tha qe ne 21 vjet do i shuhet urrejtja per emigrantet dhe muslimanet?!
 
Titulli: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Per mendimin tim ky person duhet mbyllur ne cmendime.Te vrasesh 91 persona pa shkak do te thote se je pa logjike njerezore.
 
Pe: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Ne fakt me sa di une Novegjia njifet si vend i vogel dhe i qete ndoshta edhe kjo ndikon ne kushtetuten e tyre por gjithsesi ky esht rast per tu shikuar mir se gjynaf ...
 
Titulli: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Ndoshta kjo do t'ia jep një shtyrje që të mendohen për ndërrimin e ligjit!

Ndërsa për këtë lloj të krimit edhe denimi me vdekje pak është!
 
Pe: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Ne te tilla raste ia ben hallall denimit me vdekje por me pare me torture
 
Pe: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Kjo qe po lexoj un , eshte ma krim se sa ajo qe ka bo ky terroristi krishter.
 
Pe: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Po me ben çudi sistemi drejtesise ne Norvegji ,shume i bute ..denimi maximal 21 vjet O.O ....Ndoshta vet sistemi ligjor ka vakume qe nuk i ka parashikuar keto lloj krimesh se s'ka mundesi ...kur dikush u mer jeten gati 100 personave .Ndoshta nuk ka raste precedente ,por duhet rishikuar si ligj per te mar denimin qe meriton .Ai mbas 21 vitesh eshte i gatshem te bej prap te njejtin veprim nqs ka ate lloj urrejtie per fene myslymane ,atehere ku eshte ligji ketu ? Mbi te gjitha ai ka nevoje per kurim .
 
Ate kane thene dhe norvegjezet, qe ska pasur me heret nje barbaritet te tille, prandaj dhe ligji i tyre eshte i "bute"
Mesiguri dhe kjo eshte nje nga arsyjet pse veproj ne shtetin e tij, sepse ska vrare vetem emigrant dhe musliman ne kete menyre por dhe vendas....

Plani qe ka ne koke, mund te vazhdohet shume mire mbas 15-21 vjetesh kur te dali...
 
Titulli: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Te vrasesh 91 persona pa shkak

Shkaku i tij u kuptua. Por, frika eshte se mund te inspirohen edhe te tjeret nga ky rast.
 
Pe: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Ca sbehet... kot qe e gjykojn pra me mire ta lene te dali...
 
Pe: Titulli: Vrasesi i Norvegjise do denohet 21 vjet… e madje mund te dale me shpejt

Shkaku i tij u kuptua. Por, frika eshte se mund te inspirohen edhe te tjeret nga ky rast.
Patjeter, aq kohe sa ka 1 rast... ka dhe nje arsyje...
Nqs ndodh perseri, do raportohen tek ky rast...sipas denimit qe do mari.
Prandaj dhe eshte shume e rendesishme te ndryshojne ligjin, e te fusin burgim te perjetcem ne raste barbare dhe terorizmi si ky....
 
Back
Top